Ditirambi
Appearance
Ditirambi (nga greqishtja e lashtë: διθύραμϐος - dithúrambos) është këngë religjioze që këndohej në Greqinë antike nga kori i mashkujve dhe përcillej me flautë. Ditirambi, para se gjithash, i kushtohej Dionisit (Dionysos). Shumë shpejt ditirambi merr formën e saj të përpiktë; që do të thotë se udhëhiqej nga një zë dhe përcillej nga kori vetëm gjatë refreneve. Nga ditirambi më vonë zhvillohet tragjedia e në kohët moderne merr kahje të lavdive dhe kënaqsive të tepruara.