Daut Maliqi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Daut Maliqi (lindi më 25.11.1939) në Busavatë të Dardanës.(ish Kamenicës) Shkollën fillore e kreu në vendlindje, progjimnazin në Gjilan, ndërsa shkollën normale në Prishtinë. Nga shtatori i vitit 1960, deri në janar të vitit 1975 punoi mësues e arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore: në Koretin, në Strezoc dhe në Dardanë. Prej vitit 1975, e deri në mbylljen e saj, punoi gazetar profesionist në të përditshmen “Rilindja”. Një kohë punoi kryeredaktor i radios lokale “Radio Premiera” në Dardanë. Është marrë kryesisht me gazetari e publicistikë, me çka është bërë i njohur për tërë trevën tonë.
Daut Maliqi filloi të merret me shkrime qysh si nxënës i progjimnazit shqip të Gjilanit. Vjershat e para i botoi më 1957 në gazetën “Rilindja. Është njëri ndër themeluesit e klubit letrar “Nositi” dhe anëtar i redaksisë së revistës letrare kulturore me të njëjtin emër, të cilën revistë e boton klubi në fjalë. Nga “Nositi” i janë botuar përmbledhjet me poezi: “Rrjedhë lumi” Dardanë 2005 dhe “Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri” Dardanë 2006. Klubi i gazetarëve ”D.Press” në Dardanë, e nderoi Daut Maliqin, me çmimin për vepër jetësore në gazetari, me rastin e përvjetorit të pestë të punes që mbajti me 24 janar 2009. Daut Maliqi jeton dhe vepron në Dardanë.