Shko te përmbajtja

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Peisazh pylli afër Vushtrrisë, Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është një ditë ndërkombëtare e cila shënohet më 21 mars.[1] Si e tillë ajo është shpallur me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuar më 28 nëntor të vitit 2012. [2] Çdo vit, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë ditë duke ngritur dhe formësuar vetëdijen për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve, si dhe pemëve jashtë pyjeve, në dobi të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. [3] [4] Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje për të organizuar aktivitete lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që përfshijnë pyje dhe pemë, siç janë fushatat për mbjelljen e pemëve. Sekretariati i Forumit të Kombeve të Bashkuara për Pyjet, në bashkëpunim me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë, inkurajon shënimin e ngjarjeve të tilla në bashkëpunim me qeveritë, Partneritetin Bashkëpunues për Pyjet dhe organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe vendore. [5] Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shënuar për herë të parë më 21 mars të vitit 2013.

  1. "Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve". KlanKosova. 21 mars 2018. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  2. "International Day of Forests," Arkivuar 28 mars 2020 tek Wayback Machine United Nations General Assembly, November 28, 2012.
  3. Holmgren, Peter. 2013, March 21. "Sharing positive views about forests and trees on the International Day of Forests," CIFOR. Accessed: March 21, 2013.
  4. "21 Reasons To Celebrate The Value Of Trees In Honor Of International Day Of Forests" (në anglisht). Huffington Post. Marrë më 21 nëntor 2014.
  5. "International Day of Forests," Arkivuar 12 prill 2016 tek Wayback Machine FAO.org. Accessed: March 20, 2015.