Turizmi në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar cilësore.

Dhërmiu, Riviera shqiptare

Të ardhurat[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti 2004 592 milion Euro
Viti 2005 692 milion Euro + 100 milion €
Viti 2006 805 milion Euro + 113 milion €

Burimi : [1]

Vlera ekonomike[redakto | redakto tekstin burimor]

Dege të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Turizmi vendas dhe i huaj[redakto | redakto tekstin burimor]

Segmentet e turizmit[redakto | redakto tekstin burimor]

Turizmi bregdetar[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën Gjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë, Ksamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja.

Turizmi i parqeve turistike[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendet historike si : Apolonia (Fier) dhe Butrinti (Sarandë), kanë rritur ndjeshëm grupet e huaja turistike, dhe ato vendase të organizuara nga shkollat dhe universitetet shqiptare dhe ato në Kosovë e Maqedoni. Rritja e interesit ka ardhur si rrjedhojë e një reklamimi më të dendur në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare të kulturës, traditave dhe historisë së vendit tonë, veçanërisht nga ana e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë.

Turizmi kulturor[redakto | redakto tekstin burimor]

Turizmi malor[redakto | redakto tekstin burimor]

Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të vendit.

Në momente të vështira klimaterike psh. Reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit të bardhë ose malorë pasi bëhen aktivitete si : ski, patinazh etj.

Turizmi shëndetësor[redakto | redakto tekstin burimor]

Turizmi i gjuetisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë më të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje.

Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.

Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike. Këshilla vlen në kuadër të sipërmarrjes së fundit për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut, e prezantuar pak dite më parë, e cila pritet të jetë e para që do të marre edhe konsensusin e komunitetit.

Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.

Turizëm bregdetar

Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Vlora : më një popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në bregdetin Adriatik. Vlora është një qendër turistike dhe përgjatë plazheve të saj do të gjeni shumë hotele dhe restorante.

Saranda : qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosfere të veçante. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.

Divjaka : Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turiste të tjerë.

Velipoja : Plazhi i pashfrytëzuar i Velipojës në qytetin e Shkodrës ofron mundësi të reja zhvillimi të turizmit bregdetar.

Turizmi malor[redakto | redakto tekstin burimor]

Voskopoja : ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.

Razma : Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës ; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës : Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit : Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.

Turizëm historik[redakto | redakto tekstin burimor]

Butrinti : me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.

Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.

Kruja : Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Aspekte kritike dhe tendenca aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndryshimi në infrastrukture ka rritur ndjeshëm interesin për të vazhduar investimet në këtë fushë, duke sjellë një bum ndërtimesh si në bregdet ashtu dhe në pjesët e tjera të vendit. Mund të themi se Shqipëria se shpejti do të mund të përmirësojë imazhin e saj me anë të bukurive që natyra i ka falë dhe ekonominë me fitimet që kjo industri sjell përditë.

Megjithatë shqiptaret harxhuan në vitin 2009 222 milionë euro për pushime jashtë vendit të tyre dhe krijuan kështu një deficit prej 20 milionë Euro.[2]

Vende me vlera turistike[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria ka një potencial në zhvillim e turizëm.

Marketingu turistik[redakto | redakto tekstin burimor]

Kështjella e Petrelës në Tiranë

Një pjesë të kësaj merite e mbajnë dhe ato media shqiptare online të cilat kontribuojnë në njohjen dhe klikimin e destinacioneve shqiptare nga lundruesit e shumtë të internetit, duke shkurtuar në këtë mënyrë të paktën artificialisht, distancën midis destinacionit në fjalë dhe turistëve.

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekzistojnë shumë publikime shqiptare dhe të huaja që ndihmojnë turistet të informohen mbi burimet turistike te të gjitha llojeve që disponohen aktualisht në Shqipëri. Disa prej këtyre publikimeve janë edhe guidat Albanian Blue Line dhe Albanian Green Line që ofrojnë informacion përkatësisht për turizmin bregdetar dhe turizmin malor në Shqipëri. Informacion për këto guida në internet mund të merret në websitin www.bluealbania.com.

Lidhje[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime të thëna[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Dokument nga dsdc.gov.al
  2. ^ Shqip e shtune 11 korrik 2009.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]