Darbar Sahibi
Darbar Sahibi i referohet sallës kryesore brenda një gurdvaraje Sikhe. Kjo sallë ku qëndron shkrimi i shenjtë, Guru Granth Sahibi (udhërrëfyesi i tanishëm dhei përjetshëm i sikhëve), i vendosur mbi një takhat ose fron në një pozicion të shquar qendror.
Salla e Divanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adhurimi në Darbar Sahib merr udhë në sallën e Divanit ose sallën e lutjeve. Në sallën e divanit, gjenden njerëz duke u kënduar hymne adhurimi nga Granth Sahibi. Guru Granth Sahibi është udhëzuesi më i lartë shpirtëror Sikh dhe trajtohet sikur të ishte një guru i gjallë. Njerëzit që vizitojnë Gurdvarën ulen në dysheme shpesh me këmbë të kryqëzuara, sikur ti drejtojnë këmbët e tyre drejt një objekti ose personi, në këtë rast Guru Granth Sahibi, mund të ngatërrohet ose si mos respektim sipas normave kulturore. Është gjithasthu e zakonshme dhe posturë opsionale për meditim të thellë. Për më tepër, të ulesh në dysheme shihet si një simbol i barazisë midis të gjithë njerëzve. Në vend të qëndrimit në këmbë, në karrike c/dokush ulet në dysheme në mënyrë që askush të mos jetë më lartë se të tjerët. Tradicionalish, gratë dhe fëmijët si dhe burrat ulen në krahë të ndryshëm të sallës së divanit. Megjithatë, të ulesh në një model të përzier përballë Guru Granth Sahibit nuk është e ndaluar. Guru Granth Sahib vendoset mbi jastëkë, që kanë 'coha të bukura' të vendosura sipër tyre, që janë mbi një platformë të ngritur që ka një tendë. Cohat, e quajtura Romalla, mbulojnë Guru Granth Sahibin kur ai nuk është duke u lexuar. Ky ndodhet përballë sallës së divanit, ku gjendet gjithashtu një tjetër platformë e ngritur ku ulen dhe luajnë instrumentet e tyre muzikantët (të quajtur Ragi) ndërsa kongregacioni këndon hymne. Musika është një pjesë e rëndësishme e adhurimit Sikh pasi ajo ndihmon kur njerëzit janë duke kënduar hymne që janë të shkruar te Guru Granth Sahibi. Hymnet që janë shkruar te Guru Granth Sahibi quhen Gurbani, që do të thotë: fjalët e gurusë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- H. S. Singha (2000). The encyclopedia of Sikhism. Hemkunt Press. ISBN 978-81-7010-301-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)