Jump to content

Emine Memija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Emine Memija (1938-2012), historiane boshnjake e letërsisë.

Emine Memija i ka kryer studimet në Departamentin e Filologjisë Orientale në Fakultetin Filozofik në Sarajevë në vitin 1964. Temën e disertacionit të doktoraturës me titull: "Libri i shtypur dhe periodiku në Bosnje dhe Hercegovinë," ajo e mbrojti në vitin 1985. Ajo ishte edhe specializim për gjuhën arabeTunizi. Ka punuar në "Večernje novine" dhe "Oslobođenje." Ishte edhe redaktore e revistës "Jehona" (Odjek). Emina Memija në vitin 1993 u zgjodh profesor në Departamentin e Letërsisë së Përgjithshme dhe Biblioteka në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, më 1997 profesor inordinar, dhe më 2003 profesor ordinar. Ligjëroi lëndët Histori e shkrimeve, librave dhe bibliotekave si dhe Organizimi i bibliotekës. Doli në pension në vitin 2008 kur edhe u zgjedh profesor emeritus.


Eshtë marrë me kulturën e hapsirës së Bosnjë-Hercegovinës në kuptim më të gjerë, të shkrim-leximit dhe letërsisë të periudhës osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë, sidomos historinë e shtypit dhe periodikët në bibliotekë. Ka botuar një seri të punimeve shkencore në revista profesionale (Anketa, Biblioteka, Echo, Wiener Slawistischer Almanac, Sesler). Ajo ishte redaktore e edicionit të letërsisë boshnjake në 100 librat e BZK "Preporodit", anëtar i Këshillit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare në Tuzlla dhe presidente e Komisionit profesional për provimet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Botime të veçanta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Bosanski vjesnici. Počeci štampe u Bosni i Hercegovini, Sarajevo 1996.
  • Biser. Književnohistorijska monografija i bibliografija (koautor Lamija Hadžiosmanović), Nacionalna i univerzitetska biblioteka BiH, Sarajevo 1998.
  • Od slike do knjige. Iz historije pisma, knjige, štampe i biblioteka, Sarajevo 2003.
  • Spomenica 60. godišnjice Filozofskog fakulteta u Sarajevu (1950–2010), Filozofski fakultet, Sarajevo 2010, 188-189.
  • Senada Dizdar, In memoriam: Emina Memija, Preporod, Sarajevo mart 2012. [1]