Edgar Allan Poe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Edgar Allan Poe arlind
Edgar Allan Poe 2.jpg
Edgar Allan Poe 1848 (Daguerreotypie)
Ditëlindja: 19 janar 1809
Vendlindja: Boston, Massachusetts, ShBA
Ditëvdekja: 7 tetor 1849
Vendvdekja: Baltimore, Maryland
Nënshtetësia: Amerikanë
Zhanri: Dramë / Horror / Science fiction / Krim

Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809Boston, Massachusetts, ShBA ; vdiq më 7 tetor 1849Baltimore, Maryland. Ka qenë një shkrimtarë amerikan. Ai e themeloi litertaurën e krimit, zhanrin science fiction dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fondamenti të simbolizmit dhe kështu të poezisë moderne.

Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Fan Noli e kishte përkthyer edhe në shqip. Ai kishte përkthyer dy poemat më të njohura të tijat : “Korbi” dhe “Anabel Li”. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë. Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta, shpesh herë i dehur dhe jo rrallë herë shëtitës si endacak në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij. Krijimet e tij ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Ashtu si Hemingueji dhe Poe pati një vdekje tragjike, Edgar ishte ndarë nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme. Një nga shprehjet e tij të njohura është : “Cila sëmundje e lë veten të krahasohet me alkoolin !”. “Korbi” dhe “Anabel Li” ishin magji të vërteta. Sot ai është një mit, paraprijës i kohës së vet. Jo vetëm poetët, por edhe filozofët bashkëkohorë thonë : “Pa Poe-n nuk do të njihnim shpirtin e njeriut, siç e njohim sot”. Poezitë e tij nisa t’i botoj që nga viti 1999, ndërsa në vitin 2005 botova një përmbledhje me poezi dhe poemat e tij, të cilin e kam ribotuar 4 herë. Megjithatë, tashmë isha vënë në kërkim të shpirtrave të mëdhenj njerëzor.

Edgar Allen Poe
“Annabel Li”

Ka shume e shume vjet/
Ne nje vend afer ne det,/
Ish nje vajze qe mundni ta njini tani/
Nene emerin Annabel Li ;/
Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte/
Vec ta deshja sikunder me deshti./

Isha i vogel dhe ishte e vogel ne vjet/
Ne ate vend afer ne det ;/
Po duheshim me teper se me dashuri/
Une dhe imja Annabel Li ;/
Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi/
Qe te dyve na kishin zili./

Prandaj, tani e shume vjet,/
Tek ky vend afer ne det,/
Fryri veriu nga rete e ma ngriu/
Te bukuren Annabel Li ;/
Edhe motrat e saj engjellesha/
Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,/
Dhe keshtu me la shendet/
Nga ky vend afer ne det./

Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri/
Qe te dyve na mbanin meri./
Po perandaj, sic e dini vertet,/
Tek ky vend afer ne det/
Fryri veriu nje nate e ma ngriu/
E ma vrau timen Annabel Li./ 

Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,/
S’e ka pasur as plak as i ri,/
As i marr’ as i urte njeri/
Dhe as Engjejt e qiellit ne re,/
As demonet perposht ne sketerre;/
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti/
I se bukures Annabel Li./

Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit/
Per te bukuren Annabel Li ;
Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen
Te se bukures Annabel Li;/
Nate e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,/
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,/
Permi varrin ku deti bucet,/
I rri prane mi varrin ne det.