Dodë Gjergji
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Dom Dodë Gjergji lindi në Stubllë të Kosovës më 16 janar 1963 është Administratori Apostolik i Kosovës.
U shugurua meshtar më 15 gusht 1989 në dioqezën e Shkup-Prizrenit, ku filloi të kryente shërbimin meshtarak.
Më pas, gjithnjë në këtë dioqezë, punoi si redaktor i revistës ‘Drita’ dhe si përgjegjës për botimin e librave liturgjike në gjuhën shqipe. Nga viti 1991 deri më 1994 qe Kapelan i shqiptarëve në Kroaci. Më pas shërbeu si famullitar në Kallmet, në dioqezën e Lezhës (Shqipëri), ku vijoi të kryente misionin si ‘fidei donum’ nga viti 1994 deri në vitin 2000. Më 5 shkurt 2000 u emërua Administrator Apostolik i dioqezës së Sapës. Më 25 nëntor 2005 u zgjodh Ipeshkëv i Sapës. U shugurua ipeshkëv më 5 janar 2006. Në pesëvjeçarin para shugurimit shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.
Ati i Shenjtë Papa Benedikti XVI e emëroi Administrator Apostolik të Prizrenit (Kosovë), duke e transferuar nga Dioqeza e Sapës (Shqipëri) ku shëbente më parë.
Administratori Apostolik i Kosovës, përveç shqipes, flet edhe serbisht, kroatisht, italisht e gjermanisht.