Deti i Veriut

Coordinates: 56°N 03°E / 56°N 3°E / 56; 3
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

56°N 03°E / 56°N 3°E / 56; 3

Deti i Veriut

Deti i Veriut është një det periferik afër Oqeanit Atlantik. Është rreth 970 km i gjatë dhe 570 km i gjerë, me një sipërfaqe prej rreth 570,000 km². Deti i Veriut lidhet me Atlantikun nëpërmjet Ngushticës Dover dhe Kanalit Anglez në jug dhe nëpërmjet Detit Norvegjez në veri.

Deti i Veriut është mesatarisht 100 m i thellë, kurse thellësia maksimale mund të arrijë deri në 700 m por në disa zona cekëtirat mund të jenë vetëm 15 m thellë. Deti i Veriut shtrihet mbi atë çfarë dikur ishte bashkim i tri pllakave tektonike në kohën Palezoike. Lëvizje të bashkangjitura me këto fenomene tektonike mund të shkaktojnë tërmete dhe përmbytje të vogla. Tiparet bregdetare të këtij deti vijnë si rezultat i lëvizjeve të akullnajave dhe jo tektonikave. Shkëmbinjët përbëjnë bregdetin e pjesës veriore të Detit të Veriut, kurse pjesa e bregdetit jugorë përbëhet nga plazhet me rërë. Këto zona të ulëta janë të prekshme ndaj përmbytjeve, sidomos kur ato janë rezultat i stuhive.


Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]