Diskutim:Haxhi Qamili/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Haxhi Qamili/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Varianti stabel[Redakto nëpërmjet kodit]

Tungjatjeta @1l2l3k,, ftoj te shohesh krahasimin mes varianteve te trafikut, dhe me pak dallimberje te na ndihmosh t'i japim paraqitje enciklopedike dhe jo inkuizitore. P.sh., personazhi ka qene shejh tarikati sufi, si i tille nuk ka sesi te jete analfabet, sepse per te qene shejh kalohen disa etapa nismimi (angl. initiation) ritualore si dhe formative/pedagogjike, dhe dijen sakrale perkatese e ka marre permes nje gjuhe ose nje tjetre, nje teksti ose nje tjeter. Deri tek referenca Rrapaj-Kolasi jam me se dakord, kane gjuhe me te ngritur akademike, por Floqi eshte primary source p.sh. Paragrafi "Karakteristikat" nuk i perket ketij artikulli, por artikullit te munguar mbi revolten e Shqiperise se Mesme. --GrepfrutAroma (diskutimet) 5 janar 2019 11:35 (CET)

Redaktimi yt ishte vandalizëm i pastër dhe hounding. Nuk është hera e parë që më vihesh pas ose vandalizon në artikujt ku unë redaktoj dhe kam redaktuar.1234, heqje e burimeve të shtuara nga unë në korrik 2018, 5: zhvendosja e kategorisë Shqiptarë myslimanëmyslimanë shqiptarë ose mysliman sunni shqiptar madje dhe në artikuj, ngjashëm me Hataken para se të bllokohej 6.Shqiptarë katolikë në katolikë shqiptarë, ngjashëm me Hataken.
Artikulli nuk ka paraqitje "inkuizitore", Haxhi Qamili bëri gjithë atë që shkruan në artikull dhe nuk mund të lozim ne avokatin e tij. Qasja yte ndaj personalitetit kontravers të Haxhi Qamilit dhe kontributeve të mia në këtë artikull është e ngjashme me qasjen e sockut e Hatakes, user:Ludha ndaj Ballaban Pashës, madje edhe akuzat për "inkuizicion" janë të njëjta 7. Lludha krijoi një debat të kotë dhe kur pa se po humbte filloi edit war me administratorët. --Udha (diskutimet) 5 janar 2019 11:44 (CET)
Redaktimi im ec ne vazhden e fteses per lexim te ftohte dhe kontekstualizues qe i duhet bere lexuesit, qofte ai nxenes, student apo njeri qe ka nevoje te informohet. Per kete une vijova ta redaktoj artikullin ne vazhden e referencave Clayer, Sulstarova, qe nuk kane te share. Perseris, referenca Rrapaj-Kolasi eshte e denje dhe prurje konstruktive, referenca Akademia i bie ndesh metimit qe sjellin tri referenca qe pohojne te qenet te Haxhiut shejh tarikati, referenca Floqi eshte primary source, paragrafi Karakteristikat nuk i perket ketij artikulli. --GrepfrutAroma (diskutimet) 5 janar 2019 11:56 (CET)
Shtoj: fjala "skandal" fton ne menyre jodiskrete lexuesin qe ta lexoje si te tille ndodhine, nderkohe referenca Sulstarova ilustron dyzimin qe ka narrativa mbi personazhin ne vendlindje dhe ne narrativen zyrtare historiografike. Pershtypja ime qe Sulstarova fton lexuesin ta shohe maturisht dhe me gjeresisht, ne respekt me kontekstin e te gjitha shtresezimeve qe na kane pershkuar ne trajtimin e veprimtarise se personazhit. --GrepfrutAroma (diskutimet) 5 janar 2019 12:06 (CET)
Me duket sikur lexoj ne kryefaqe «Diskutim:Haxhi Qamili» dhe jo «Diskutim:Hatake».--GrepfrutAroma (diskutimet) 5 janar 2019 12:37 (CET)
Artikulli është neutral, ka burime të besueshme dhe burime publicistike (Ikonomi, Flloqi), prandaj mua më duket "ftohtë". Rebelimi i Haxhi Qamilit është arsyeja e shquarsisë prandaj duhet të flitet në artikull për këtë. Paragrafin e referencuar "Karakteristikat" e kam përkthyer nga ENwiki ku duket nuk iu ka penguar përdoruesve atje. Ai paragraf është i domosdoshëm sepse përmban informacione të rëndësishme mbi karakteristikat e Haxhi Qamilit dhe të lëvizjes së tij. Nuk mund të hiqet një seksion i tillë vetëm për shkak se mund të mos i pëlqejë ndokujt. Në artikull përdorej Enveri si burim dhe nuk pati reagime, tani që ka burime të besueshme filloi drama.
Sulstarova nuk është historian dhe nuk duhej dhënë kaq shumë hapësirë në artikull. Por meqë të pëlqeka, atëherë shiko mirë fjalinë e parë të seksionit Skandali ku Sulstarova tregon se shkolla është denoncuar zëshëm si skandal nga "Opinionistë dhe intelektualë" madje dhe "ministri i Arsimit". Meqë shumica e konsiderokan skandal, atëherë duhej fokusuar tek ata dhe jo tu jepet kaq shumë hapësirë pakicës Sulstarova dhe familjarëve të Qamilit të cilët kanë konflikt interesi. Në këtë rast fjala "Skandal" mbështetet nga burime dhe është objektive dhe neutrale. Mënyra si paraqitet Sulstarova është tendencioze sepse aludon që shumica (opinionistët dhe intelektualët) dhe historianët qenkan gabim, por sociologu Sulstarova dhe familjarët e Qamilit i "demantojnë".
Kjo mund të jetë Diskutim:Haxhi Qamili por doja ta "konstektualizoja" ashtu siç thua ti. Ishte e rëndësishme t'i vija në pah disa gjëra që të evitohen problemet nga e kaluara.--Udha (diskutimet) 5 janar 2019 13:59 (CET)
Artikulli eshte pjeserisht neutral, per burimet te besueshme dhe publicistike nuk jam dakord, ka burime dytesore si Ikonomi bazuar mbi rremime referencash dhe burime te para si Floqi qe nuk jane te ftohta, por se si e zhvendosa une ketu referencen Floqi, vlen dhe nuk e fton lexuesin ta shohe Haxhi Qamilin permes syve te Floqit, por i bashkerendohet Nivices me shoke ne perceptimin e bashkekohanikeve. Fakti qe eshte ne en.wiki nuk eshte argument bindes, sepse duhet te dallojme shabllonet nga dobiprurjet, ne kete rast karakteristikat e nje levizjeje qe vetem nga gjysma e mbrapa pati komanden personazhi ne fjale duhet te jene tek artikulli i levizjes. Kjo jo sepse ndjell pelqime/mospelqime, qe mos ta fusim ne kete brazde dikotomie bardh-e-zi diskutimin, por sepse nuk ka kuptim qe te kete paragraf qe pershkruan ne vija te trasha levizjen ne faqen e vetem nje aktori te saj.
Sulstarova i ben nje koment sociologjik mungeses apo hendekut, apo mospasjes se diskursit mes qendrimit te familjareve dhe historiografise zyrtare. Kete e konstaton edhe me argumenta historik, ku na vjen ne ndihme me citimin e qendrimit te bashkekohanikeve dhe historiografise zyrtare gjate regjimit komunist e deri me tani. "Skandal" e pagezojne pra, opinionistet dhe intelektualet me ministrin, gje qe nuk e ben te jete medoemos skandal, kjo eshte vetem njera ane e dy qendrimeve qe Sulstarova sjell, tjetra eshte e familjes. Shkolla eshte objekti ne fokus, sepse shkolla pasqyron paradoksin e siperthene qe tjeter eshte perceptimi i fshatit e tjeter i historiografise. Paragrafet nuk pagezohen sepse na e paskesh thene nje "shumice" sepse e quan ti te tille, e qe po ashtu po na i nxirrke perdhuni edhe objektive dhe neutrale (a thua se e tha ndonje akademi, e jo njerez nder panele e foltore) por me berthamen e fabules qe eshte ne fokus: paradoksin, pra. Menyra si e paraqet Sulstarova eshte ballafaquese e perceptimit te njerezve kundrejt dogmes historike, dhe per kete lloj narrative ballafaquese kemi me se nevoje, kjo eshte histori sociologjike. Po te evidentoj gjithashtu paradoksin qe ka referenca Akademia me "fshatarin analfabet" me te qenet shejh te Haxhiut, nese kane dashur osmanishten dmth se e kane ditur, kjo nuk i ben analfabet atehere - tjeter paradoks.-GrepfrutAroma (diskutimet) 5 janar 2019 18:51 (CET)

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Haxhi Qamili. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 14 gusht 2021 20:15 (CEST)

Kërkesë redaktimi më 29 qershor 2019[Redakto nëpërmjet kodit]

Informacionet qe ju keni dhene jane thashetheme dhe genjeshtra. Faqja dhe shkrimi ne fjale duhet korrektuar.

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Haxhi Qamili. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 22 dhjetor 2022 05:41 (CET)

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Haxhi Qamili. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 17 shkurt 2023 00:57 (CET)