Dardan Zhegrova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dardan Zhegrova ( lindur në 1991) është një artist vizual prej Prishtine si dhe pjesë e skenës indipendente të artit në Kosovë.[1]

Krijimtaria artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ndër mediumet më të përdorura nga artisti është video-ja. Krijimtaria artistike e Dardanit ka në fokus mishërimin, përkthimin dhe transformimin e gjuhës në përmbajtjen vizuale, me elementin e emocionit të përdorur si medium artistik që potencialisht vepron si mjet për të eksploruar sferën e intimes dhe të të shprehurit.[2]

Çmimi"Artisti i së nesërmes"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dardan së bashku me Arbërore Sylaj janë fitues të çmimit “Artists of Tomorrow”, një çmim i atribuar prej jurisë së përbërë prej artistëve si Petrit Halilaj, Anne Barlow, Miran Mohar, Anna Witt dhe Milica Tomić.[3] Ky çmim përbën një projekt (Young Visual Artists Awards program) i cili iu ofron artistëve të rinj vizual, nën moshën 35 vjeçare mundësinë për të prodhuar punime artistike, pjesë e një procesi edukativ, pjesëmarrjen në takime dhe prezantime për një juri ndërkombëtare, të bashkëpunuarit në një ekspozitë kolektive me finalistët në Stacion-Center for Contemporary Art Prishtina, por edhe mundësia për të udhëtuar drejt SHBA-ve dhe eksplorimit të skenës dinamike të artit atje gjatë një rezidence artistike dy mujore.[4]

Pjesëmarrja në Argjentinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në edicionin e 26-të ekspozitës arteBABuenos Aires, Argjentinë, instalacioni i artistit kosovar ka qenë një ndër punimet e ekspozuara midis 350 artistëve të ardhur nga më shumë se 20 shtete të botës. Instilacioni i Zhegrovës në këtë ekspozitë titullohej “Pjesë të Trupit”/ “Body Parts”.[5]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

LambdaLambdaLambda / DARDAN ZHEGROVA Arkivuar 20 shtator 2020 tek Wayback Machine

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2020. Marrë më 22 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.residencyunlimited.org/residencies/dardan-zhergova-lola-sylaj/
  3. ^ http://kosovotwopointzero.com/forward-looking-art/
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2018. Marrë më 22 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://www.insajderi.com/dardan-zhegrova-perseri-merr-levdata-ne-ekspoziten-e-artit-ne-argjentine/