Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë (International Youth Day - IYD) është një ditë ndërkombëtare e ndërgjegjësimit e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është të tërheq vëmendjen për një grup të caktuar çështjesh kulturore dhe ligjore që preokupojnë rininë. Dita Ndërkombëtare e Rinisë për herë të parë u shënua më 12 gusht të vitit 2000.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht. Ajo është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët që të tërheqin vëmendjen për çështjet e të rinjve në të gjithë botën. Gjatë kësaj dite organizohen koncerte, punëtori, ngjarje kulturore dhe takime që përfshijnë zyrtarë të pushtetit ndërkombëtar dhe vendor si dhe organizimet rinore të cilat zhvillohen në të gjithë botën.

DNR u caktua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e Rezolutës 54/120 . [1]

Slogani i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë për vitin 2014 ishte Rinia dhe Shëndeti Mendor. Për vitin 2015, ishte Rinia dhe Angazhimi Qytetar. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2016 ishte "Rruga drejt 2030: Zhdukja e varfërisë dhe arritja e konsumit dhe prodhimtarisë së qëndrueshme." [2] Për vitin 2017, tema bosht ishte "Rinia dhe Ndërtimi i Paqes". Tema për 2018 ishte "Hapësirat e sigurta për rininë". Në këtë mënyrë ajo do të vazhdojë, dhe do të njohë kontributet e të rinjve për parandalimin e konfliktit, mbështetjen e gjithë përfshirjes, drejtësinë shoqërore dhe mbajtjen e paqes. [3] Për vitin 2019, tema ishte "Transformimi i arsimit" për ta bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të arritshëm për të gjithë të rinjtë. Dhe për vitin 2020, tema ishte "Angazhimi i të Rinjve për Veprim Global".

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Youth at the United Nations: 12 August - International Youth Day" (në anglisht). Marrë më 2008-08-12.
  2. ^ "International Youth Day, 12 August". www.un.org (në anglisht). Marrë më 2017-02-07.
  3. ^ "International Youth Day, 12 August". www.un.org (në anglisht). Marrë më 2017-08-06.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]