Demonstratat në Shqipëri (2011)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Këtu gjeni demostratat në Shqipëri me vitin 2011.
21 janar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 janar 2011 filluan demostrata paqësore e anëtareve e opozitës në Tiranë, Shqipëri. [nevojitet citimi] Katër të vrarë, 22 demostrues të plagosur, nga të cilët 2 në gjëndje të rëndë, si dhe 17 efektiva të policisë të plagosur, është përfundimi tragjik i demostratave antiqeveritare të organizuara nga opozita. Për disa orë gjëndja në Tiranë ishte shumë e tensionuar. Hetimet për të gjetur autorët e vrasjes kanë filluar, sipas deklaratës të Policisë të Shtetit. Edi Rama ka paralajmëruar protesta të reja nga e diela, pas një ditë zie për të tre të viktimat: Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.[1]. Ai shtoi se në protestën e ardhshme do të qëndrojë vetë në krye të demonstratave e protestave që do të vijojnë pa pushim në të gjithë Shqipërinë.[2]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Konfirmohet vdekja e demonstruesit të tre nga gazeta "Shekulli" Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine (Publikuar 28. Janar 2011)
- ^ Koha.net - TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë (Publikuar 22. Janar 2011)