Eftali Ndreu (Papathanasi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eftali Ndreu (Papathanasi) (lindur më 10 janar, 1955, Tiranë) është një violonçeliste shqiptare nga Shqipëria.[1]

Ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga shkolla. Në vitet 1973-1978 vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve. Pas studimeve ajo ishte mësuese e violonçelizmit në Shkollën Artistike "Jordan Misja" ku punoi deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe ajo mori pjesë aktive në koncerte të dhëna në salla të rëndësishme si Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve, Teatri i Operas dhe Baletit , Pallati i Kulturës dhe regjistrimet në Radio Televizionin Shqiptar.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Eftali Ndreu (Papathanasi)". albaniancellosite.com (në anglisht). Albanian Cello Site. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 17 shkurt 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]