Ekuacioni Drejk
Appearance
Ekuacioni Drejk (i njohur edhe si Ekuacioni Sagan) është një ekuacion i cili jep numrin e qytetërimeve të përparuara teknologjikisht, të aftë për ndërlidhje ndëryjore ne galaksinë tonë të Rrugës së qumështit, si përftim i përqindjes me të cilën yje të rinj lindin në galaksi, mundësia që ndonjë prej këtyre yjeve të ketë kushte të nevojshme për të krijuar jetën dhe zhvillimin e ngadaltë në një qytetërim teknologjik, dhe jetëgjatësinë mesatare të qytetërimeve të tilla.
Ekuacioni u parashtrua nga Frenk Drejk në vitet 1960 si orvatje për të vlerësuar numrin e qytetërimeve jashtëtokësore të arsyeshme të pranishme në galaksinë tonë me të cilat ne mund të ndërlidhemi.
Ekuacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekuacioni Drejk pohon se:
ku:
- N është numri i qytetërimeve në galaksinë tonë me të cilët ne mund të ndërlidhemi ndonjëherë
dhe
- R* është përqindja e formimit të yjeve në galaksinë tonë
- fp është pjesa e atyre yjeve që kanë planete
- ne është mesatarja e planeteve që ka mundësi të mbështesë jetën për yllin që ka planete
- fl është pjesa e yjeve që kanë zhvilluar jetën e mençur
- fi është pjesa e yjeve që zhvillojnë jetën e mençur
- fc është pjesa e yjeve që duan dhe janë të aftë për ndërlidhje me ne
- L është jetëgjatësia e pritëshme e qytetërimeve të tilla.