Jump to content

Diskutim:Nomenklatura IUPAC e kimisë organike

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nomenklatura IUPAC e kimisë organike. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Tufche! Më trego të lutem një artikull në Wikipedia në cilëndo gjuhë të botës në të cilën ekziston artikulli me emrin ,,Numrat greko-latin,, dhe p.sh. më trego ç'lidhje kanë sipas teje numrat greko latin me p.sh. Numrat e Fibonaccit sepse ti e ke përmendur në artikkll sikur paskan lidhje. Nuk ka asnjë referencë artikulli, unë p.sh. siç vepron ti mundesha lirisht të shkruaja etiketën për artikull joreferent por së pari dua ta marr mendimin tënd.

Nuk e di nëse ke njohuri nga lëmia e kimisë , sinqerisht nuk dua që të ofendohesh, Numrat greko-latine janë pjesë mësimore që kanë lidhje direkt me hidrokarburet ,alkoolet dhe me anë të së cilave emërtohen produktet (substancat).--Tufche 12 Maj 2009 17:36 (CEST)
Sa për atë se a kanë lidhje me numrat të tjera të përmendura në fudt tek ==Shih edhe== ato nuk janë referenca por janë thjesht numra,siç janë numrat greko-latine ashtu edhe Numrat e Fibonaccit ,numrat grekë,numri e , thjesht numra.--Tufche 12 Maj 2009 17:36 (CEST)
Nëse ka ose jo referenca , unë them se nuk ka në gjuhët të tjera ose më sakt nuk kam gjetur ,këtë artikull e krijova për tu ndihuar emërtimeve të substancave kimike .Nëse do që të vendosësh etiketën për joreferent mund ta vendosësh.--Tufche 12 Maj 2009 17:36 (CEST)

Pra nuk ke asnjë artikull me këtë emër Numrat greko-latine në asnjë gjuhë të botës në Wikipedia, prandaj nuk mundesh të më tregosh. Pse nuk ka një të tillë edhe kjo e ka arsyen e vet, numra të tillë thjesht nuk ekzistojnë, me fjalë tjera atë që ti e quan numër greko latin nuk është numër por është diçka tjetër ai në fakt është një mënyrë e emërtimit të komponimeve organike sepse komponimet organike janë të shumëllojshme më saktë kjo ka të bëjë me nomenklaturën e sistematizuar të emërtimit të komponimeve organike. Së paku për numra mua mos më trego. Për përmbajtjen e artikullit nuk jam aq kompetent të diskutoj por ti kur e ke shkruajtur patjetër se ato të dhëna i ke marrë prej diku por do të ishte e udhës të tregoje se prej ku nga cili libër nga cili punim shkencor nëse i ke marrë nga ndonjë libër i kimisë organike që e ke shfrytëzuar në shkollën e mesme duhet të thuash emrin e autorit dhe titullin e librit sepse jam i sigurtë se për atë ç'ka ke shkruar nuk e ke shpikur vetë.--Armend 12 Maj 2009 21:47 (CEST)

Është normale që un nuk e kam shpikur vetë këto lloj numra un jam akoma një nxënës , dhe dua të them se këto numra i kemi marrë me shënime nga profesori/ja i/e lëndës së kimisë.Nëse i di më mirë këto numra përkufizoj si i di ti dhe vendosi referencat që i di ti pasi që thua se (Së paku për numra mua mos më trego.) , dhe nëse të duket se un nuk po bëj ndonjë punë të mirë atëher përmirësoje sepse je profesor dhe ke njohuri.--Tufche 12 Maj 2009 23:18 (CEST)
Por dua të them se ka edhe plot artikuj të tjerë pa referenca.--Tufche 12 Maj 2009 23:18 (CEST)

Start a discussion about Nomenklatura IUPAC e kimisë organike

Nis një diskutim