Clarence Nash

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Clarence Nash

Clarence Charles "Ducky" Nash (7 dhjetor 1904 – 20 shkurt 1985) ishte dublues amerikanë. Ai ishte i njohur për dublimin e personazhit të Disney Donald Duck, i cili dubloi këtë personazh për 50 vite, gjithashtu i njohur për dublimin e Daisy Duck në vitin 1940. Ai lindi në një komunitet rurale Watonga, Oklahoma, dhe një rrugë është emërtuar në nder të tij.

Personazhet tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç që dubloi Donald dhe Daisy Duck, ai poshtu dubloi nipat e Donaldit Huey, Dewey, dhe Louie. Ai dubloi Pete Junior në filmin vizatimor Bellboy Donald. Ai bëri zërin e disa qenëve në 101 Dalmatët. Ai gjithashtu dubloi Jiminy Cricket për një periudhë të shkurt pas vdekjes së Cliff Edwards në vitin 1971.[1][2] Ai bëri zërin si ulërima ose mjau të personazhit TomTom & Jerry. Perfomanca e tij e fundit në Tom & Jerry ishte në Mouse in Mahattan (1945), kur bëri zërin e disa macave. Ai ishte mysafirë më 1976 në një epizod të The Mike Douglas Show. Në vitin 1984 një tramsetim special Ditëlindja e 50-të e Donald Duck përfshinë shumë klipe prej filmave Disney dhe epizodat të Disneyland.[3]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Donald dhe Daisy të vizatuar në varrin e Clarence Nash

Clarence Nash vdiq prej leukemisë në Qendrën e Spitalit Shën Xhozef në Burbank, Kalifornia në moshën 80 vjeçare. Guri i varrit që tani ndan me gruan e tij Margaret Nash (i cili vdiq në vitin 1993) përshkruan një gdhendje të Donald dhe Daisy Duck që mbajnë duart.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Barnes, Brooks (2016-09-07). "Movies". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2015. Marrë më 2016-09-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "50-Year Career : Clarence Nash, Donald Duck's Voice, Dies". LA Times. 1985-02-21. Marrë më 2016-09-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "DONALD DUCK 50th BIRTHDAY SPECIAL-#3-Clarence Nash-Star Wars". YouTube. 1954-12-12. Marrë më 2016-09-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)