Hotel Dajti
Hotel Dajti (Tiranë) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Rrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri |
Koordinatat | 41°19′29″N 19°49′12″E / 41.324722°N 19.820056°E |
Ndërtuar | 1939–1941 |
Arkitekti | Gherardo Bosio |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | II |
Përcaktuar | 122 |
Nr. i referencës | TR059 |
Tipologjia | Hotel |
Hotel Dajti është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hotel Dajti ka qënë një nga hotelet më të hershëm dhe luksozë të qytetit të Tiranës. Godina e Hotelit ndodhet në krah të majtë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", shëtitorja kryesore e kryeqytetit. I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosio dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve '90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë. Ky hotel ka 85 dhoma, 124 krevate dhe ambiente për konferenca. Hotel Dajti është vlerësuar për arkitekturën e tij unike. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit në të cilin është vendosur Hotel Dajti është 8760 metra katrorë.
Hotel Dajti është projektuar nga arkitektë italianë me famë, si Gherardo Bosio dhe i pajisur me mobilim të dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (që konsiderohet si babai i dizajnit modern evropian), për shumë vite Grand Hotel Dajti cilësohej si hoteli më luksoz dhe modern i Gadishullit të Ballkanit.
Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve 1990, kur ai ishte ndalesa kryesore e të huajve që vizitonin Shqipërinë. Deri në vitin 1995, ndërmarrja Hotel "Dajti" ka qenë lider në fushën e hotelerisë dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive. Në maj të vitit 2010 u fol për blerje nga Banka e Shqipërisë e godinës së ish-Hotel Dajtit për 50 milion Euro, gjë që u vërtetua pak më pas.
Facilitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohën e ndërtimit, Grand Hotel Dajti vlerësohej për arkitekturën e tij unike. Ai kishte 85 dhoma, 124 shtretër, Restorant, Sallë Balloje dhe ambiente për Konferenca. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit në të cilin është vendosur godina e ish-Hotel Dajtit është 8760 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja nën objekt është 10240 metra katrorë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)