Drenova (Korçë)
Drenovë | |
---|---|
Drenovë është fshat në rrethin e Korçës, e njohur edhe si vendlindja e shkrimtarit të njohur shqiptar ASDRENI.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drenova në fund të sundimit osman në Shqipëri, ishte e njohur si çiflig i pashait të njohur të Janinës, Ali Pashës, zullumin e të cilit jo vetëm çifçinjtë në Drenovë, por në përgjithës në këto anë as nuk mund ta duronin as nuk ishin në gjendje të liroheshin prej tij. Pas vdekjes së Ali Pashës, Drenova shëndrohet në çiflig të sulltanëve të Stambollit të cilët futën forma të reja të shfrytëzimit të fshatarëve. Në përpjekje që ta fitonin lirinë e çmuar, drenovarëve si thuhet, u kishte rënë ndërmend se si ta blenin. Në vitin 1875, tri vjet para se osmanët të ngatërroheshin me carin e Rusisë, të cilit gjithnjë e më shumë po u shtohej oreksi kolonialist, drenovarët e mërguar në Bukuresht, që i kishin pasuritë e veta në fshatin e lindjes, kishin mbledhur dy mijë e pesëqind lira osmane dhe, për gëzimin e gjithë fshatit, ja kishin dërguar Sulltanit në Stamboll.[1] Me besimin e patundur që mund ta kenë vetëm ata që e kanë në duar fatin e të tjerëve, monarku i Osmanisë e dinte se këta fshatarë po blenin ashtu vetëm pak të drejta formale, por jo edhe lirinë e dëshiruar, prandaj ato pak lira për një pasuri aq të madhe i kishte marrë me zemergjerësi dhe nënqeshje hipokrite. Por shpejt shihet në jetën e drenovarëve të gëzuar për këtë gjest asgjë nuk ndryshon. Së shpejti, shumë etër u ngushtuan që të ju japin lejen dhe pagëzimin fëmijëve të tyre, për të marrë botën në sy.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pesë kilometra larg Korçës, në juglindje të saj, ndërmjet dy lumenjve të vegjël, në rrugën që shpije për në Kolonjë, gjendet Drenova, me rrugë të asfaltuar. Mali i Moravës, i cili qëndron në rrëzë dhe Fusha e Korçës, së cilës i qëndron në ballë, e bëjnë Drenovën fshat me një pozitë të përshtatshme dhe interesante gjeografike.
Drenova ka një klimë të mirë për tokat e plleshme të saj. Ekonomin e dominon bujqësia. Në arat e saj mbillen gruri, misri, fasulja ndërsa pemëtaria dallohet me kultivimin e pemës së manit te zi , mollës, dardhës, kumbullave, qershive dhe pemë të tjera që i përshtatën klimës së Shqipërisë. Kultivimi i vreshtarisë bëhet por jo me intensitet si në shekujt XVIII-XIX, kur Drenova e furnizonte Korçën me verë e rrush dhe manat e zeza prej të cilave nxirret rakia e njohur e manave.
Personalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aleks Stavre Drenova - ASDRENI
- Eli Fara - Këngëtare
- Llazar Morcka - Kompozitor
- Igli Tashi - Dr. i shkencave ekonomike, ekspert në çështjet e sigurisë se informacionit dhe Cybercrime.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Drenovë |
---|
Boboshtica · Dardha · Drenova · Mborja · Morava · Qatromi · Ravoniku · Turani · Zapeti |
redaktoni kutinë |
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ N(uçi) D. N(açi), Korça dhe katundet e qarkut, Dhori Koti, Korçë 1923, f. 93. // shënim i nxierr nga libri i Rexhep Qosjes ASDRENI jeta dhe vepra, botimi i dytë, RILINDJA Prishtin, 1987.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |