Epiri i Ri
Epiri i Ri (latinisht: Epirus Nova) ishte një ndarje e re administrative që krijuan romakët pas pushtimit të territorit të sotëm shqiptar. Ai bënte pjesë në provincën romake të Maqedonisë.
Perandoria Romake pasi pushtoi Greqinë dhe Ilirinë, krijoi Epirin e Ri (Epirus Nova) i cili shtrihej nga Vlora (më saktë nga Llogaraja) e deri në Kukës. Mendohet se kjo ndarje ndodhi nën pushtetin e perandorit Diolecian. [1] Kryeqyteti i kësaj pronince ishte Durrësi.
Ndërsa Epiri i Vjetër (latinsht: Epirus Vetus) shtrihej nga Vlora e poshtë dhe kishte kryeqytet Nikopolin. Shqiptarët janë quajtur epirotë pikërisht prej Epirit të Ri dhe nuk kanë aspak lidhje me Epirin e Vjetër që në burimet më serioze të huaja konsiderohet si mbretëri greke dhe fiset mollose, kaone dhe thesprote, përsëri enciklopedia britanike i konsideron greke. [2] Shqiptarët kanë zbritur në Epirin e vjetër gjatë Mesjetës së hershme dhe shkaqet kanë qenë sulmet serbe. [3] Shqiptarët i përkasin më shumë Epirit të Ri, dhe gjuha shqipe është quajtur gjuhë epirote pikërisht për këtë fakt. Autori mesjetar shqiptar Frang Bardhit krijoi fjalorin e parë shqip latino-epiroticum. Skënderbeu është mbiquajtur 'princ i Epirit' pikërisht për këtë fakt, dhe e quante veten pasardhës të Pirros, sepse nuk ishte në dijeni që ka pasur dy Epire, Skënderbeu nuk i ka pasur kurrë nën zotërim tokat e Epirit të Vjetër. Madje edhe Durrësi më shumë ka qenë nën sundimin venedikas. Epiri i Ri u zhduk si koncept kur u krijua për herë të para Principata e Arbanonit (Arbërisë) në 1190. [4]
Referenca
- ^ Soustal, Peter;, Koder, Johannes (1981). Tabula Imperii Byzantini, Band 3: Nikopolis und Kephallēnia (në gjermanisht). I. fq. 47. ISBN 978-3-7001-0399-8..
{{cite book}}
: Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja) - ^ "Mollosët" (në anglisht).
- ^ Steven G. Ellis;, Lud'a Klusáková (2007). Imagining frontiers, contesting identities (në anglisht). Edizioni Plus. 37. ISBN ISBN 9788884924667..
{{cite book}}
: Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja) - ^ "Principata e Arbërit".