Jump to content

Diskutim:Bota

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Bota. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Miti në kuptimin shkencorë është bashkësia e gjitha elementeve që mbështjellin tokën. Kari në kuptimin shqërorë është ajo që na rrethonë (Tërsia e lementeve që na rrethojnë). --Hipi Zhdripi 1 Shtator 2007 05:03 (UTC)

Seksioni Historia

[Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo pjesë nuk më duket se ka të bëjë me historin e artikullit Bota.

Bota ku jeton njeriu, pra toka merret të jet rrreth 4.55 miliard vite e vjetër. Njeriu si krijesë ose si element evolutiv (dy mënyrat si vet njerëzit e shohin njeriun) ka qasje të ndryshme mbi historinë e hershme të botës, për vetë fillimin e ekzistimit të sajë.

  1. Qasja e krijimit është qasja më e përhapur ndër njerëzit, kjo qasje vie si rrjedhim i asajë se njerëzit besojnë në krijuesin e sajë dhe të të gjith njerëzve Zotin. Kjo qasje në thelb nuk ka diskutime por merret si komplete duke pranuar se Zoti ka krijuar botën sipas vullnetit të tijë.
  2. Qasja evolutive bazohet mbi proçesin e ndryshimit dhe përshtatjes kështu që përfaqësuesit e kësaj qasje sqaroj paraqitjen e botës përmes një proçesi të emruar "Big Beng" pas të cilit eksplodim në univers vie deri tek krijimi i botes, pasurive të saja të brendshme dhe të jashtme dhe më pas tek krijimi i gjallesave dhe bimëve.

Më pas pas krijimit të botës zhvillimi i cështjeve në të dhe zhvillimi i njeriut paramendohet të ket kaluar në këto kohëra:

Sepse:

  1. Bota është term i përkufizuar në shkenca të ndryshme për të paraqitur një sferë, (top) si për shembull Botanika (bashkësia e përkufizuar ku hynë gjithësia e bimëve) , Bota shtazore (bashkësia e përkufizuar ku hynë gjithësia e kafshëve), Bota njerzore (nuk praktikohet shprehja e plotë por vetëm Bota) mardhënjet shqoqërore të njerzve në përgjithësi. Bota kuptimi më i shpeshtë i një harte ku është paraqitur planeti i tokës dhe kufinjët e bashkësive njerzore të organizuara në shtete.
  1. Në shkencë ekzakte Zoti nuk ekzistonë përderi sa nuk dëshmohet se ekzistonë, në shkencat shoqërore ka një kuptim por krijues edhe aty nuk është, sepse shkenca pohon vetëm atë që mund ta vërtetojë të tjerat janë X - e panjohur. Sipas shkencës sa më pakë X aq më afër dëshmisë edhe për këtë çështje.
  1. Historia e Botës fillon para shpjegimeve fetare, d.m.th para se feja të përhapej në një pjesë të planetit mendimin e ekzistimit të një Zoti (dashamirët e moneteizi nuk janë njerzimi por një pjesë e njerzimit). Historia e Botës nuk fillon dhe nuk mbaronë me Zotin, por ajo fillon kur njerzimi nuk kishte Zotë pos Zotë shtëpie, vazhdonë kur kishte disa "Zotëra" për ne më saktësisht që nga koha kur fillojnë shkrimet e para të cilat përshkruajnë atë çka na rrethonë. Zoti në qiell nuk na rrethonë neve këtu poshtë, I qofshim falë. Ai e di kur u kriju e si u kriju Bota, por ne këtu po mundohemi me ju afru krijuesit që të jemi sa më afër tij dhe të mos bëjmë më gabime.--Hipi Zhdripi 1 Shtator 2007 05:31 (UTC)

--Hipi Zhdripi 1 Shtator 2007 05:31 (UTC)

Nga shumë shkencëtarë llogaritet se fillimi i krijimit të Gjithesise duhet të jetë një shperthim i një energjie të koncentruar në një bartës (materie) në proporcione shumë të vegjël. Me këtë llogaritet të jetë prishur simetria e vakumit që ekzistonte në hapsirën e Gjithëse që ne njohim sot. Si do që të jetë edhe këta shkencëtarë nuk kanë shpjegime të plota si ka ndodhur një gjë e tille dhe a do te ndodhë kjo edhe jashtë hapsirës që ne sot njohim. Po këta shkencëtarë theksojnë se shpjegimi dhe vërtertimi i këtij pohimi apo teze mund të vërtetohet deri në 3 sekondat pas shpërthimit.

Por artikulli ka të bëjë me botën dhe nuk ka të bëjë me Gjithësia--Hipi Zhdripi 1 Shtator 2007 05:43 (UTC)

Armët Biologjike

[Redakto nëpërmjet kodit]

Armët Biologjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë Lufta biologjike (LB) – e njohur edhe si “lufta mikrobiale” apo “armët biologjike” – “armatimi biologjik” – është të shfrytëzuarit e ndonjë patogjeni (bakteri, virusi apo ndonjë organizmi tjetër shkaktar të sëmundjeve) si armë lufte. Të shfrytëzuarit e helmeve jo te gjalla, qoftë edhe të prodhuara prej organizmave të gjallë (siç janë toksinet) konsiderohet luftë kimike – sipas rregullativave të “Komisionit të Armëve Kimike”. Arma e luftës biologjike mundë të synoj vrasjen, të bëjë paaftësimin apo edhe të bëjë pengime serioze në individë por gjithashtu edhe në qytete të tëra apo vende. Ajo gjithashtu mundë të definohet si mjet ushtarak dhe mjet mbrojtjeje kundër gjërave të tilla. LB është një teknikë ushtarake që mundë të shfrytëzohet prej shteteve apo kombeve. Në qoftë se ndonjë shtet/komb e shfrytëzon atë në mënyrë klandestine – ajo mundë gjithashtu të konsiderohet bioterrorizëm.



Përmbajtja • 1 Përshkrimi • 2 Përmbledhje • 3 Historia • 4 Bota antike • 5 Lufta biologjie në kohën e mesjetës • 6 Kohërat moderne • 1º Shekulli i XVII • 2º 1946 – 1972 • 7 Konventa e armëve biologjike • 8 Armët biologjike anti-trupore • 9 Armët biologjike kundër bujqësisë • 10 Roli i departamenteve publike të shëndetit dhe mbikëqyrja sëmundjeve • 11 Identifikimi i armëve biologjike


Përmbledhje Krijimi dhe grumbullimi i armëve biologjike (atyre ofensive) ishte bërë i jashtëligjshëm nga viti 1972 nga Komisioni i Armëve Biologjike (KAB) – e nënshkruar nga rreth 100 vende. KAB mbetet në fuqi dhe ajo ndalon prodhimin, grumbullimin dhe shfrytëzimin e këtyre armëve. Arsyeja e marrëveshjes është mënjanimi i ndikimit shkatërrimtar të ndonjë sulmi të suksesshëm biologjik i cili sipas të gjitha gjasave do rezultonte me milion apo qindra milion njerëz të vdekur dhe të shkaktonte dëmtime të rënda ndaj shoqërive dhe ekonomive. Sido që të jetë, mendimi në mesin e analistëve ushtarak është se, përveç në kontekstin e bioterrorizmit, LB ka shfrytëzim të vogël në ushtri. Shumë vende ndjekun hulumtimet e “armëve biologjike mbrojtëse” të cilat nuk janë të ndaluara nga ana e KAB. Si një armë taktike, ka një problem të madh ushtarak në vetvete me armët sulmuese biologjike të cilave iu duhen ditë të tëra për të qenë efektive dhe atë, përkundër sulmeve kimike dhe bërthamore, nuk janë në gjendje që të bëjnë ndalimin e atypëratyshëm të forcave kundërshtare. Si një armë strategjike, edhe më shumë mbetet problematike për ushtrinë të shfrytëzuarit e Armëve Biologjike, megjithëse me një përjashtueshmëri për Sovjetët, agjentët sulmues biologjik nuk përhapen nga personi në person. Historia Armët biologjike janë praktikuar në mënyrë të përsëritur nëpër histori. Para shekullit të XX-të, të shfrytëzuarit e agjentëve biologjik mori tri forma kryesore :  Helmimi i qëllimshëm i ushqimit dhe ujit me materie infektuese ;  Të shfrytëzuarit e mikroorganizmave, helmeve apo kafshëve, të gjalla apo jo, në sistemin e armëve ;  Të shfrytëzuarit e materieve të trajtuara biologjikisht ;

Bota antike Në shekullin e XVI para erës sonë, Asirianët helmuan puset (e ujit) e armikut me lloje helmuese te kërpudhave, të cilat e bënin armikun që të futej në iluzione, dhe Soloni i Athinës e shfrytëzoi bimën helmuese “Veratrum” për ta helmuar ujin që furnizonte Fokajnën (qytet antik Grek, tani pjesë e Turqisë) në kohën kur ai e udhëhiqte qytetin. Gjatë shekullit të IV para erës sonë ushtarët e shigjetarit te famshëm Skitian përdornin shigjetat më maje të lyera me të dala të kafshëve, në mënyrë që kur ato të shkaktojnë plagën fizike të bëjnë edhe infektim. Në vitin 204 para erës sonë Hanibali i Kartaxhenës mbante disa enë me helm të gjarpërinjve dhe i mësonte ushtarët e tij se si ta përdorin dhe hedhin helmin në anijet e Pergamënëve. Lufta biologjike në kohën e mesjetës Perandoria e Mongolisë kishte vënë lidhje komerciale dhe politike në mes të pjesëve Lindore dhe atyre Veriore të botës, trupat ushtarake të veta, dhe karvanët tregtare e sollën murtajën nga Azia qendrore në Lindje të Mesme dhe Evropë. “Vdekja e Zezë” rrjedhi në drejtim të Evro-Azisë, duke vrarë në këtë mënyrë 1/3 apo edhe 1/2 të popullatës dhe duke bërë ndryshimin e kursit të historisë së Evropës dhe Euroazisë. Gjatë ‘kohërave mesjetare’ viktimat e murtajës ishin mësuar me sulmet biologjike, zakonisht rrezikun e evitonin duke i hedhur kufomat dhe mbetjet e tyre jashtë kështjellave duke shfrytëzuar katapultat. Në vitin 1346 trupat e luftëtarëve Mongol të cilët kishin vdekur nga murtaja ishin hedhur jashtë mureve të kështjellës rrethuese të qytetit të Kafa-s, tani supozohet se ky veprim mundë të ketë ndikuar për të bërë parandalimin e “Vdekjes së Zezë” në Evropë. Në rrethimin e Thun Le’vekut në vitin 1340, sulmuesit përdorën kafshë të dekompozuara, duke i hedhur ato brenda kështjellave me mure të larta. Në vitin1422, gjatë rrethimit të kështjellës Bohemiane të Karlstein Hussi-t, sulmuesit shfrytëzuan katapultat për të hedhur trupa të vdekur (por jo të sëmurë nga murtaja) dhe rreth 200 karroca të mbushura me bajgë, brenda mureve të kështjellës. Incidenti i fundit i përdorimit të trupave të vdekur nga murtaja si armë biologjike ishte ndeshur në vitin 1710, kur forcat ruse sulmuan forcat suedeze me kufoma të njerëzve të vdekur nga mortaja, brenda mureve të qytetit të Revalit (tani Tallinit). Ndonëse edhe në vitin 1785 në kohën e rrethimit të kështjellës La Calle – forcat Tunisiane shpërndan rroba me sëmundjen e mortajës nëpër qytet. Kohërat Moderne Shekulli i XVII-të Përhapja e sëmundjeve përtej Atlantikut gjatë epokës së eksplorimeve evropiane kishte bërë dëmtime të mëdha ndaj popullatave vendase në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Efektet e “këmbimit Kolumbian” të sëmundjeve në mesin e amerikanëve vendas ishin katastrofike, duke e bërë një ulje të numrit të popullatës së tyre prej 50 deri në 90%. Gjithashtu edhe ardhja e Anglezëve dhe Spanjollëve në Meksikë gjegjësisht në Amerikën e Veriut kishte sjellë sëmundje të reja të cilat ishin deri atëherë të panjohura për vendasit – duke ndikuar në këtë mënyrë edhe me më shumë në efekt të dëmshëm ndaj popullatave vendase, të cilët nuk kishin ndonjë imunitet të mëhershëm. 1946 deri 1972 Në kohën e Luftës Izraelite për Pavarësi të vitit 1948, Kryqi i Kuq kishte raportuar disa të dhëna ku dyshohej se militantët Hebraik të Haganah-ut kishin liruar bakterin “Salmonella typhi” [bakteri në fjalë shkakton një sërë sëmundjesh në organizmin e njeriut si : diarrenë, ethet, të vjellura dhe ngërçe abdominale.] në ujin që furnizonte qytetin e Akrës (qytet Izraelit), duke shkaktuar në këtë mënyrë një shpërthim të sëmundjes në mesin e banuesve. Më vonë trupat ushtarake Egjiptiane bënë zënien e ushtarëve të Haganah-it afër puseve ujore të Gazës, të cilët më pas i ekzekutoi duke i fajësuar se ishin duke tentuar të bënin të njëjtën plan për një sulm të tillë vdekjeprurës. Izraeli i hedh poshtë këto thënie, si të pavërteta. Në kohën e Luftës së Ftohtë hulumtuesit amerikan kishin bërë disa subjekte testuese rreth agjentëve biologjik në kuadër të një programi të njohur si “Pelerina e Bardhë”. Në të janë bërë shumë teste sekrete dhe asnjëherë të publikuara për popullatën amerikane, që nga koha e Luftës së Ftohtë.


Bomba biologjike E120, e zhvilluar para se SHBA-ja të bëjë nënshkrimin e Konventës së Armëve Biologjike dhe Helmeve.

Hulumtime të konsiderueshme në këtë fushë ishin bërë nga ana e SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, dhe sigurisht edhe vendeve të tjera të mëdha të cilat në një mënyrë apo tjetër ishin të përfshira në “epokën e Luftës së Ftohtë”, megjithëse mendohet se armët biologjike s’janë përdorur kurrë më, pas Luftës së II-të Botërore. Ky mendim sidoqoftë sfidohet nga Kina dhe Koreja Veriore, të cilat e akuzojnë SHBA-në për shfrytëzim në shkallë të madhe dhe testim të armëve biologjike, siç ishin insektet sëmundje bartëse që “u përdorën” kundër tyre, në kohën e “Luftës Koreane” (1950 – 1953). Gjithashtu edhe Kuba e akuzon SHBA-në për shpërndarje të sëmundjeve njerëzore dhe shtazore në ishullin e tyre. Dokumentet e lëshuara së fundi tregojnë se të gjitha këto kanë qenë asgjë më shumë se “dezinformata të inteligjencës Sovjetike” të lëshuara në atë kohë. Në kohën e Luftës Koreane SHBA-të vetëm kishin përdorur një agjent si lloj “arme”, ai ishte “bruceloza” – i cili shkakton sëmundjen e njohur si “brucella suis” – bruceloza [ manifestohet me dhimbje të mëdha të të gjithë muskujve truporë dhe me djersitje të tepërt]. Mirëpo forma origjinale e tillë e shfrytëzuar ishte më bombat M33 Bombat Kasetore. Përderisa forma specifike e bombës biologjike ishte sekrete për disa vite pas përfundimit të Luftës Koreane, ishte përdorur vetëm në disa teste që ishin bërë me armët biologjike – të cilat Koreja mendonte se ishin hedhur në shtetin e tyre, asgjë s’i kishte përngja bombës M114. Ato ishin vetëm disa mbajtëse qeramike të cilat iu përngjanin armëve Japoneze që ishin shfrytëzuar në Luftën e II-të – të zhvilluara nga “njësiti 731” i Japonisë. Një pjesë e personelit të 731 ishin burgosur nga Sovjetët – dhe më pas ishin shfrytëzuar si “burim informacioni” për armatimin biologjik të Japonisë. Thashethemet e kohë së Luftës Koreane gjithashtu tregonin një shfrytëzim të vektorëve të sëmundjeve – siç ishte mortaja, e cila, sërish, ishte një trashëgim i orvatjeve Japoneze për armatim biologjik. SHBA-të filluan orvatjet e tyre për armatim me shkaktarët e sëmundjeve në vitin 1953, ku u fokusua në pleshtat e mortajës, mushkonjat EEE dhe mushkonjat e verdha të mortajës (OJ-AP). Diku rreth vitit 1950 Korpusi Kimik inicioi një program të armatimit të Tularemisë [siç dihet Tularemia është një sëmundje e rëndë infektive e shkaktuar nga bakteri : Francisella tularensis ]. Menjëherë pasi që E61/N dështoi që të bënte standardizimin, tularemia u bë standarde – duke u njohur si “e standardizuara 3.4” M143 bomba speciale pëlcitëse”, kjo shpërndahej përmes raketave ushtarake MGM-29 dhe mundë të shkaktonte (shkaktoj) një infektim prej 50% në një hapësirë prej 18km2. Përkundër antraksit, tularemia është treguar si joefektive ndaj njerëzve vullnetarë. Përveç kësaj, edhe pse tularemia shërohet (trajtohet) me antibiotikë, tretmani nuk e shkurton kursin e sëmundjes. Si shtesë e gjithë këtyre orvatjeve për shfrytëzim dhe krijim të bombave pëlcitëse për të shkaktuar aerosol, Korpusi Kimik filloi që të hulumtoj thellësisht bombat që krijonin aerosolë – diku në vitet e 50-ta. Dizajni i parë i punuar ishte E99 – por ishte tejet i ndërlikuar për t’u punuar. Në fund të viteve të 50-ta u krijua një bombë spërkatëse sferike e quajtur 4.5” E120, e fundit mundë të infektonte mbi 60% të popullatës me sëmundjen e tularemisë brenda një hapësire jo më të vogël se 41km2, duhet cekur se kërkohej shfrytëzimi i aeroplanëve bombardues special B-47. Kjo bombë më vonë është zëvendësuar prej agjentëve të llojit të thatë. Armët biologjike të “agjentëve të thatë” përbëhen prej pluhurit të talkut (material kimik) dhe mundë të shpërndahen si aerosol duke shfrytëzuar pajisjet për rrymimin e ajrit në vend të pëlcitësve apo spërkatësve kompleks. Korpusi Kimik më vonë zhvilloi disa bomba me rotor për mbulim më të madh të hapësirës territoriale. Riçard Niksoni nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Nëntor të vitit 1969, i cili ndalo prodhimin e armëve biologjike në SHBA dhe lejoi vetëm hulumtime shkencore mbi agjentët vdekjeprurës biologjik dhe mbi masat mbrojtëse siç janë imunizimi dhe “biombrojtja”. Uzinat me armë biologjike u shkatërruan dhe rreth 2.200 shkencëtar hulumtues u larguan si “të tepërt”. Forcat Speciale të SHBA-së dhe CIA gjithashtu kishin një interes rreth luftës biologjike – dhe një radhë e municioneve speciale ishin krijuar për të asistuar në operacionet e tyre. Armët sekrete të krijuara për nevojat e ushtrisë (M1, M2, M4, M5 dhe M32 – apo “Pesë Armët e Mëdha”) ishin shkatërruar mu sikur parashihej edhe në urdhrin e presidentit Nikson.

Konventa e armëve biologjike Në vitin 1972 SHBA-të nënshkruan “Konventën e Armëve Biologjike dhe Helmuese” – e cila ndalon “zhvillimin, prodhimin dhe grumbullimin e mikrobeve dhe produkteve të tyre helmuese në sasitë e duhura për hulumtime me qëllime mbrojtëse dhe paqësore”. Deri në vitin 1996, gjithsej 137 vende e kanë nënshkruar konventën; megjithëkëtë besohet se që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes, numri i vendeve të afta për të prodhuar armët e tilla është rritur. Bashkimi Sovjetik vazhdoi kërkimet intensive dhe prodhimin e armëve biologjike ofensive brenda një programi të quajtur “biopreparat”, përkundër nënshkrimit që kishte bërë ndaj Konventës. SHBA-të ishin të panjoftuara rreth programit derisa Dr.Vladimir Paseçnik bëri një defekt në vitin 1989. Pas Luftës së Gjirit Persik të vitit 1991, Iraku e pranoi edhe para komisionit inspektues të Kombeve të Bashkuara se kishte prodhuar një sasi të botulinum-it [helmi i botulinumit është një helm nervor – me përmbajtje proteinike – krijohet prej bakterit Clostridium botulinum] toksik të koncentruar (mbi 19.000 litra gjithsej), prej të të cilave rreth 10.000 litër dihet se janë ngarkuar në armët ushtarake. Kjo është diku rreth trefishi i asaj sa nevojitet për të mbytur të tërë njerëzimin përmes inhalimit, megjithëse praktikisht do ishte e pamundur të bëhej shpërndarja e tyre në mënyrë efikase, dhe vetëm po që se ai bie në kontakt të përhershëm me oksigjenin përndryshe ai shkon drejt shkatërrimit. Më 18 Shtator të vitit 2001 dhe për disa ditë më pas që disa letra ishin pranuar prej anëtarëve të kongresit Amerikan, të cilat përmbanin spore të antraksit; sulmi mbyti pesë njerëz. Autori i krimit ende mbetet i panjohur deri në vitin 2008.


Karakteristikat e armëve biologjike Armët Biologjike anti-trupore


Simboli ndërkombëtar i rrezikut biologjik. Karakteristikat ideale të armëve biologjike që i shënjojnë njerëzit janë : efikasiteti i lartë, forca e lartë, mos-funksionimi i vaksinave dhe shpërndashmëria në formën e aerosolëve. Sëmundjet që më së shumti marrin konsideratën e shfrytëzimit si armë biologjike janë konkurruese me aftësitë e tyre vdekjeprurëse (shpërndashmëria efikase) dhe fuqia vepruese. Agjentët biologjik që shfrytëzohen në armët biologjike zakonisht janë të tillë që prodhohen shpejt dhe lehtë. Vështirësia kryesore nuk është mënyra e krijimit të tij, por metoda e hedhjes së tij në formën e duhur, me qëllim që të jetë i efektshëm ndaj shënjestrës së dëshiruar. Për shembull, antraksi konsiderohet një agjent efektiv për shumë arsye. Së pari, ai formon disa spore të forta, që janë perfekte për shpërndashmëri në formën e aerosolëve. Së dyti, infeksionet pneumatike (mushkërore) të antraksit zakonisht nuk shkaktojnë infeksione sekondare ndaj njerëzve të tjerë. Kështu që, efekti i agjentit është i kufizuar në shënjestër. Infeksioni i zakonshëm pneumonik i antraksi fillon me simptomat normale të “ftohjes” dhe shpejt bëhet vdekjeprurës, me një shkallë të fatalitetit prej 90% ose edhe më shumë. Më në fund, personeli miqësor mundë të mbrohet me antibiotikët e përshtatshëm. Një sulm i masës me antraks do të kërkonte krijimin e pjesëzave të aerosolëve me dimensione prej 1.5 deri në 5 mikrometra. Kurse aerosolët me dimensione më të mëdha do të filtroheshin prej sistemit respirues. Kurse, nëse ato do të ishin shumë të vogla, do të përthitheshin dhe nxirreshin me frymë. Gjithashtu, në këto dimensione, edhe pluhurat jo të përçueshëm tentojnë të ngjiten për shkak të ngarkesave elektrostatike. Si një teknikë në vete që kërkon shqyrtim është se aerosolët duhet të shpërndahen në atë mënyrë që shiu dhe dielli të mos i prishin ato, dhe edhe më tej mushkrit e njerëzve të mundë të infektohen. Ekzistojnë edhe shumë vështirësi të tjera teknologjike në këtë aspekt. Sëmundjet që kanë konsideratën e armëve biologjike janë : Antraksi (TR), Ebola, Virusi i Marburgut, Murtaja (LE), Kolera (HO), Tularemia (SR & JT) bruceloza, murtaja Q, Murtaja hemorragjike e Bolivisë, Tifoja, Encefaliti Japonez i tipit B, etj. Helmet që hasen në natyrë e që mundë të përdoren si armë biologjike, janë : Ricini, helmet e Botulizmit (botulizmi është sëmundje e rrallë që rezulton me paralizim të individit, si pasojë e helmimit nga helmi i bakterit Clostridium botulinum) dhe shumë helme të tjera të kërpudhave. Organizmat që shkaktojnë këto sëmundje njihen si “agjent selektiv”. Armët Biologjike kundër Agrikulturës Armët biologjikë gjithashtu mundë ta specifikojnë shënjestrën e tyre dhe t’i shkatërrojnë të korrat dhe bimësinë në përgjithësi. Shtetet e Bashkuara dhe Britania zbuluan rregullatorët e rritjes (siç janë : Herbicidet) gjatë kohës së Luftës së II-të Botërore dhe e iniciuan një program të njohur si Luftë Herbicidesh i cili herët a vonë u përdor në Malajzi dhe Vietnam gjatë operacioneve kërkuese ndaj kryengritësve. Ndonëse herbicidet janë kemikalje, ato zakonisht grupohen me armët biologjike si “biorregullatorë” në mënyrë të njëjtë sikur edhe bio-helmet. Taktikat për shkatërrimin e bagëtisë janë përdorur në Vietnam dhe në Shri Lankë. SHBA-të zhvilluan aftësi të mëdha anti-të korrura gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ku i shfrytëzonin sëmundjet e bimëve (bio-herbicidet apo myko-herbicidet) për shkatërrimin e kapaciteteve bujqësore të armikut. Besohej se “shkatërrimi i bujqësisë së armikut” ishte një strategji që synonte kërcënimin e ish Bashkimit Sovjetik. Sëmundjet siç janë shpërthimi i grurit Magnaporthe grisea dhe ai i orizit ishin armatosur për spërkatje hapësinore dhe në bomba të lehta shpërthyese, për t’i hedhur në burimet e ujit të armikut, në vendet bujqësore për ta iniciuar në këtë mënyrë “epifitozën” (epidemia e bimëve). Kur SHBA-të hoqën dorë nga Programi i Luftës Ofensive Biologjike në vitet 1969 – 1970, shumica e atij arsenali biologjik ishte kompozuar. Në vitet e 80-ta Ministria e Bujqësisë së Bashkimit Sovjetik kishte krijuar në mënyrë të suksesshme variantet e “sëmundjeve të gojës dhe këmbëve” dhe të “Rinderpestit” – sëmundje virusale e gjedheve, Murtajën e derrave të Afrikës kundër derrave dhe pitakozën – sëmundje e krijuar kundër pulave. Këta agjent ishin të pregaditur në atë mënyrë që të spërkaten nga tankerët e aeroplanëve, për të përfshirë në këtë mënyrë qindra milje. Kodi sekret i këtij programi ishte “Ekologjia”. Sulmimi i kafshëve është një sferë tjetër e luftës biologjike që synon të eliminoj burimet e kafshëve që shfrytëzohen për transport dhe ushqim. Në Luftën e Parë Botërore agjentët gjerman ishin arrestuar duke tentuar që ti helmonin kafshët me antraks dhe ata besohet të jenë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjes së kuajve dhe mushkave. Britanikët krijuan një lloj “ëmbëlsire” me antraks në Luftën e Dytë Botërore si një metodë potenciale për sulm të gjedheve gjermane, por kurrë se kishte përdorur armën. Njerëzit e kanë zbuluar edhe një sëmundje të qëllimshme ndaj lepujve të njohur si “Miksomatoza”, me origjinë nga Afrika e Jugut, që kishte depërtuar më pas në Australi dhe Evropë, më synim reduktimin e popullatës së lepujve – e cila më pas dha rezultate shkatërruese por të përkohshme. Biombrojtja Roli i departamenteve publike të shëndetit dhe mbikëqyrja e sëmundjeve Është me rëndësi të ceket se të gjitha armët biologjike klasike dhe moderne janë sëmundje kafshësh, me përjashtim të lisë së zezë. Kështu që, në ndonjë shfrytëzim të armëve biologjike, ka shumë më shumë gjasë të gjejnë sëmundjen kafshët se sa njerëzit. Në të vërtetë në aksidentin më të madh të njohur me armë biologjike – shpërthimi i antraksit në Jekaterinburg të Bashkimit Sovjetik në vitin 1979, delet u sëmurën nga antraksi në një distancë deri në 200 kilometra nga pika e lëshimit të organizmit nga uzina ushtarake në pjesën jug-lindore të qytetit. Si rrjedhë e një sistemi të fuqishëm mbikëqyrës që përfshiu personel klinik dhe veterinar të shumtë të cilët identifikuan se sulmi me armë biologjike është i një shkalle të epidemisë, i cili lejon profilaksën e sëmundjes në pjesën më të madhe të popullatës (dhe/ose kafshëve) së ekspozuar por jo ende të sëmurë. Për shembull, në rastin e antraksit, sipas të gjitha gjasave pas 24 deri 36 orësh të sulmit, një përqindje e vogël e individëve (ata me një sistem të kompromentuar imunitar) do të sëmuren me simptomat klasike. Identifikimi i armëve biologjike Qëllimi kryesor i “mbrojtjes-biologjike” është që të bëjë integrimin e synimeve të vazhdueshme të sigurisë kombëtare dhe asaj të atdheut, pastaj të komuniteteve të mjekësisë, shëndetit publik, inteligjencës, diplomacisë dhe komunitetit që zbaton ligjin. Mbrojtësit e shëndetit dhe zyrtarët e shëndetit publik janë në mesin e linjave të para të mbrojtjes. Në disa shtete, kapacitet lokale dhe private së bashku me kapacitetet shtetërore drejtohen nga një drejtori federale – e cila i shfrytëzon që të gjithë si “shtresë më të mirë mbrojtjeje” kundër armëve biologjike, gjegjësisht sulmeve biologjike. Qasja tradicionale drejt mbrojtjes së bujqësisë, ujit dhe ushqimit bëhet duke u fokusuar në njohjen natyrale të sëmundjeve, më saktësisht duke u fokusuar fuqishëm në armët e tanishme biologjike dhe ato të ardhshme, të cilat mundë të rrezikojnë me shpërndarje të shumtë dhe të përsëritshme. Rreziku në rritje nga lufta biologjike dhe nga bioterrorizmi ka quar në zhvillimin e fushave specifike hulumtuese të cilat merren me analizimin dhe identifikimin e materialeve të dyshimta. Një teknologji e tillë, që është zhvilluar nga hulumtuesit e “Laboratorit Kombëtar të Laurenc Livermorit” [origj. : Lawrence Livermore National Laboratory] përdor një “analizë imunologjike sandviç”, në të cilën antitrupat e etiketuar me fluoreshencë që synojnë ndaj patogjenëve specifik janë të lidhur me nanotel të arit dhe të argjendit. Hulumtuesit në “Universitetin Ben Gurion” të Izraelit janë duke e zhvilluar një pajisje tjetër që quhet “BioLapsi” – e cila në thelb është një “Laborator në laps”, i cili mundë të zbuloj agjentët e njohur biologjik në më pak se 20 minuta, duke shfrytëzuar një përshtatje të ELISA – i ngjashmi që shfrytëzohet në teknikat imunologjike, e që në këtë rast shfrytëzon disa fibra optike.

Punuar dhe përkthyer nga Naim Berisha Shtator 2008