E drejta kushtetuese
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kushtetuta është ligji themelor i një Shteti, Federatë ose Konfederatë. Ajo rregullon bazat e rregullimit shtetëror, strukturën territoriale të shtetit, marrëdhëniet e shtetit më shtetet përbërëse të tij federale dhe më shtetet e tjera, si dhe marrëdhëniet më të nënshtruarit e tij ligjor dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Pushtetit shtetëror i konstituuar në këtë mënyrë është i lidhur për kushtetutën e saj si ligjin më të lartë dhe pushteti (fuqia) i saj mbi të nënshtruarit ligjor kufizohet në këtë mënyrë. Në shtetet demokratike pushteti kushtetutdhenes buron nga populli. Kushtetutat shpesh përmbajnë detyrime dhe synime shtetërorë të cilat shpeshherë pasqyrohen në Preambulë.
Të Kushtetuta parimisht shtrohet çështja e legjitimitetit. Ligjet kushtetuese dallohen nga ligjet e thjeshta në disa pika :
- Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm nën kushte të vështirësuara ; për ndryshimin e saj shpeshherë është i thirrur vetëm kushtetutdhenesi.
- Veprimet e organeve shtetërorë janë nga ana formalë dhe përmbajtjesorë të lidhura për udhëzimet kushtetuese.
- Ajo gëzon përparësi kundrejt të gjithave ligjeve të tjera shtetërorë.
- Në shumicën e demokracive të lira respektimi i saj ruhet nga një juridiksion i veçantë dhe i pavarur. Ai, pra juridiksioni i veçantë (Gjykata Kushtetuese në shumicën e rasteve), mundët përmes kontrollit ligjor jo vetëm të shpallë ligje si kundërkushtetuese, por edhe të shpallë ndryshimet kushtetuese vetë si kunndërkushtetuese.
Sipas Hauke Möller kushtetuta ka funksion të dyfisht : "në njërën anë organizon ndarjen e pushteteve dhe përcakton mënyrat e vendimmarrjes në organizatën shtetërore. Në anën tjetër përmbajnë rregulla si ato të të drejtave themelorë, për të cilat pasataj pushtetet (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori) janë të lidhura"
Kushtetutat e para ose komplet të reja shpeshherë shqyrtohen dhe propozohen nga këshilli kushtetues. Në shtetet demokratike kushtetuta buron nga populli, në monarki nga sovrani. Në realitetin e demokracisë përfaqësuese kjo e drejtë shpeshherë delegohet tek kushtetutdhenesi (Parlamenti ose Kuvendi). Disa shtete parashohin edhe referendume obligative për ndryshimin e pjesshëm ose të tërësishëm kushtetues, si p.sh. Austria. Për ndryshimin e kushtetutës nga ana e kushtetutdhenesit parashihet në shumicën e rasteve një shumicë e kualifikuar. Në të shumtën e rasteve, siç është rasti në Gjermani ose Austri (Art. 79 pika.2 e kushtetutës gjermane ose Art.44 pika 1 i kushtetutës Austriakë)) nevojiten dy të tretat e deputetëve për ndyshimin e kushtetutës.
Studimi i kushtetutave aktualë dhe historikë quhet ë drejta kushtetuese krahasimore. Ajo është një nëndegë e të drejtës krahasimore.