Jump to content

Carlo Bollino

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karlo Bollino
Fotoporteti
Emri Carlo
Mbiemri Bollino
Lindur më 15 nëntor 1961
Lindur në Lecce
Kombësia italiane
Shtetësia italiane
Profesioni gazetar

Carlo Bollino themelues i kompanisë Edisud, gazetar italian nga Italia.

Carlo Bollino e nisi shumë i ri karrierën e tij gazetareske në radiot leceze të Italisë, (Radio Nice International dhe Radio Rama). Më pas kaloi në gazetarinë e shkruar. Pas një periudhe në të përditshme e Leces në 1979, punon si gazetar i kronikës së zezë për “Gazzetta del Mezzogiorno”. Kryesisht trajton ngjarje që kishin të bënin me mafien. Madje në vitin 1985 shkruan një libër kushtuar vrasjes së këshilltares bashkiake të Nardo Renata Fonte me titull "Interesat në lojë", mbi të cilin u bazua më pas edhe një film me regji të Xhuzepe Ferraras.

1989 emërohet si i dërguar special i “Gazzetta del Mezzogiorno” në Bari. Fillon të merret me politikën e jashtme dhe ndjek ndër vite konfliktet e ndryshme si korrespondent në luftën në ish-Jugosllavi, në Somali, në Kuvajt në IzraelIrak në Maqedoni, në Kosovë në Liban dhe në Afganistan. Në 1993 themelon në Shqipëri “Gazeta Shqiptare” degë e "Gazzeta del Mezzogiorno" dhe më pas Radio RASH, agjencinë e lajmeve në shqip BalkanWeb dhe tv NEWS24. Në 1999-2007 njëkohësisht është edhe korrespondent i agjencisë së lajmeve italiane ANSA për Ballkanin. Më pas emërohet si drejtor i zyrës së gazetarëve korrespondentë të ANSA-s në Izrael dhe në territorin palestinez. Nga maji i 2008 dhe aktualisht është drejtor i Gazzeta del Mezzogiorno.[1]

  1. ^ http://www.forumishqiptar.com

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]