Jump to content

Danke Deutschland

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Danke Deutschland" ishte një këngë kroate, kushtuar Gjermanisë, në shenjë falënderimi dhe respekti, për rolin dhe kontributin e saj në arritjen e pavarësisë së Kroacisë. [1]

Interpretuese e kësaj kënge ishte këngëtarja kroate Sanja Trumbić. Kënga në fjalë paraqet njërën nga këngët e saj nacionaliste për të cilën nuk kanë munguar as vlerësimet pozitive e po ashtu as kritikat lidhur me nivelin artistik të këngës.

"Danke Deutschland", megjithatë, arriti që të bëhet një parullë popullore edhe në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Kjo këngë ishte pjesë e një fushate më të gjerë polemike duke treguar mirënjohje për Gjermaninë dhe Austrinë. Në shenjë falënderimi për Gjermaninë dhe kontributin e saj, në Kroaci janë ngritur edhe monumente kushtuar Hans-Dietrich Genscher gjersa ai ishte akoma gjallë. Gjithashtu, qytete të ndryshme kishin rrugët e tyre me emrin e ministrit të jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher dhe homologut të tij austriak Alois Mock. Megjithatë kjo prirje ishte shtypur relativisht shpejt nga qeveria e Tuđmanit, për shkak të përpjekjeve për keqpërdorim politik.

  1. ^ Hanson, Stephen E.; Willfried Spohn (1995). Can Europe Work?: Germany and the Reconstruction of Postcommunist Societies (në anglisht). University of Washington Press. fq. 161. ISBN 0-295-97460-5.