Chobits

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Chobits (titulli origjinal Chobittsu) është një anime e bazuar mbi mangën e krijuar nga Clamp (krijueset Card Captor Sakura) dhe është publikuar nga 2001 deri në 2002 nga shtëpia botuese Kodansha. Animeja ka një total prej 24 episodesh dhe është transmetuar për herë të parë në Japoni në prillin e 2002, në kanalin Animax. Animeja ka hyrë tashmë në historinë e animimit japonez, shumë e pëlqyer dhe që ka frymëzuar shumë e shumë autorë vetëm në botën e animeve dhe kartonëve të animuar.

Historia flet për Motusuëa Hideki, një tetëmbëdhjetë vjeçar që jeton dhe punon në një fshat të qetë të Tokyos, duke menduar të transferohet në Tokyo për të frekuentuar universitetin. Kjo ëndërr e tij duket se po prishet kur merr, një letër, dhe zbulon që është përjashtuar nga fakulteti. Por ai vendos që të transferohet njëlloj në Tokyo për të frekuentuar një shkollë parapërgatitëse për fakultetin dhe të punojë për të paguar studimet. Kur arrin në Tokyo, Hideki shikon për herë të parë një persocom (robotë njerëzorë jashtëzakonisht shume të avancuar), falë të cilëve gjithçka duket se është bërë më e lehtë. Por gjëja më e habitshme është se këto persocom duken persona të vërtetë dhe janë të nevojshëm në shumë gjëra e janë shumë të bukur ! Kështu Hideki entuziasmohet dhe dëshiron të ketë menjëherë një (po të mos ishte që një persocom është shumë i shtrenjtë për mundësitë e tij ekonomike). Ndërsa Hideki është duke menduar për këtë gjë mbi persocomat, ja tek arrin në destinacionin e tij. Aty merr një dhomë me qera dhe pranë tij është Shimbo Hirmu. Ky i fundit i njeh shumë mirë kompjuterat dhe ka edhe një persocom lap top : Sumomo. Pikërisht informacionet që Shimbo i jep persocomët e bëjnë më të madhe dëshirën e Hideki për të pasur një, dhe mesa duket fati është nga ana e tij. Në fakt gjen një persocom shumë të bukur që është femër i braktisur tek mbeturinat. Kështu Hideki vendos ta marrë dhe e dërgon në dhomën e tij dhe pas disa ngatërrimeve arrin të vërë në lëvizje robotin, që megjiatë duket se është difektoz, sepse nuk din të thotë gjë tjetër veçse"Chii". Për këtë motiv Hideki vendos ta quajë pikërisht kështu. Meqë nuk ka aktivuar asnjë sistem operativ, Chii arrin vetëm të lëvizë. Për këtë Hideki drejtohet tek një ekspert persocomësh : Minoru Kokubunji : një fëmijë shumë i pasur që është një lloj gjeniu i teknologjisë. është ai në fakt që thotë se Chii mund të jetë një Chobits : një persocom shumë i specializuar dhe i veçantë, që sipas disa legjendave që ndodhen në internet, do të jetë i pajisur me një vullnet dhe personalitet të tijin (domethënë i aftë të provojë ndiejna dhe emocione). Zbulohet në fund se Chii ka një softëare mësimi që funksionon shumë mirë, falë së cilit mund të mësojë të flasë dhe të bëjë shumë gjëra të tjera. Por kjo gjë vetëm më kusht që Hideki të jetë i gatshëm ti mësojë gjithçka, nga aksionet më të thjeshta deri tek ato më të komplikuarat. Por Minoru ruan Hidekin që të mos dashurohet me Chii - sepse është shumë e bukur dhe e mrekullueshme - për të mos rrezikuar që Chii të vuajë. Ai e din sepse ka edhe vetë një persocom shumë të sofistikuar, Yuzuki, e krijuar nga vetë ai për ti ngjasuar, në pamjen dhe karakterin, e motrës së tij të vdekur, kështu për të mos i ndjerë mungesën. Megjithatë Yuzuki nuk është në gjendjë të marrë vendin e motrës së tij në zemrën e Minoru, nuk mund ta fshojë kujtimin, edhe pse ndjenjat drejt një persocomi nuk janë të njëjtat të atyre që një vëlla provon për një motër.

Ndërkohë Hideki vazhdon jetën e tij të zakonshme : i mëson gjëra të reja persocomit, frekuenton shkollën parapërgatitëse së bashku me shokun e tij Shimbo dhe natën pounon. Këtu njeh Yumin (e bija e pronarit të restorantit të tij), një vajzë e këndshme dhe simpatike. Por Hideki kupton që mbas pamjes gjithmonë të gëzuar, fshihet një trishtim shumë i madh që duket sa herë që flitet mbi një persocom. Kjo sepse Yumi është e dashuruar me Hiroyaso Ueda (pronari i pastiçerisë ku punon Chii). Por dashuria e tyre duket se është penguar nga fakti se në të shkuarën Hiroyasu ishte martuar me një persocom. Një fat të njëjtë e pret të ëmblën dhe tërheqëse mësuesen e shkollës përgatitëse Takako Shimiziu. Kjo pasi ishte braktisur nga burri për një persocom. Nga kjo gjë ajo ka besimin tek dashuria ndërmjet personave të vërtetë. Ndërkohë edhe Chii bën shume progrese duke vesh më shumë gjëra drejt ndenjave të saj dhe fatit të saj, që përputhet me lumturinë e saj. Lumturi që mund të realizohet duke gjetur një djalë për të : ai person unik dhe i veçantë për ta dashur në mënyrë ekskluzive. Atëherë ja tek është personi perfekt për të është Hideki. Duhet të kujtojmë që drejt rrugës që Chii po bëhet një persocom normal, ka një lloj veçantie për një libër që është i ilustrluar për fëmijë, Qyteti i braktisur, që i dhurohet nga Hideki. Kur flet për atë libër Chii i kujtohet diçka nga e kaluara e saj. Testi është shkruar nga Hibiya, e cila fsheh një mister që ka lidhje me të shkuarën e Chii. Në të shkuarën Chii quhej Elda dhe ishte realizuar së bashku me motrën e saj Freya nga burri i Hibiya - shkencëtar dhe shpikës i rrobotëve persocom dhe për këtë ishte konsideruar si babai i të gjithë persocomëve - për ti dhënë dy bija (Hibiya në fakt nuk mund të kishte). Chobitsi i parë që u krijua ishte Freya, më pas i shpik edhe Chii (Elda). Vetëm se fati i Freya - ishte krijuar për të dashuruar - ishte shumë i trishtueshëm. Ajo u dashurua me babain dhe duke mos duruar dhimbjen e një dashurie të pamundur vendos që të zhduket. Por përpara se kjo gjë të ndodhte Chii bëri që të transferonte zemrën e motrës brenda saj për ta mbrojtur. Në këtë mënyrë Freya bëhet egoja tjetër e Chii : pjesa e palumtur e saj. Për këtë motiv komandantët e organizatës ku punonte shkencëtari, duke menduar që edhe kjo e fundit ishte difektoze, vendosin ta shkatërrojnë. Burri i Hibiya nuk e lejoi dhe që të mos e shkatërronin i bëri shumë modifikime. Me kalimin e kohës ai u sëmur dhe vdiq. Hibiya për frikën që kishte që Chii të vuante vendos ta formatojë derisa të gjente dikë me të cilin mund të dashurohej. Mesa duket parashikimet e tij janë të sakta Chii gjen Hidekin.