Capital Pride (Ottawa)
| Ottawa Capital Pride Fierté dans la capitale | |
|---|---|
Marshuesit e paradës kalojnë para ndërtesave të parlamentit kanadez gjatë parades së Krenarisë në Otava më 26 gusht 2007. | |
| Statusi | Aktiv |
| Zhanri | Festivali i Krenarisë dhe Parada e Krenarisë |
| Shpeshtësia | Çdo vit, nga mesi në fund të gushtit |
| Vendndodhja | Ottawa Ontario dhe Gatineau |
| Koordinatat | 45°25′29″N 75°41′42″W / 45.424721°N 75.695000°W |
| Shteti | Kanadaja |
| Themeluar | qershor 22, 1986 |
| Themelues | Gays of Ottawa (GO) |
| I fundit | 19 - 27 gusht 2023 |
| Ngjarja pasuese | 17 - 25 gusht 2024 |
| Organizuar nga | Pride Week Committee (nga 9 maj 1997) |
| Filing status | Korporatë pa përfitim |
| Faqja zyrtare | Ottawa Capital Pride |
Ottawa Capital Pride (shqip: Otava Kepitëll Prajd) është një event i përvitshëm i krenarisë se komunitetit LGBT. Ai është një festival dhe paradë e mbajtur në Otava, Ontario, Kanada, dhe Gatino, Kebek, gjatë muajit gusht. I themeluar në vitin 1986, ky event festohet gjatë një periudhe prej 7 - 9 ditësh të komunitetit LGBTQIA+, i cili ka në qëllimet e veta mbrojtjen për barazi, diversitet dhe përfshirje në kryeqytetin kombëtar. Festivali realizohet në 2 gjuhë, anglisht dhe frëngjisht, të njohura si 'Capital Pride/ Fierté dans la capitale', ku përzihet me lehtësi krenaria lokale me rëndësinë kombëtare.
Parada e Krenarisë në Otava, e filluar në vitin 1989 dhe tani e mbajtur në të dielën katërt të gushtit, ka shtrirje dhe ndikim të ndjeshëm në shoqëri. Në funksion të një platforme për të drejtat dhe dukshmërinë e komunitetit LGBTQ+, parada e krenarisë ka korrur sukes në fitore të rëndësishme ligjore dhe nismat për përfshirje. Edhe pse shpesh vendose përballë sfidave si: vështirësitë ekonomike dhe polemika të ndryshme, Krenaria e Otavës mbetet një simbol i njohur i krenarisë dhe bashkimit të komunitetit LGBTQ+ në komunitetin e Otavës. Ajo gjithashtu mirëpret ngrohtësisht diversitetin e komunitetit LGBTQIA+[1][2][3] nga gjithë bota, duke lidhur krenarinë lokale dhe kombëtare me rëndësi globale.
Misioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni i Capital Pride-it (Kepitëll Prajdit) është të krijojë mundësi për të festuar, mbrojtur, edukuar dhe lidhur njerëzit, duke respektuar diversitetin e plotë të komunitetit LGBTQ+.[4]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pamje nga Parada e vitit 2004 në rrugën "Bank street"
- Festa pas Paradës së 2004 në "Bank street"
- Aleks Munter duke udhëhequr Paradën e 2005-ës
- Mbështetës të Paradës së 2007-ës në rrugën "Wellington Street"
- Pamje nga Parada e vitit 2007 në rrugën "Elgin street"
- Grupi i performuesve drag queen, B-girlz duke performuar në Paradën e 2007
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "2023 Pride Grand Marshal: Fae Johnstone" (në anglisht). Capital Pride. (Refer to Fae Johnstone using the term '2SLGBTQIA+' in their quote.) Published July 25, 2023. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2023. Marrë më 30 korrik 2023.
- ↑ "2SLGBTQIA+ Inclusion" (në anglisht). YMCA Canada. Published May 10, 2022. Marrë më 15 gusht 2023.
- ↑ "PSAC adopts 2SLGBTQIA+ acronym" (në anglisht). Public Service Alliance of Canada Union. Published July 24, 2022. Marrë më 10 gusht 2023.
- ↑ "About Capital Pride: The Organization" (në anglisht). Ottawa Capital Pride. Published January 27, 2021. Marrë më 1 gusht 2023.