Jump to content

Deraa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Daraa)
Deraa
درعا
Qytet
Pamje nga fshati
Pamje nga fshati
Popullsia
 • Gjithsej97.969

Daraa (Arabisht:درعا) është qytet në jugperëndim të Sirisë, ndodhet rreth 13 kilometra në veri të kufirit me Jordaninë.[2] Qyteti ndodhet 116 kilometra në jug të Damaskut, në autostradën Damasku-Aman, është përdorur si një stacion ndalimi për udhëtarët.

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2004, Daraa ka pasur 97,969 banorë. Banorët e qytetit janë kryesisht muslimanë sunni.[3]

Daraa u bë "burimi i revolucionit"[4] pas protestës së arrestimit të një djaloshit 15 vjeçarit për mbishkrimin me grafit me parrullën kundër qeverisë[5] e cila nisi fillimin e kryengritjes civile në vitin 2011.[6]

Lufta civile siriane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Daraa luajti një rol të rëndësishëm fillim të kryengritjes kundër qeverisë së Beshar el-Asadit në vitin 2011. Kryengritja filloi më 6 mars 2011, kur një djalosh 15 vjeçar u arrestua për shkak mbishkrimit me grafit në murin e shkollës si denoncim të regjimit të Asadit. Familja dhe shokët marshuan më 15 mars në rrugë si kërkim për lirimin e tij. Sipas aktivistëve, ky protestë u përball me forcat e sigurisë siriane duke gjuajtur armë zjarri ndaj protestuesve duke vrarë tre persona.[7] Më 20 mars, shtatë policë gjithashtu vranë katër protestues.

Në qershor të vitit 2017, thuhet se i gjithë qyteti u shkatërrua si pasojë e përleshjeve.[8]

  1. ^ "Syria protest town 'has new governor'". France 24. 4 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2011. Marrë më 6 prill 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Source: Google Maps, accessed 24 February 2016
  3. ^ Sterling, Joe. Daraa: The spark that lit the Syrian flame. CNN. 2012-03-01.
  4. ^ "Three years later, south Syria's Daraa province locked in stalemate". Syria Direct (në anglisht). Marrë më 2016-02-17.[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Syria: How it all began". GlobalPost (në anglisht). Marrë më 2016-02-17.
  6. ^ "Syria: Crimes Against Humanity in Daraa". Human Rights Watch (në anglisht). Marrë më 2016-02-17.
  7. ^ "Middle East unrest: Three killed at protest in Syria". BBC News (në anglisht). 18 mars 2011.
  8. ^ Syrian regime jets pound Daraa after rebel attacks TheNewArab, 5 qershor 2017.