Jump to content

Kostas Simitis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Costas Simitis)
Kostas Simitis
Κωνσταντίνος Σημίτης
Kryeministër i Greqisë
Në detyrë
22 janar 1996 – 10 mars 2004
Paraprirë ngaAndreas Papandreu
Pasuar ngaKostas Karamanlis
Kryetari i Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK)
Në detyrë
30 qershor 1996 – 8 shkurt 2004
Paraprirë ngaAndreas Papandreu
Pasuar ngaJorgos Papandreu
Ministri i Industrisë, Energjitikës, Kërkimeve dhe Teknologjisë
Në detyrë
13 tetor 1993 – 15 shtator 1995
Paraprirë ngaVasilios Kondojanopulos
Pasuar ngaAnastasios Peponis
Ministri i Tregëtisë
Në detyrë
13 tetor 1993 – 15 shtator 1995
Paraprirë ngaVasilios Kontojanopulos
Pasuar ngaNikolaos Akritidhis
Ministri i Edukimit dhe Çështjeve Fetare
Në detyrë
23 nëntor 1989 – 13 shkurt 1990
Paraprirë ngaKonstandinos Dhespotopulos
Pasuar ngaKonstandinos Dhespotopulos
Ministri i Ekonomisë
Në detyrë
26 korrik 1985 – 27 nëntor 1987
Paraprirë ngaJerasimos Arsenis
Pasuar ngaPanajotis Rumeljotis
Ministri i Agrikulturës
Në detyrë
21 tetor 1981 – 26 korrik 1985
Paraprirë ngaAthanasios Kanelopulos
Pasuar ngaJoanis Potakis
Të dhëna vetjake
U lind më (1936-06-23) 23 qershor 1936 (88 vjeç)
Pire, Greqi
NënshtetësiaGrek
Partia politikeLëvizja Socialiste Panhelene (PASOK)
PunësimiEkonomist
Politikan

Konstandinos Simitis (greqisht: Κωνσταντίνος Σημίτης) (23 qershor, 1936, Pire, Greqi), politikan Grek, Kryeministër i Greqisë gjatë viteve 1996 deri në 2004.

Simitisi diplomojë për drejtësi në Universitetin e Marburgut në Gjermani më 1959 dhe studjoi në Shkollën Ekonomike të Londrës nga viti 1961 deri në vitin 1963.

Më 1965, bashkë-themeloi shoqërinë e studimeve politike Aleksandros Papanastasiu, anëtarët e të cilës përfundimisht formuan bërthamën e grupit të fshehtë Mbrojtja e Demokracisë, i cili u përfshi në veprimtari subversive kundër regjimit ushtarak në Greqi (1967-1974).

Një mandat-arresti në vitin 1969 e detyroi Simitisin të emigrojë në Gjermani, por ai u detyrua nga regjimi të kthehej dhe u shpall fajor për zjarrvënie dhe përdorim eksplozivësh. Më 1970, ai u bashkua me Lëvizjen Çlirimtare Panhelenike.

Më 1971, Simitisi u emërua si lektor në Universitetin e Konstanzës në Gjermani. Nga viti 1971 deri më 1975 shërbeu si profesor i drejtësisë në Universitetin e Giesenit dhe më 1997 në Universitetin e Shkencave Politike e Shoqërore të Panteionit në Athinë.

Është një ndër anëtarët themelues të PASOK-ut më 1974. Simitisi ishte bashkë-autor i statutit të partisë dhe anëtar i komitetit të parë qëndror të tij. Pesë vjet më vonë - pas një mosmarrëveshjeje me Kryeministrin dhe themeluesin e PASOK-ut Andreas Papandreu - ai u largua nga byroja ekzekutive e lëvizjes dhe u përjashtua nga lista e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e vitit 1981.

Simitisi, fillimisht, u zgjodh si anëtar i parlamentit më 1985. Ai ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë (1981-1985), Ministër i Ekonomisë Kombëtare (1985-1987) dhe Minister i Industrisë dhe Tregtisë (1993-1995).

Kur Papandreu dha dorëheqjen për arsye shëndetësore në janar 1996, Simitisi u zgjodh për t'a zëvendësuar atë. Në qershor, pas vdekjes së Papandreut, Simitis u emërua kryetar i PASOK-ut. Kur PASOK fitoi zgjedhjet e shtatorit, ai kryesoi qeverinë e re.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Konstantinos Simitis – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale