Perandorët ilirë
Perandorët ilirë ose të njohur edhe me emërtmin Dinastia ilire e Romës ishin një grup perandorësh romakë gjatë krizës së shekullit të tretë, të cilët vinin nga rajoni i Ilirisë (Ilirikut në Ballkanin Perëndimor) dhe të cilët u ngritën kryesisht nga radhët e ushtrisë romake (ku renditen ndër të ashtuquajturat "perandorë kazermash").[1][2] Në shekujt II dhe III, Iliriku dhe provincat e tjera danubiane (Delmacia, Panonia, Moesia) kishin përqendrimin më të madh të forcave romake (nga 12 legjione, deri në një të tretën e ushtrisë totale) dhe ishin një terren kryesor rekrutimi. Përparimi i këtyre provincialëve të lindur nga shtresa e ulët u lehtësua nga një ndryshim i madh në politikën perandorake që nga koha e Gallienit (253–268) e tutje, kur emërimet më të larta ushtarake pushuan që të plotësoheshin ekskluzivisht nga senatorët. Në vend të kësaj, ushtarë profesionistë me origjinë modeste, të cilët ishin ngjitur nëpër të gjitha gradat ushtarake u vendosën si drejtues të legjioneve dhe plotësuan strukturën komanduese të ushtrisë.
Dinastia e perandorëve ilirë përbëhet nga dy periudha:
- Dinastia e perandorëve të Perandorisë së Cezarit Mark Aurelianit dhe
- Dinastia e perandorëve pasardhës sipas përfaqësimit.
Perandorët e përfshirë në mënyrë klasike në listë, por që hipoteza e prejardhjes së tyre ilire më pas u hodh poshtë janë:
- Carusi, (282 - 283), me origjinë nga Narbo Martius (Narbonne)
- Numeriani, (283 - 284),
- Carinusi, (284 - 285)
Lista e perandorëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qeverisja |
Emri vendlindja |
Portreti |
Emri personal & Titulli i lindjes/në fron |
Emri perandorak |
Shënim |
---|---|---|---|---|---|
268 deri 08 270 |
Klaudi II Sirmium, Panonia ose Dardania, Moesia |
MARCVS AVRELIVS VALERIVS CLAVDIVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS AVRELIVS CLAVDIVS PIVS FELIX INVICTVS AVGVSTVS |
Vdiq nga plagët | |
08 270deri 09 270 |
Quintillus Sirmium, Panonia ose Dardania, Moesia |
MARCVS AVRELIVS QVINTILLVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS AVRELIVS CLAVDIVS QVINTILLVS PIVS FELIX INVICTVS AVGVSTVS |
Bashkë perandorë për një kohë të shkurtë me Aurelianin; | |
08 270 deri 275 |
Aureliani Sirmium, Panonia ose Dardania, Moesia |
LVCIVS DOMITIVS AVRELIANVS |
IMPERATOR CAESAR LVCIVS DOMITIVS AVRELIANVS PIVS FELIX INVICTVS AVGVSTVS |
U vra nga ushtarër e tij | |
271deri ? |
Septimius ? |
Proklamu si perandorë në Dalmaci; u vra nga ushtarët e tij; | |||
11/12 275deri 07 276 |
Tacitus Interamna, Itali |
MARCVS CLAVDIVS TACITVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS CLAVDIVS TACITVS PIVS FELIX AVGVSTVS |
U vra; | |
07 276deri 09 276 |
Florianus ? |
MARCVS ANNIVS FLORIANVS PIVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS ANNIVS FLORIANVS PIVS FELIX AVGVSTVS |
U vra; | |
07 276deri fund 09 282 |
Probi Sirmium, Pannonia |
MARCVS AVRELIVS EQVITIVS PROBVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS AVRELIVS PROBVS PIVS FELIX INVICTVS AVGVSTVS |
U vra nga ushtarët e tij; | |
280deri ? |
Saturninus Gaul |
IVLIVS SATVRNINVS |
erdhë me forcen e ushtarëve të tij në fron; u vra nga ushtarët e tij; | ||
280deri ? |
Proculus Albingaunum, Itali |
erdhë në fron me dëshirën e popullit të Lugdunum; u vra nga Probi | |||
280deri ? |
Bonosus Hispania |
GALLVS QVINTVS BONOSVS |
U vetë shpallë perndorë; u mund nga Probi | ||
09 282deri 07/08 283 |
Carus Narbonne, Gaul |
MARCVS AVRELIVS NVMERIVS CARVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS AVRELIVS CARVS PIVS FELIX INVICTVS AVGVSTVS |
Vdekje e paqartë; u plagosë apo dezertojë në luftë kudër hunve dhe mendohet se u vra nga garda pretoriane | |
pranverë 283deri verë 285 |
Carinus ? |
MARCVS AVRELIVS CARINVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS AVRELIVS CARINVS PIVS FELIX INVICTVS AVGVSTVS |
Bashkëperandorë me Numerianin; U vra; | |
07/08 283deri 11 284 |
Numerian ? |
MARCVS AVRELIVS NVMERIVS NVMERIANVS |
IMPERATOR CAESAR MARCVS AVRELIVS NVMERIANVS PIVS FELIX AVGVSTVS |
Bashkëperandorë me Carinusin |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Iliriku
- Dardania
- Iliro-romakët
- Mbretëria e Ilirisë
- Lista e fiseve antike ilire
- Lista e personaliteteve ilire
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Odahl 2004, pp. 36-40
- ^ The Illyrians (The Peoples of Europe) by John Wilkes, 1996, pp. 261–263