Elez Kadria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Elez Kadria është aktor dhe regjisor shqiptar.

Elez Kadria ka lindur në 6 maj të vitit 1941 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta Shkollën e Lartë për Aktor "Aleksandër Moisiu" pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) fillon në vitin 1965 punë si aktor në Teatrin "Migjeni" të qytetit të Shkodrës. Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë roli i Fatosit në filmin "Detyrë e posaçme" në vitin 1963. Ka interperetuar gjithsej në 10 filma artistikë dhe televizivë. Vepra më e fundit regjisoriale e regjisorit Elez Kadria është regjia e komedisë “Milioner pa asnjë kacidhe” e Dionis Bubanit të vënë në skenë në Teatrin e këtij qyteti në datën 12 nëntor 2005.

Kinematografi

1984 -- Koha nuk pret (Film TV)....................Abdullah Varoshi (Miku)

1984 -- Militanti......................................majori Ndrec Kola,Komandanti i Xhandarmërisë

1983 -- Fundi i një gjakmarrje.....................Dani

1983 -- Gracka.......................................Qamil Borodina

1982 -- Besa e kuqe .............................Pjetër Ukakuqi,Kryetari i Komunës

1982 -- Shokët.......................................Gjon Vusha

1979 -- Ditët që sollën pranverën (Film TV)......Kapobanda

1977 -- Një udhëtim i vështirë....................Sekretari i Partisë

1966 -- Oshëtimë në bregdet......................Maliqi

1963 -- Detyrë e posaçme .........................Fatosi