Cangonj (monument natyre)
Cangonj është një monument natyre që ndodhet në fshatin Cangonj, rrethin e Devollit, Shqipëri.[1]
Ka një sipëfaqe prej 250.00 ha. Zona malore ndërkufitare e një rëndësie të veçantë për shkëmbimin e elementëve të florës dhe fanuës të vendit tonë me ato të Greqisë.[2] Është bërthamë dhe biokorridor për rruazorët e mëdhenj, si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike.[2] Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinussp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zonë e peizazheve tërheqës me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "RRJETI I ZONAVE TE MBROJTURA NE SHQIPERI" (PDF). mjedisi.gov.al. mjedisi.gov.al. Marrë më 24 maj 2016.
- ^ a b c "Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri". akzm.gov.al. akzm.gov.al. Marrë më 24 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)