Jump to content

Droga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Drogat)

Drogë ose ndryshe një substancë tragjike është cdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkoli, nikotina, kafeinnikotina (e cila gjen recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet). Drogat e paligjshme janë droga të cilat nuk jane aprovuar akoma per perdorim mjekesor si barnat apo perdorim per argetim si alkoli. Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Disa shtete si Hollanda, Shtete e Bashkuara te Amerikes, Uruguay, Republika Ceke, Portugalia kane legalizuar disa nga keto substanca si Marijuana apo i kan dekriminalizuar duke lejuar perdorimin por jo shitjen e tyre. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla ne shtetet te cilat kane percaktuar kete ligj. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat kanë një efekt të menjëhershëm fizik dhe psikologjik, për të cilin mund të lexoni në këtë artikull. Doza, cilesia dhe lloji i droges jane karakteristikat kryesore qe duhen mbajtur parasysh nga perdoruesi per te shmangur problemet e ndryshme qe mund te shkaktohen. Drogat mund të pengojnë shumë zhvillimin psikologjik dhe emocional nese përdoren ne menyre te pa papergjegjshme, sidomos nga personat akoma ne zhvillim (-18). Perdoruesit e drogave duhen te jene te kujdesshem, sepse perdorimi i tyre mund te shkaktoje probleme te renda neurologjike dhe ne disa raste te shkaktoje infeksion me hepatit ose HIV si edhe me sëmundje të tjera të ndryshme.

Klasifikimi i drogave[1]

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Qetësuesit
  • Marijuana
  • Opiatet
  • Stimulantët
  • Enteogjenët
  • Haluçinogjenët
  • Disociativet

Qetesuesit ndahen ne kategori te ndryshme. Ai me i njohuri eshte Alkoli i cili konsiderohet si nje nga substancat me toksike per stomakun, melcine dhe veshkat. Qetesues te tjere jane ilacet e gjumit (Benzodiazepinat), disa prej te cilave jane: Alprazolam (Xanax), Lorazepam, Clonazepam, Diazepam (Valium), Chlordiazepoxide (Librium) etj.[3]

Qetesues te tjere ekzistojne ne formen e ilaceve te gjumit apo substancave qe perdoren per anestezi. Qetesuesit i gjejme zakonisht ne forme tabletash apo lengu (ne rastin e Alkolit apo ilaceve te injektueshme).

Zakonisht gelltiten por mund te thithen me hunde apo te injektohen.

Çfare ndikimi kane te perdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Siç i pershkruan titulli i tyre jane barna qe perdoren per qetesim psikologjik, eliminimin e ankthit dhe panikut, dhe per gjum te thelle. Shumica e tyre perdoren edhe ne menyre te pa lejuar nga mjeku por kryesisht per arsye mjekesore dhe rralle here per arsye argetimi.

Çilat jane rreziqet qe shkaktohen nga qetesuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne raste dozash shume te larta qetesuesit ulin ritmin e rrahjes se zemres, tensionin dhe frymemarrjen nen nivelet e sigurise dhe shpesh here shkaktojne depresion te frymemarrjes duke çuar ne vdekje. Ato kane nje rrezik shum te larte te varesise, dhe ne te tilla raste nuk mund te ndalohen per njeheresh sepse mund te shkaktojne gjendje kome dhe vdekje. Simptoma te tjera te varesise nga qetesuesit jane dridhjet (Delirium Tremens), ankthi, agresiviteti etj. Alkoli konsiderohet po aq i rrezikshem sa qetesuesit mjekesore per sa i perket varesise edhe problemeve te tjera vdekjeprurese qe ato shkaktojne.

Ganja/Grass/Marijuana/Pot

Kanabisi është një bime e cila gjendet ne çdo cep te rruzullit tokesor, Materia qe zakonisht tymoset jane lulet e Marijuanes te cilat permbajne substancen psikoaktive THC (Tetra Hydro Cannabinol). Marijuana konsiderohet kategori e vecante e substancave psikoaktive sepse mund te shkaktoje qetesim, stimulim dhe efekte te ngjashme me substanca te tjera. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.

Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie por ne varesi te perdoruesit mund te shkatoje edhe ankth dhe paranoia. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit. Kanabisi thellon aftesine e mendimit dhe i ben perdoruesit te perjetojne shume mendime, pozitive apo negative. Per kete arsye Marijuana mund te shkaktoje kenaqesi ose ankth ne baze te mendimeve te perdoruesit apo ambjentit ne te cilin ndodhet.

Cilat janë efektet që lidhen me përdorimin e kanabisit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi, ritmi i zemres dhe aftesia e te menduarit. Përdoruesit i ulen reflekset, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë lineare. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të ngaterruar të menduarit edhe pse eshte ne gjendje te shtoje aftesite imagjinative. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit.

Aftesite mjekesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marijuana eshte substanca e vetme qe tashme ka arritur te legalizohet ne shume shtete te botes. Shumica e tyre e kane legalizuar vetem ne menyre mjekesore te keshilluara nga mjeku per Glaucoma, Ankth, Pagjumesi, Agresivitet, Mungese te oreksit. Marijuana perdoret edhe nga pacientet terminale me SIDA, Skleroze te Shumfishte dhe Kancer. per te trajtuar depresionin apo dhimbjet e lidhura me semundjen.

Gjate viteve te fundit, Vaji Cannabidiol (CBD oil) eshte perdorur intensivisht per kurimin e qelizave tumorale (Kancer), Parkinson's, Huntington's etj. por ky fakt mbetet akoma i pa verifikuar nga agjensite boterore te shendetit.

Marijuana perveç perdorimit mjekesor, eshte legalizuar edhe per argetim ne Hollande, SHBA (Californi, Washington, New York, Connecticut), Uruguay etj.

E/Molly

Ekstazia është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë tabletat te cilat stampohen me logo dhe ngjyra te ndryshme. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Shume substanca te ngjashme me MDMA-ne perdoren ne tabletat e Ekstazise, shumica prej tyre jane shume me te rrezikshme se MDMA-ja (Amphetamina, 4FA, PMA, PMMA etj.) Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.

Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekstazia rrit energjine e perdoruesit dhe amplifikon empatine, pra deshiren e tij per te krijuar miqesi me te tjeret, te flase, te ndaje ndjenja etj. Ajo rrit pelqyeshmerine ndaj muzikes, personave dhe ambjentit qe e rrethon. Ekstazia rrit rrahjet e zemres, tensionin dhe temperaturen trupore. Perdoruesi nuk e ndjen lodhjen, gjumin dhe urine.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazise
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, ekstazia lejon trupin te harxhoje shume energji duke sjelle dehidratim. MDMA ne vetvete nuk eshte e njohur per shkaktimin e mbidozes por per dehidratimin e personave qe e perdorin. Perdoruesi duhet te pije mjaftueshem lengje qe te mbaje veten te hidratuar por jo me teper se gjysem litri ne ore sepse mund te coje veten ne mbi hidratim. Rreziku kryesor i tabletave te ekstazise jane substancat e tjera pervec MDMA-se te cilat ndodhet ne te, perzijerje te tilla mund te cojne ne rritje te tepert te temperatures trupore apo te rrahjeve te zemres. Ne shume shtete e Europes ekzistojne shoqata jo fitim prurese te cilat analizojne permbajtjen e tabletave per te minimizuar rreziqet e perdoruesve. Ekstazia apo enteogjenet e tjere nuk duhen perdorur nese perdoruesi po kurohet me substanca MAOI (Anti depresante si Zoloft, Prozac etj.) sepse kjo perzjerje mund te shkaktoje Sindromen e Serotonines, ne te cilen neurotransmetuesi i i quajtur Serotonine clirohet ne sasi te medha duke shkaktuar probleme neurologjike.

Shoqata MAPS (Multidisciplinary Association for Psychedelic Studies) kryen shume studime per perdorimin mjekesor te MDMA-se. Ajo eshte provuar efikase ne kurimin e Stresit Post Traumatik (PTSD) dhe ne aplikacione te tjera psikiatrike.

Opiatet ose analgjezikë narkotikë, terma të cilat përdoren për substanca te cilat kane nje efekt qetesues (lehtësues i dhimbjeve), por edhe stimulues.

Smack/H/Horse/

Heroina është një drogë që shkakton varësi te forte dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit.Kjo është substance qe me se shumti merret me hunde ose me shiringe. Heroina e pastër është një pluhur me ngjyre te bardhe ne kafe ne varesi te cilesise se perpunimit. Heroina e rrugës zakonisht përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkakton varesine fizike ndryshe nga drogat e tjera.

Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heroina mund t’u heqë përdoruesve dhimbjet, tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie. Heroina shkakton apati, pra mungesen e emocioneve. Shumica e perdoruesve kane probleme emocionale si nerva dhe arrogance.

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.

Rreziqe të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes. Heroina konsiderohet substanca me e rrezikshme nga te gjitha per sa i perket varesise, mbi dozes apo efekteve psikologjike te perdoruesit.

Haluçinogjenët, ose substancat psikoaktive, janë droga të cilat transformojne vetedijen dhe perceptimin e realitetit te përdoruesit. Disa prej tyre te cilat ndodhen ne familjen e Fenetilaminave kane efekt stimulant (2CB, 25i-Nbome, Meskalina etj.) Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit lisergjik (LSD), Psilocibina (Kerpudhat Halucinogjene), Meskalina (Kaktuset Peyote, San Pedro etj.), Fenetilaminat (2Cx, 25x-Nbome)

Dietilamidi i acidit lisergjik

LSD-ja është një drogë e sintetizuar nga Ergot, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acid”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej kartoni ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e karameleve te pikuara si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë,dhe pa shije. Konsiderohet si nje nga substancat me pak toksike ne bote dhe nje nga drograt me te sigurta fizikisht por me rreziqe te mesme per sa i perket anes psikologjike.

Mbahet nen gjuhe per 30 minuta.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, shton ndjenjat e afërsisë dhe shoqërimit. Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

Cilat janë efektet që lidhen me përdorimin e LSD-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton perceptime të transformuara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta por ndonjehere edhe deluzione dhe mendime negative. Pasojat fizike janë inekzistente por ne anen psikologjike dhe emocionale personi mund te perjetoje eksperienca negative. Nuk keshillohet te perdoret nga persona me semundje psikologjike apo persona me histori familjare te ketyre semundjeve. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, shqisat amplifikohen dhe personi arrijn te degjoje, shikoje, nuhase, shijoje ne menyre shume me efikase se zakonisht. LSD eshte perdorur nga shume shkencetare e psikologe per zbulimin e efekteve te saj dhe aftesive mjekesore per sa i perket mendjes.

Ice/Crystal meth/Speed

Amfetamina bën pjesë në atë grup substancash që quhen stimulantë. Është substancë sintetike e cila përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera Europiane për trajtimin e ADHD (Deficiti i Vemendjes dhe Hiperaktivitetit). Shumë studentë në botë e perdorin atë për efektet stimulante që ajo mund të ofrojë gjatë sezoneve të provimeve. Amfetamina, Metamfetamina dhe substanca të tjera të kësaj familje mund të prodhohen dhe të shiten në menyrë jo të ligjshme në të gjithë botën. Ato mund të jenë në formë pluhuri, kristalesh ose tabletash.

Zakonisht gëlltitet, por mund të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amfetaminat stimulojne një ndjesi mirëqenieje dhe energjie fizike e mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të energjisë dhe vemendjes, e cila e bën përdoruesin të afte te flase, te degjoje, te shkruaje, te punoje, te luaje ne menyr me te shpejte dhe efektive se normalisht. Përdoruesi nuk e ndjen nevojen e urisë apo te gjumit, dhe mungesa e kesaj te fundit shpesh shkakton episode psikotike.

Cilat janë efektet e Amfetaminës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe gjumin. Shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të ndjejne goditje ankthi ose paniku. Doza të tepërta të Amfetaminës mund të shkaktojnë goditje ne zemer nese doza e marre eshte shume e larte. Përdorimi afatgjatë i Aamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i Amfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj mund te perjetoje probleme emocionale si depresion.

Crack/Coke/Snow White

Kokaina është një pluhur apo paste e bardhë i cili vepron si stimulant i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së Kokes. Gjatë rrugës, mund të perzjehet me lëndë të tjera si laktoze, talk, shkumes, miell me qëllim që të rritet sasia. Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.

Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie, ajo rrit vetbesimin e perdoruesit. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një mungese te urise, lodhjes dhe gjumit. Efekti i kokaines eshte shume me i shkurter se stimulantet e tjere si Amfetamine duke arritur 1-2 ore maksimalisht.

Cilat janë efektet dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë ndonjëherë të dhunshme, sidomos kur kjo perzihet me Alkol. Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, hemorragji cerebrale ose goditje të zemrës. Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, dhe mbas shume kohesh episode te dhunshme psikotike mund te ndodhin

Disociativet jane substanca kryesisht sintetike, te perdorura ne mjekesi per anestezi (Ketamina), qetesim te kolles (DXM[13]). Ato kane aftesine te krijojne vdekje te egos, pra e cojne perdoruesin te perjetoje episode me halucinacione ne te cilat ai pyet veten dhe analizon ekzistencen e vetes, botes etj.

K/Special K/Vitamin K

Ketamina eshte substance sintetike e perdorur ne anestezi. Konsiderohet anestetiku me i sigurt dhe perdoret kryesisht per femijet dhe operacione te shkurtra, sepse efekti i saj zgjat 1-2 ore maksimalisht. Perdorimi me intensiv i ketamines ndodhet ne veterinari si anestetik per qente, macet, kaviet, kuajt dhe kafshe te tjera shtepiake apo ferme. Ketamina eshte e njohur per gjendjen e humbur (disociative) te pacienteve mbasi dalin nga anestezia e saj.

Ne ambjentet mjekesore ajo merret me injektim ne muskul ose ne vene, kurse nga perdoruesit e tjere nepermjet thithjes me hunde apo gelltitjes.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ketamina ka aftesine te krijoje "vdekje te egos", pra e con perdoruesin te perjetoje episode me halucinacione ne te cilat ai pyet veten dhe analizon ekzistencen e vetes, botes etj. Efekti i saj eshte shume i shkurter ne krahasim me qetesuesit dhe anestetiket e tjere. Halucinacionet nuk jane te rralla dhe eksperienca pershkruhet si e veshtire dhe e lodhshme. Mbas perfundimit te efektit, kjo substance ka vetine te permirsoje gjendjen psikologjike dhe emocionale te perdoruesit duke eliminuar ankthin dhe depresionin.

Ajo momentalisht eshte ne faza studimore si kure per depresionin dhe Stresin Post Traumatik (PTSD)

Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e Ketamines
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo perdoret kryesisht ne ambjente mjekesore, dhe mbi doza e saj eshte e ralle. Por kur perdoruesit e marrin ne ambjente private pa pranine e nje mjeku mbi doza eshte e mundshme dhe mund te shkaktoje depresion te frymemarrjes. Per ata qe krijojne varesi ndaj ketamines, perdorimi i shpeshte mund te shkaktoje probleme ne veshka dhe sistemin urinar.

  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura psychonautwiki.org
  2. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Depressant
  3. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Benzodiazepine
  4. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Marijuana
  5. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Entactogen
  6. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/MDMA
  7. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Opioid
  8. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Heroin
  9. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Stimulant
  10. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Substituted_amphetamine
  11. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Cocaine
  12. ^ https://psychonautwiki.org/wiki/Dissociative
  13. ^ a b https://psychonautwiki.org/wiki/Ketamine