Drita Rudi
Drita Rudi (1957, Ferizaj) është mësimdhënëse e muzikës dhe drejtuese e korit të fëmijëve. [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drita Rudi lindi në Ferizaj. Arsimin fillor e kreu nëvendlindjendërsa Shkollën e Mesme të Muzikës dhe Fakultetin e Arteve, drejtimi i pedagogjisë muzikore, i kreu në Prishtinë. Punoi në korin profesionist të Radiotelevizionit të Prishtinës, ishte mësim- dhënëse në disa shkolla fillore të Prishtinës dhe në Shkollën e Ulët të Muzikës në Pejë. Punoi në drejtorinë për kulturë në administratën komunale të Prishtinës. Ishte inspektore dhe këshilltare e arsimit për lëndën e muzikës. Më 1992/93 themeloi korin e fëmijëve "Xixëllonjat" dhe realizoi mbi 1,500 koncerte brenda e jashtë vendit, si në Gjermani, Zvicër e Suedi. Mori pjesë në festivalet "Eurofest", ku u shpërblye me "Grand Prix", në "Noelbaba" (Turqi) në "Fjolla e arte" dhe "Rrugët e arta" në Rozhajë, në "Showfest", pastaj në Milano me Coro d'Italia. Si kompozitore e këngës për fëmijë mori pjesë në "Akordet e Kosovës", "Festivali i fëmijëve" "Kënga e pranverës", "Ylberi", "Bletezat". Është themeluese e festivalit "Prishtina Kids Fest" (2009) dhe autore e bashkautore e librave shkollorë "Edukata muzikore", klasat I-VI, e albumit të këngëve për fëmijë " Xixellonjat" dhe e CD-së për edukimin parashkollor. [1] [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1442. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ http://www.shkollaamadeus.com/Al/ngjarjet/111/nxeneset-e-amadeus-marrin-pjese-ne-koncertin-per-diten-e-pavaresise-se-kosoves/