Ekonomia e Lituanisë
Ekonomia e Lituanisë është ekonomia më e madhe e të tre shteteve baltike[1]. Lituania është anëtare e Bashkimit Europian dhe kategorizohet si një vend me zhvillim tepër të madh njerëzor.
Lituania ishte shteti i parë që shpalli pavarësinë nga BRSS në vitin 1990[2], dhe pas pavarësisë vendi kaloi nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi tregu, duke ndërmarrë reforma të shumta. Ekonomia lituaneze (PBB) u rrit me më shumë se 500% në krahasim me vitin 1990, dhe kjo frymëzoi nocionin "Tigër baltik".
Sektorë më të rëndësishëm në ekonominë lituaneze janë shërbimet (që përfshijnë tekonologjinë dhe shërbimet bankare), industria (që përfshin metalurgjinë, përpunimin e drurit dhe atë ushqimore), bujqësia (produkte kryesore janë drithërat dhe patatja) dhe turizmi[3] (që përfshin historinë e gjatë të Lituanisë, arkitektura e veçantë baltike[4] dhe natyra pyjore e dendur).
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Krahasim i PBB".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lituania feston 30-vjetorin e pavarësisë - Radio Evropa e Lirë".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Turizmi dhe ndikimi në ekonominë lituaneze (anglisht)" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2019. Marrë më 8 maj 2020.
- ^ "Arkitektura lituaneze (anglisht)" (në anglisht).