Shko te përmbajtja

Dorian Koçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

emri = Dorian Koçi | lindi = 14 maj 1976 | vendlindja = , Tepelenë, Shqipëri | shtetësia = Shqiptare | profesioni = Historian, muzeolog, pedagog universitar | fushat = Histori moderne, marrëdhënie ndërkombëtare, identitete kulturore, muzeologji | arsim = Universiteti i Kajros (BA); Instituti i Studimeve Evropiane (MA); Akademia e Studimeve Albanologjike (PhD) | banimi = Tiranë }}

Dorian Koçi (lindur më 14 maj 1976) është historian, analist politik dhe pedagog universitar shqiptar. Ai është i njohur për kontributin e tij në fushën e historisë moderne të Shqipërisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, identiteteve kulturore dhe muzeologjisë.

Koçi ka përfunduar studimet për Filologji Angleze në Universitetin e Kajros dhe më pas ka marrë titullin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci nga Instituti i Studimeve Evropiane në Tiranë. Në vitin 2017 mbrojti doktoratën në Shkencat Historike në Akademinë e Studimeve Albanologjike, me tezën Shqipëria në fillimet e Luftës së Ftohtë (1946–1953).

Ai ka qenë ligjërues në disa universitete shqiptare, përfshirë Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Ka dhënë mësim në lëndët "Historia e Botës dhe Qytetërimeve" dhe "Historia dhe Kultura Shqiptare".

Nga viti 2017 deri në vitin 2023, Koçi ka qenë drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë. Në këtë periudhë, ai zbatoi një reformë të thellë në drejtimin e muzeut, duke promovuar ndërkombëtarizimin, edukimin kulturor dhe digjitalizimin e koleksioneve. Ai organizoi ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare si: Skënderbeu në Pulia, Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar dhe projekte si Dark Tourism – From Hell to Hell. Gjithashtu, nën drejtimin e tij, u zhvilluan programe edukative si Arkeologu i vogël dhe Muzeu im.

Ka qenë anëtar i bordeve ndërkombëtare si European Museum Academy, Këshilli Shkencor i Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe redaktor shkencor në disa botime.

Botime të zgjedhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës (2014)
  • Ikonografia në Muzeun Historik Kombëtar (2021)
  • Historia e Sindikalizmit Shqiptar 1905–1961 (2022, bashkautor)
  • Pikëtakime historike, kulurore, identitare I,II.III (Fitues i çmimit "Olcinium" si libri më i mirë studimor
  • The Image of Albania and Albanians in England 1809–1939 (2019)
  • E majta (2020, bashkautor)

Aktiviteti ndërkombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koçi ka përfaqësuar Shqipërinë në konferenca shkencore në Francë, Hungari, Itali, Rumani, Greqi dhe Serbi. Ai është njohur për punën e tij mbi kujtesën historike, trashëgiminë kulturore dhe narrativat europiane mbi Ballkanin.

  • Muzeu Historik Kombëtar
  • Akademia e Shkencave e Shqipërisë