Shko te përmbajtja

Dallëndyshe Bici

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dallëndyshe Bici
Kryeinspektor Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)
Titullar
Në detyrë
Korrik 2024
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaErvin Hoxha
Drejtor i përgjithshëm Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK)
Në detyrë
Mars 2023  Korrik 2024
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaArtan Lame
Pasuar ngaAgim Ismaili
Kryeinspektor Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)
Në detyrë
Gusht 2014  Mars 2023
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më30 prill 1978 (47 vjeçe)
Kukës, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniJuriste, politikane

Dallëndyshe Bici (e lindur më 30 prill 1978) është juriste dhe politikane shqiptare, e cila prej korrikut 2024 shërben si Kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Më parë ka qenë drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (mars 2023–korrik 2024) dhe kryeinspektore e IKMT-së (gusht 2014–mars 2023).

Bici ka përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Ka ndjekur studimet universitare në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë, dhe është çertifikuar si avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në nëntor 2005, ka përfunduar një master për “Administrim Institucionesh” në Universitetin e Bordeaux, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Francës.

Karriera profesionale dhe politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga gushti 2014 deri në mars 2023, Bici mbajti detyrën e kryeinspektores së IKMT-së. Në mars 2023, u emërua drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), duke zëvendësuar Artan Lamen. Në korrik 2024, u rikthye në detyrën e kryeinspektores së IKMT-së, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili u emërua Ministër i Brendshëm. Në vend të saj, në krye të ASHK-së u emërua Agim Ismaili.

Më parë, Bici ka mbajtur edhe postin e zëvendësministres së Mbrojtjes dhe ka kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në listën e Partisë Socialiste në Tiranë.

Ajo zotëron gjuhët frënge, angleze dhe italiane. [1]

  1. "Struktura organizative". Ministria e Brendshme. Marrë më 14 korrik 2025.