Jump to content

Dobroshti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dobrosht
Fshat
{{{postal_code_type}}}
1211

Dobrosht është fshat shqiptaro-maqedonas në komunën e Tearcës, Republika e Maqedonisë. Ky fshat gjendet në kilometrin e 17-të të aksit rrugor Tetovë - Glloboçicë që kap anën verilindore të Tetovës. Në bazë të ndarjes së re teritoriale i takon komunës së Tearcës, ku ka dy këshilltarë komunal.

Fshati Dobrosht shtrihet në lartësi mbidetare 670 metra, dhe radhitet ndër fshatrat mesatarë. Fshati numëron rreth 900 shtëpi dhe rreth 6 mijë banorë.Si në shumë fshatra tjerë edhe Dobroshti i ka Bashkësinë vendore, ka Shkoll;ën Faik Konica, sallë sportive, dy xhami, dy ambulanca si dhe shumë ndërmarrje të ndryshme private ekonomike. Dobroshti ndahet në Mahallët e Lumjanëve, Trakalaçve, Haxhiallarëve, Pervizët, Restemallarëve, Çitakllarëve dhe Fidallaret gjithashtu ende me përkushtim ruan llagapet e familjeve të cilat janë: Lumjan, Trakalaç, Çitak, Pervizi, Shaljan, Dibran, Nurish e tjera.[1]

Vendbanime fqinje

Dobroshti kufizohet me Nerashtin, Gllogjën, Odrin, Jelloshnikun, Përcën, Jegunocën dhe Bjeshkët e Sharrit me Kosovën.

Në fshat jetojnë dy grupe etnike: shqiptarët që përbëjnë 97% të popullsisë së fshatit dhe maqedonasit që përbëjnë 3% të popullsisë së fshatit.

Fshati Dobrosht ka një përqindje të madhe të banorëve që punojnë në vendëlindje dhe në gurbet ( Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Norvegji. Rinia e fshatit edhe tani është e shkolluar dhe për të gëyzuar është se tani shkollohen edhe vajzat edhe djemt. Numri i personave me Fakultet vazhdimisht është në rritje. Si në shumë vende të tjera edhe në arat e këtij fshati që janë mbi 5 ha, një numër i banorëve shfrytëzojnë kultura të ndryshme të bujqësisë, por që janë për nevojat familjare dhe sadopak për treg.

Dobroshti është një fshat i bukur me pasuri të madhe të ujit, drurit, tokës pjellore dhe qasjes në sistemin e rrugëve rajonale .[1]

Të gjitha investimet në infrastrukturën e këtij fshati kënaqin, sepse deri tani gjithçka është bërë me vetë kontributin e dobroshtasve, me përjashtim të rrugës rajonale e cila është ndërtuar në vitin 1958. Fshati ka rrugë të mira brenda tij. Ka ndriçim publik . Fshati ka nevojë për kanalizim fekal dhe atmosferik.[1]

Në fshat ka disa vite që funksionon teatri për fëmijë "PINOKIO". Duhet theksuar se është një sensacion, që në fshatrat e Pollogut të gjendet një veprimtari e tillë si e teatrit "PINOKO". Trupa teatrale e teatrit "PINOKIO", përbëhet nga aktorë amatorë, por kryesorja është që nga ata zhvillohet një art, që në rrethinën tonë të pakonkurencë ka vlerë të madhe për dashamirët e artit që janë të paktë në numër. Teatri amator për fëmijë u formua në fillim të vitit 1998 dhe deri tani ka arritur të shfaq një mori pjesësh teatrale për fëmijë.[1]

image_skyline nga fshati Dobrosht, 2005.

Në shkollën fillore qendrore "Faik Konica" të Dobroshtit, mësojnë 480 nxënës në dy ndërrime me 19 paralele, ku drejtorja e shkollës është Gjulser Rexhepi. Kjo shkollë për herë të parë u ndërtua në vitin 1936 ku mësimi është ndjekur në gjuhën sërbo-kroate. Është rindërtuar në vitin 2000 prej Shoqatës italiane "ICRM" në shumë prej 25 mijë euro, ku me 20 % të mjeteve financiare ka marë pjesë edhe shkolla. Më 13.11.2002 në Lagjen e Poshtme, solemnisht u inaugurua objekti i ri i shkollës lu do të mësojnë 117 nxënës në 5 paralele ; një foshnjore, tri fillore dhe një të klasë e përzier në gjuhën maqedonase. Në këtë solemnitet përshëndetën me fjalë rasti shumë personalitete të shquara si përfaqësues nga shoqatat e ndryshme donatore për ndërtimin e këtij objekti.

Historia e mësimit në gjuhën shqipe daton nga viti 1945, nga mësuesit Idriz Idrizi, Tosum Pohumi, Atli Dema, Muhamet dhe Istref Mahmuti, Nexhat Pustina, Adile Pustina, Selajdin Qazimi, Enver Shala, Enver Zelfi Aliti, Jakup Aliti, Menaf Elmazi, Kurtish Aliti, Jumni Elmazi, Selim A. Selimi, Bajram Jashari, Setki Azemi e të tjerë.[1]

Me ndihmën e IOM-it para disa viteve është ndërtuar edhe fusha sportive në qendër të fshatit. Vite me rradhë në Dobrosht ka funksionuar vetëm një klub fudbolli i njohur si "Slloga", klub në të cilin të drejtë ekskluzive për udhëheqje kanë pasur maqedonasit dhe ndonjë shqiptar. Ky ishte qëllimi kryesorë që shumë aktivistë dhe dashamirë të sportit gjatë vitit 1998 të riorganizohen dhe klubit në fjalë t'ia ndërojnë emrin nga KF "Slloga" në KF "Dobrosht 98", ku shumica dërmuese e udhëheqësisë ishin shqiptarë. Ambiciet e klubit ishin të mëdha, por kuvendi i 25 dhjetorit-1998 në LF të Tetovës ishte i kobshëm për shumë klube shqiptare dhe prej atëherë ky klub ka ngrirë aktivitetet e veta. Në sezonin e ardhshëm klubi përsëri do të riaktivizohet. KF "Dobroshti 98" ka kushte optimale për garim të suksesshëm, kur dihet se disponon me terren të fudbollit.[1]

Bashkëpunimi me komunën e Tearcës Bashkësia vendore e cila ka anëtarë të cilët janë thuajse të gjihtë me fakultete si dhe me tituj shkencorë, kanë dy këshilltarë komunal e i kanë të harmonizuara qëndrimet dhe kërkesat për të mirën e vetë fshatit, [1]

Në fshat veprojnë disa parti politike shqiptare dhe maqedone

Personalitete Dobroshtasit gjithmonë përkrahën çështjen kombëtare Duhet veçuar se ky fshat ka dhënë figura të shquara në rrafshin e shkencës. Pas ardhjes të Komunistëve në vitin 1944 u bë mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve. Disa të rinj nga Dobroshti ikën nga Monopoli i Tetovës- nga Komunizmi në Greqi. Grupi u quajt Grupi i Jusuf Azemit . Këta ikën nga vendi afër kufirit me Greqinë në vitin 1945 dhe ata ishin: Jusuf Azemi, Daut Azemi, Harun Jashari, Murtezan Ismaili, Bajram e Hamdi Ramadani ( Vëllezër), Hysni ,Llokman ,Selim, Abdilazis Luti, Abdulaqim Elmazi, Halil Zilbehari, Neshati nga Sllatina etj.

Kadri Azemi, Aqif M.Pervizi, Demir Sejdiu kanë rrënë dëshmorë në luftë kundër Komunizmit.

Llokman Lutfiu dhe Hafëz Jusuf Azemi-s janë simbole të Ballit Kombëtar në Luftën e Dytë Botërore.[1]

  1. ^ a b c d e f g h Tetova.de Arkivuar 19 shkurt 2020 tek Wayback Machine - Aktualizuar 29.07.05 nga mizi_