Jump to content

Dedë Plani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dom Dedë Plani ishte nje prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Dedë Plani lindi në Shkodër, më 21 janar 1891. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Primiz (Austri) më 3 gusht 1919. Pas shugurimit të tij meshtarak u rikthye në atdhe.

U arrestua në vitin 1947 në Rrenc (Shkodër). Vdiq ndër tortura para se të gjykohej, më 30 prill 1948.

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)