Eda Vula
Eda Vula (1966. Gjakovë) është matematikane dhe profesoreshë universiteti. [1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eda Vula lindi në Gjakovë, ku mbaroi edhe shkollën fillore dhe të mesme. Studioi për matematikë në FSHMN të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi në vitin 2006. Filloi të punojë më 1988, mësimdhënëse në Gjimnazin "Hajdar Dushi" në Gjakovë. Në vitet 1989 ishte mësimdhënëse në SHLP "Baram Curri" në Gjakovë, kur u angzhua edhe asistente në seksionin e matematikës të FSHMN, në Prishtinë, ku u rizgjodh në thirrjen e asistentes në vitin 1993. Mbajti ushtrime, përkatësisht ligjërata nga disa lëndë të fushës së matematikës, duke përfshirë edhe Metodikën e matematikës. Në vitin 2002 zgjidhet ligjëruese në Fakultetin e Edukimit, ku punon edhe aktualisht. Fushë e interesimit të saj është mësimi i matematikës. Ajo mori pjesë në disa koferenca e aktivitete të tjera shkencore profesionale kombëtare e ndërkombëtare. Ishte prodekane e Fakultetit të Edukimit dhe prorektore e Universitetit të Prishtinës. Është autore dhe bashkautore e disa teksteve shkollore dhe universitare.[2] [3] [4]
Publikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Matematika. Detyra të zgjidhura për studentët e mësimit klasor" (2004),
- "Strategji të reja të mësim- dhënies dhe të nxënit në lëndën e matematikës" (bashkautore, 2004),
- “Mësimdhënia dhe të nxënit e matematikës" (2021).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Eda Vula". scholar.google.com (në anglisht). Marrë më 2024-05-21.
- ^ "Eda Vula - Full Professor at University of Prishtina". THE ORG (në anglisht). Marrë më 2024-05-21.
- ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit (M - ZH). Vëll. 2. fq. 1672–1673. Marrë më 2024-05-21 – nëpërmjet botimpex.com.
- ^ Kurshumlia, R.; Vula, E. "Using Reciprocal Teaching for Improving Students' Skills in Mathematical Word Problem Solving - A Project of Participatory Action Research". www.eu-jer.com (në anglisht). Marrë më 2024-05-21.