Jump to content

Hajrullah Koliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ballina e librit, "Aleksandër Xhuvani (Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike)" me autor, Hajrullah Koliqi

Hajrullah Koliqi është pedagog, profesor universitar dhe historian i arsimit, pjesë e komunitetit shqiptarMal të Zi.

Hajrullah Koliqi u lind në vitin 1946 në KështenjëKrajës (Mali i Zi).[1] Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Prishtinë. Pas mbarimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1973, filloi punën si pedagog në Universitetin e Prishtinës. Doktoroi në temën "Aleksandër Xhuvani - Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike". Nga viti 1996 u angazhua si pedagog edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ka qenë kryetar i Këshillit Botues të UP, dekan i Fakultetit të Mësuesisë në Prishtinë dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitet 1999/2000.[2] Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, është laureat i Çmimit Tradicional të “Art Club”-it nga Ulqini.[3]

  • Aleksandër Xhuvani (Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike), 1987;
  • Andragogjia, 1987, 1990;
  • Kraja ndër mote, 1993;
  • Mbijetesa e Universitetit të Prishtinës 1991-1994, 1995
  • Gjendja dhe pozita e arsimit shqip në Kosovë në periudhën 1990-95 dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë (bashkëautor), 1996;
  • Das Überleben der Universität Prishtina 1991-1996, 1997;
  • The Survival of the University of Prishtina 1991-1996, 1997;
  • Historia e pedagogjisë botërore I, 1997;
  • Historia e pedagogjisë botërore II, 1998;
  • Historiku i arsimit në Krajë, 1999;
  • Kraja e Shkodrës, 2001;
  • Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, 2002;
  • Sistemi i arsimit në Kosovë, 2004;
  • Jashar Rexhepagiqi (Portret);
  • Në kërkim të dijes dhe të lirisë (Searching for Knowledge and Freedom), bashkautor dhe redaktor,2004;
  • Universiteti i Prishtinës 1970-2005 (University of Prishtina 1970-2005) bashkautor, 2005;
  • Thesar filoedukimi - Thesaurus of Philoeducation, 2007;
  • Në një cep të Ilirisë, bashkautor, 2007;
  • Jashar Rexhepagiqi (Figurë e shquar e arsimit dhe e shkencës),2009;
  • Gruaja ndër shekuj/Arsimimi dhe emancipimi i saj, 2009;
  • 40 vjet të tempullit tonë të diturisë/Shkrime për Universitetin e Prishtinës/,2010;
  • Ata që jetën na e falën, 2010;
  • Kosova - Vështrim monografik, bashkautor, 2011;
  • Kur Perëndia identifikohej me diturinë, 2011;
  • Kraja jonë, 2014.[3]

Përpos veprave dhe teksteve universitare, Hajrullah Koliqi është autor edhe i rreth 250 punimeve, përfshirë këtu artikuj, studime, fejtone, vështrime etj., të botuar në gazeta dhe revista të ndryshme.[4]

"Penës së Hajrullah Koliqit i takojnë një numër i madh veprash nga fusha e pedagogjsë shqiptare dhe botërore. Ai është autor i një numri të madh punimesh shkencore, publicistike, fejtoneve, teksteve etj, të publikuara në revista e gazeta të ndryshme shkencore e kulturore." (Gj. Gjonaj)
“Doktor Koliqi gjatë tërë karrierës së tij është shquar si veprimtar i paepur për çështjen kombëtare shqiptare, qoftë në Prishtinë, apo në vendlindje, në Krajë” (Juria e Art Clubit në Ulqin)[5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Hajrullah Koliqi:Të vlerësohet dhe të kompensohet teksti universitar, (Biseda e së shtunës), Bujku, Prishtinë, 11 janar 1997, fq. 11, (Bisedoi Ali Olloni)
  2. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, (vëllimi II), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1212 ISBN 978-99956-10-28-9
  3. ^ a b Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, laureat i Çmimit Tradicional të “Art Club”-it Arkivuar 11 nëntor 2018 tek Wayback Machine December 30, 2015, tvteuta, Vizituar më 7.12.2016.
  4. ^ Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, laureat i Çmimit Tradicional të “Art Club”-it, 28/12/2015, http://lajm.me (E përditshme online nga Ulqini), Vizituar më 8.12.2016.
  5. ^ "Hajrullah Koliqi, laureat i çmimit të "Art Clubit" në Ulqin". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 6 dhjetor 2016.