Daone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga DaOnE)


DaOnE
U lind në22 janar, 1987
KombësiaShqiptar/Republika e Kosoves
ProfesioniKëngëtar / Programer

Labinot Gashi i njohur si Daone lindi më 22 janar të vitit 1987Pejë, Kosovë, është këngëtar shqiptar.

Shkollën Fillore dhe të mesme i kryu në Pejë. Me muzikë filloi të merrej në vitin 1999 e që në atë kohë gjendej jashtë Kosovës, në Stuttgart, Gjermani. Ai atje zhvilloi disa këngë dhe më vonë të njëjtën e bëri edhe në Zvicër.

Në vitin 2000 kthehet në Kosovë dhe fillon karriera e tij muzikore profesionale, pas disa muaj kthimi bën kontratë me studion muzikore Night Sound Records Production ku zhvillon këngën e tij të parë në nivel profesional titulluar "Street Life" (lexo: Strit llajf, sq.: Jeta në rrugë).

Pas zhvillimit të këngës së parë kalojnë tri vite për t'u rikthyer si pjesë e grupit B.F.P (shkurtesë nga: Bullets From Peja, lexo: Bullits From Peja, sq.: Plumbat nga Peja).

Në vitin 2004 me grupin B.F.P organizoi koncertin e parë në qytetin e Pejës në disko klubin "BudhaBar". Po në këtë vit grupi B.F.P pati disa ndryshime ku disa anëtarë të grupit për shkaqe të ndryshme braktisën grupin.

Gjatë viteve 2005-2006 Daone kthehet pra me grupin e tij por këtë herë vetëm si pjesë e grupit tanimë të minimizuar në vetëm dy anëtarë. Në këtë vit si B.F.P realizoi video klipin e parë titulluar "B.F.P. - Gangsteriu Mangup"[1], videoklip i cili u pëlqye shumë nga shqiptarët gjithashtu edhe të huajt.

Në vitin 2006 si B.F.P doli me një video klip të ri të quajtur "Click Click"[2] (lexo: Klik Klik) i cili është bërë hit në disa televizione kosovare dhe shqiptare sidomos në MyMusic, TopChanel, BBF pra ky ishte një sukses i madh për grupin B.F.P.

Kurse Gjatë vitit 2007 B.F.P realizoj edhe video klipin Peja i cili nga kritikët është quajtur shumë lokalist, megjithatë Grupi B.F.P vazhdoj që të korrë sukses edhe me këtë vido klip.

Video Projekti apo klipi me të cilin Grupi B.F.P arriti edhe Famen në tërë kosoven dhe shqipërinë ishte viti 2008 me Video klipin Shkriju i punuar nga Produksioni tashmë më profesionali në rajon A&G-Production, ku edhe gjatë gjirimeve ishin intervistuar nga Radio Televizioni i Kosoves RTK.

Fama dhe Krijimi i një llojë urrejtëje nga Inatgjoret siq i quajn reperët kundershtarë arriti duke lansuar Video Projektin më të shtrenjëtë dhe profesional në të gjitha kohërat në zhanrin REP MUZIK Video Klipi ne vitin 2009 PLUMBAT ku në këtë video klip kanë marrë pjesë Aktorë të Famshëm Shqiptarë dhe gjithashtu Njerëz Të Listës së Zezë apo Mafia të Kosovës dhe Automjete ne vlerë marramendëse ku arrin rrethë 1.2 Milion Euro, Dhe Është radhitur si video klipi më i mirë i vitit 2009.

Në vitin 2010 grupi B.F.P bëri edhe Hapjen e studios së tyre të titulluar Perëndimi Egër Entertainment ku po këtë vitë ne këtë studio realizoj bashkpunimin me njërin nga ish antari i grupit nga Amerika A.B.I, pra bëhët fjalë për reperin i quajtur SLIK video projekti We Ride i cili u mirëprit nga Adhuruesit e të dy të lartëcekurve.

Në vitin 2011 grupi B.F.P lansjojë MixTape-in e shumë pritur The West Is Back te prodhuar nga produksioni i tyre PerendimiEgerENT. Viti 2012 isht vit pune per grupin ku nuk lansuan asnjë video të re po punuan intezivisht që në vitin 2013 të lansojn këngën e dytë vazhduese të plumbat pra bëhët fjalë për këngën me video klip PLUMBAT 2, që së shpejti dë të jetë onlin gjatë vitit 2013. Njëherit daOne producenti dhe pronari i Produksioni PerendimiEgerENT ka regjistruar disa talenta të rinjë të rep dhe r&b muzikes nga kosova dhe jashtë kosoves, të cilët janë: - AC (Arsim Selimi Reper Shqiptar nga Prishtin i cili jeton në Zvicer Gjenevë), - West MC (Hysen Gashi Reper Shqiptar nga Fushë Kosova i cili vepron dhe jeton në Kosovë), Dhe disa emra të ri të cilet ende pritet edhe konfirmimi zyrtar nga daOne. Vlenë të përmendet që AC është duke punuar intenzivisht në albumin e tij të parë ku me të do të lansojë edhe disa video klipe, gjithashtu edhe artisti tjetër WestMC është në proces të punimit të disa këngëve të cilave do të ju realzohet edhe video klipi. Grupi B.F.P dhe Produksioni PerendimiEgerENT në Kye me daOne pretendojnë që në fillim të vitit 2014 të lëshojn një ALBUM që do të mbahet në mendë sepse do të ketë artista me famë botërore gjithqka deri atëhere mbetet të shihet.

Veprat muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gangsteri Mangup, video klip 2005-2006
  • Click Click, video klip 2006-2007
  • Peja, video klip 2007
  • Shkriju, video klip 2008-2009
  • PLUMBAT, video klip 2009-2010
  • We Ride, ft Slik video klip 2010-2011

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]