Jump to content

E drejta e autorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga E drejta e krijuesit)

E drejta e autorit është vetë e drejta e krijuesit. Kjo do të thotë të drejtat e bazuara në pronën intelektuale, të cilat u përkasin krijuesve lidhur me punën e tyre në fushën letrare, shkencore dhe artistike. [1]

Poseduesi i së drejtës (një personi i dytë) për shpalosje të marrë nga krijuesi nën kushte të caktuara sipas marrëveshjes a ligjit thirret posedues i veprës.

Në jetën e përditshme ky term përdoret shpesh për krijuesin dhe për poseduesin d.m.th për të drejtën e shpalosjen e punimit.

Rëndësia e të drejtës së autorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E drejta e autorit është shumë e rëndësishme. Nuk është e drejtë, madje është shkelje ligji të marrësh gjënë e dikujt tjetër dhe ta paraqesësh si tënden, në jetën reale, po kështu duhet të jetë në botën elektronike. Të gjithë ndihemi keq kur na marrin diçka tonën, por ama kur marrim gjënë e tjetrit nuk na vjen dhe aq keq. Duhet ta pranojmë që të gjithë nga pak, me dashje ose pa dashje, vjedhim të drejtën e autorit në botën elektronike, kur bëjmë një projekt, marrim informacione etj. Nëse ne marrim tekstin e dikujt sa për ide dhe e përpunojmë, e kthejmë në diçka tjetër, origjinale tonën, atëherë nuk është vjedhje. Por nëse e marrim nga një tjetër, e kopjojmë dhe e paraqesim si tonin, ky është një gabim i madh. Prandaj duhet të ndërgjegjësohemi dhe ta respektojmë gjithmonë të drejtën e autorit.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LIGJIN TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine