Dashnor Selimi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dashnor Selimi u lind në gusht të vitit 1966 në Goricë të Dëshinicës së Përmetit. Është marrë me letërsi që në moshë të re, duke botuar poezi, tregime, dhe publicistikë në organe të ndryshme të shtypit lokal e qendror. Ka botuar këto libra: “Jetë në dallgë”, “Dritëhijet”, “Lulet e vrara”, “Ëngjëjt e heshtur”,”Lirikat e anëvjosës” poezi. Është fitues i disa çmimeve letrare si në vendlindje ashtu dhe në emigracion.. Është gjithashtu korrespodent i Gazetës së Athinës për Selanikun dhe reporter i Radio Sarandës në Greqi. Është bashkautorë në “Antologjinë e tregimit qipriot”, “Shtergët e Ballkanit”,”Qiejt e shpirtit”, “Itaka e fjalës”, “Maska e ditës ”etj. Është nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Dega e Blertë në Selanik. Gjithashtu merr pjesë në Lidhjen e Krijuesve “Pegasi Albania”. Një pjesë të poezive të tij kanë gjetur botimin në gazeta e revista të ndryshme si në Mal të Zi, Greqi, Rumani, Maltë, Greqi, Turqi, Itali, Angli, Spanjë, Meksikë etj. Në qershor të vitit 2010 V.P.S. në një konkurs të organizuar në Indi e vlerëson me çmimin special të konkursit. Për krijimtarinë e tij letrare janë realizuar disa emisione televizive dhe radiofonike në Shqipëri dhe në Diasporë...