Jump to content

Energjia kimike

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Energjia kimike është potenciali që një substancë kimike t’i nënshtrohet një reaksioni kimik për t’u shndërruar në substanca të tjera. Shembujt përfshijnë bateri, ushqim, benzinë, etj. Ushqimi na jep energjinë e nevojshme për të cilën ka nevojë qeliza që të funksionojë. Ajo është energjia që ndodhet në lidhjet që bashkojnë mes tyre atomet që formojnë molekulat e ushqimeve, e quajtur energji kimike. Të gjitha substancat me të cilat ushqehemi, qofshin ato që vijnë nga kafshët/bimet permbajnë energji kimike që shfaqet si flakë dhe nxehtësi kur digjen ushqimet. Energjia që mund të përdoret nga qelizat përmbahet në molekulen e një sheqeri të thjështë, glukozës. Reaksioni i djegies së glukozës, që në qeliza çliron energjinë e nevojshme për veprimtarinë e tyre, quhet frymëmarrje qelizore. Fotosinteza është procesi me anë të të cilit bimet përdorin energjinë e diellit për të prodhuar oksigjen, duke u nisur nga CO2 dhe nga H2O, molekula organike të pasura me energji kimike si glukoza. Energjia kimike është energjia e rezervuar në lidhjet ndërmjet atomeve ose molekulave të lëndës. Kjo energji çlirohet, për shembull, në trajten e energjisë termike gjatë djegies së lëndeve të ndryshme.

Karburanti grumbullon energji kimike. Ai digjet brenda motorit të makines dhe e vë atë në lëvizje. Ushqimet kanë energji kimike dhe trupi ynë e përdor për të lëvizur dhe ruajtur nxehtësinë.