Eratosteni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Eratosteni
Lindi me: 276 p.e.s
Lindi në: Kirenë, Libia
Vdiq me: 194 p.e.s
Vdiq në: Aleksandria
Kombësia: Grek
Profesioni: Gjeograf , Matematikan , Poet , Astronom


Portrait of Eratosthenes.png

Eratosteni, (greqisht: Ερατοσθένης; 276 p.e.s. - 194 p.e.s.) ishte matematikan grek , gjeograf, poet, astronom dhe teoricien i muzikës. Ai ishte një njeri i shkolluar, dhe ishte bërë shef i biblotekës në Bibliotekën e Aleksandrisë.

Eratosteni lindi në Kirenë (Shahat, Libi), ndërsa vdiq në Aleksandri.

Famën e arriti pasi që i pari i futi në përdorim kuptimet për gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike, dhe i pari arriti të llogarisë sipërfaqen e Tokës. Dhe që prej asaj kohe Erastoteni ka filluar të njihet si babai i gjeografisë.

Rreth vitit 200 p.e.r Eratosteni i pari filloi të përdorte termin gjeografi, që do të thotë përshkrim i Tokës. Në matematikë është i njohur për studimin e numrave të thjeshtë ku e përkufizoi një metodë për gjetjen e numrave të thjeshtë e cila quhet Sita e Eratostenit