Deti Albor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:36°00′ Veri 3°00′ Perëndim 36° Veri 3° Perëndim

Deti Albor
Harta e Detit Albor
Harta e Detit Albor
Shtetet bregdetare Algjeria, Maroku, Spanja, Gjibraltari
Vendndodhja Deti Mesdhe, Oqeani Atlantik
Koordinatat 36°00′ Veri 3°00′ Perëndim 36° Veri 3° Perëndim
Lloji Det i brëndshëm
Thellësia mesatare 445
Thellësia maksimale 1500

Deti Albor është pjesa më perëndimore e Detit Mesdhe, që shtrihet midis Spanjës në veri, Marokut në perëndim e në jug dhe Algjerisë në jug-lindje. Ngushticën e Gjibraltarit, e cila shtrihet në anën perëndimore të Detit të Albor, lidh Mesdheun me Oqeanin Atlantik. Thellësi mesatare e tij është 445 m ndërsa thellësia maksimale është 1.500 m.

Organizata Ndërkombëtare e Hidrogradisë i përcakton kufijtë e Detit Albor si vijon:[1]

Në perëndim. Kufiri i ngushticës së Gjibraltarit. (35°54′ Veri 5°18′ Perëndim 35.9° Veri 5.3° Perëndim)

Në lindje. Vija që bashkon Cape de Gata (Spanjë) me C. Fegalo (Afrikë) (35°36′ Veri 1°12′ Perëndim 35.6° Veri 1.2° Perëndim).

Rryma sipërfaqsore të detit Albor rrjedhin drejt lindjes, duke sjellë ujë nga Atlantiku në Mesdhe, rrymat nënujore më të thella rrjedhin në drejtim të perëndimit duke mbartur ujin më të kripur të Mesdheut në Atlantik. Si rezultat i këtij shkëmbimi të ujit në detin shpsh krijuhen edhe vorbulla rrotulluese. Deti Albor është një zonë e tranzicionit mes dy deteve dhe përmban një përzierje të specieve të Mesdheut dhe të Atlantikut. Deti Albor është vendbanimi më i madh në Mesdheun perëndimor për popullatën e delfinëve hundëshishe, është shtëpia e fundit në Mesdhe për popullatën edelfinëve Phocoena phocoena, dhe është baza më e rëndësishme e ushqyerjes së breshkave Caretta caretta në Evropë.

Peshkimi në detin Albor rrezikon popullatën e delfinëve, breshkave, dhe kafshë të tjera detare.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Limits of Oceans and Seas, 3rd edition. International Hydrographic Organization (1953). Vizituar në 7 February 2010.