Dhimitër Shtëmbari
Dhimitër Shtëmbari | |
Emri | Dhimitër |
Mbiemri | Shtëmbari |
Lindur më | 24 shtator 1945 |
Lindur në | Pirrë, Lushnjë |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare |
Profesioni | albanologë, gazetar |
Dhimitër Shtëmbari (Pirrë, 24 shtator 1945) është një autor shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Pirrë të rrethit të Lushnjës, në gjirin e një familjeje të njohur atdhetare. Në vitin 1967 mbaroi Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Viteve 1967-1970 ka qenë nëndrejtor i shkollës së Mesme të Bashkuar të Gorresë, të rrethit të Lushnjës ; ndërsa viteve 1970-1972 ka qenë drejtor i shkollës 8-vjeçare të Kosovës së Vogël, të po këtij rrethi.
Duke filluar nga korriku i vitit 1972 e deri në korrikun e vitit 1987 ka qenë redaktor në gazetën "Shkëndija" të rrethit të Lushnjës, ndërsa nga kjo kohë e deri në korrik të vitit 1991, ka qenë redaktor në gazetën "Tirana" të rrethit të Tiranës. Gjatë këtyre viteve i janë akorduar tri dekorata nga ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Gjatë vitit 1991, ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetës "ALBANIA", organ i Partisë Ekologjike Shqiptare. Gjatë vitit 1992 ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues i bordit botues të gazetës së pavarur " Jehona".
Duke filluar nga viti 1993 e deri më sot ka qenë sekretar kolegjiumi dhe, më pas e deri më sot, z/kryeredaktor i gazetës "Kushtrim brezash", botim i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Që nga viti 2001 është edhe kryeredaktor i gazetës së përmuajshme "Peza", organ i Shoqatës Patriotike Kulturore "Myslym Peza".
Ndërkohë është redaktor i mbi 80 romaneve, vëllimeve me tregime e me poezi, librave historikë etj.
Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë", Dr. Zihni Haskaj, Bektash Zite.