Dhimitër Pilika
Dhimitër Pilika | |
Emri | Dhimitri |
Mbiemri | Pilika |
Lindur më | 30 Prill 1923 |
Lindur në | Korçë |
Vdiq më | 31 Dhjetor 2003 |
Vdiq në | Tiranë |
Kombësia | Shqiptare |
Profesioni | Arsimtar |
Dhimitër Pilika (Korçë, 30 Prill 1923 - Tiranës, 31 Dhjetor 2003) ka qenë arsimtar, bashkëpunëtor i Institutit të Historisë-Gjuhësisë dhe studjues i prejardhjes Pellazge të Shqiptarëve.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Korçë më 30 Prill 1923, ku pasi mbaroi Liceun Francez, filloi studimet pranë universitetit të Sienës në Itali. Mori pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare në drejtimin e njesive guerile. Pas çlirimit, më 1945, qe kryeredaktor i "Zërit të rinisë" në Korçë. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli Doktor ne histori e gjuhë Shqipe pranë fakultetit të Filozofisë së Pragës, si dhe në romanistikë-Helenistike pranë Fakultetit të Filologjisë po në Pragë. Themelon dhe drejton "Seminarin Shqiptar", qëndër studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Pragës, ku emërohet profesor në ligjërimin e disiplinave Albanistike.
Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën Shqipëria vend Shqiponjash në Shqip, Anglisht, Frengjisht, Rusisht etj...
Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “Albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe.
Pas një kritike që bëri së bashku me kolegë të tjerë për Institutin e Historisë-Gjuhësisë, kritikë e cila nuk u botua kurrë, u dënua me bashkëhartuesit duke u internuar në Divjakë ku qëndroi për shtatë vjet si mësues.[2]
Në vitet ’90 rifillon aktivitetin e tij shkencor publik si brenda dhe jashtë vendit duke rizenë vendin e vet të nderuar.
Ndërroi jetë në spitalin e Tiranës më 31 dhjetor 2003.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Letërsia
- Pellazgët, origjina jonë e mohuar, Tiranë: bot. Enciklopedike, 2003;
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ardian Vehbiu (20 shkurt 2012). "Gjimnazistët mes pellazgëve".
- ^ Biçoku, Kasem (2022). Terrorizmi në albanologji. Shkup. fq. 88. ISBN 9786084634560.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |