Jump to content

Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit
Monument natyror me karakter hidrologjik, gjeomorfologjik, speleologjik dhe botanik
ShtetiKosova Kosova
KomunaPejë
Sipërfaqja60 ha
Krijimi1983

Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit janë vënë nën mbrojtje në vitin 1983, si monumente natyrore me sipërfaqe prej 89.94 ha. Shpella dhe Burimi i Drinit të Bardhë gjenden afër fshatit Radavc, rreth 11 km larg qytetit të Pejës, pranë rrugës (Pejë-Rozhajë). Këto dy bukuri të trashëgimisë natyror gjenden në pjesën verilindore te vargmaleve te Bjeshkëve te Nemuna. Shpella e Radavcit është shpellë tipike e burimeve. Formimi i saj është i lidhur me erozionin dhe punën kimike të ujërave nëntokësor të Drinit të Bardhë.[1]

Gjendja bazuar në monitorimin e vazhdueshme të gjendjes në terren në Monumentin e Natyrës “Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit”, është konstatuar se në këtë monument ka pasur ndërhyrje të shumta të faktorit antropogjen. Ndërhyrjet kryesisht janë realizuar në Burimin e Drinit të Bardhë rreth Ujëvarës të cilat konsistojnë me ndërtimin e shtigjeve për vizitor, shkallëve, vendosjen e kioskave, ndërhyrjet në rregullimin e rrjetit për nevojat e hidrocentralit dhe furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm dhe mbi shfrytëzimi i ujit nga ana e hidrocentralit i cili ndikon drejtpërdrejt në uljen drastike të sasisë së ujit në ujëvarë.[1]

Shpella e Radavcit
  1. ^ a b "Raport për gjendjen e natyrës 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: Ministia e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit.