Jump to content

Erik From

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Erik From
EmriEric Fromm
Lindja23 mars 1900
VendlindjaFrankfurt am Main, Gjermani
Vdekja18 mars 1980
VendvdekjaMuralto, Swizerland
EraShekulli XX
RajoniPsikologë Gjerman
Shkolla/traditaHumanist

Erich Fromm ka lindur ne 23 mars 1900, Frankfurt am Main, Gjermani dhe ka vdekur 18 mars 1980, Muralto, Switzerland. Fromm ishte psikoanalist dhe filozof social por gjithashtu është i njohur si humanist. Ne vitin 1933 e la Gjermanine dhe erdhi në ShBA. Ai argumentoi se principet psikoanalitike mund të aplikohen për të shëruar sëmundjet e kultures (shoqërisë).[1]

Tematikat Frommiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liria: Nje problem psikologjik?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia moderne europiane dhe amerikane bazohet ne perpjekjen per ta cliruar lirine nga zinxhiret politike, ekonomike dhe shpirterore qe kane lidhur njerezit. Betejat per lirine u bene nga te shtypurit, nga ata qe aspironin nje liri te re, kunder atyre qe kishin privilegje per te mbrojtur. Duke luftuar per clirimin e tyre nga tirania, cdo klase besonte se luftonte per lirine ne vetvete dhe keshtu mund t'i bente thirrje nje ideali, deshires per liri te rrenjosur tek te gjithe te shtypurit. Megjithate, ne betejen e gjate dhe te vazhdueshme per lirine, klasat qe ne nje moment te percaktuar historik luftuan kunder shtypjes u nodhen nga ana e armiqve te lirise kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje te reja per te mbrojtur.

Pavaresisht nga permbysjet e shumta, liria i ka fituar betejat. Ne keto beteja shume kane mbetur me bindjen se te vdisje ne luften kunder shtypjes ishte me mire se sa te jetoje pa liri. Nje vdekje e ketij lloji ishte pohimi me i larte i individualitetit te tyre. Historia dukej se tregonte se njeriu ishte ne gjendje te drejtonte vetveten, te merrte vendime te pavarura dhe te mendonte dhe te ndiente si te besonte me mire. Shprehja me e plote e mundesise se individit dukej se ishte qellim final drejt se cilit po afrohej ne menyre te shpejte zhvillimi shoqeror. Parimet e liberalizmit ekonomik, te demokracise politike, te autonomise fetare dhe te individualizmit ne jeten personale, shprehnin deshiren per liri dhe ne te njejten kohe, dukej se i afronin njerezit ne realizimin e tyre. Njeri pas tjetrit, zixhiret rane. Njeriu e permbysi sundimin e natyres duke u bere sundimtari, e permbysi sundimin e kishes dhe sundimin e shtetit absolutisht. Permbysja e sundimit te jastem dukej kushti i domosdoshem dhe i mjaftueshem per te arritur qellimin e deshiruar, lirine e individit.

Nga shume njerez Lufta e Madhe u mbajt si lufta e fundit dhe ne perfundimin e saj u pa fitorja e plote e lirise. Demokracite e vjetra dolen te perforcuara dhe demokracite e reja zevendesuan monarkite e vjetra. Por kaluan vetem pak vite dhe dolen sisteme te reja, qe mohuan gjithcka qe njerezit besonin se e kishin fituar ne shekuj lufte. Ne fakt, thelbi i ketyre sistemeve te reja, qe do te mbisundojne ne menyre efikase tere jeten sociale dhe personale te individit, ishte nenshtrim i te gjitheve, pervec nje grushti njerezish, ndaj nje autoriteti mbi te cilin nuk kishin asnje kontroll.

Fillimisht, shume njerez u pajtuan me mendimin se fitorja e sistemit autoritar vinte nga marrezia e pak individeve dhe kjo marrezi e tyre, me kohe do t'i conte ne shkaterrim. Te tjere mendonin se populli italian, ose ai gjerman, nuk kishin patur kohe te mjaftueshme per t'u edukuar me demokracine dhe, per kete arsye, mund te pritej qetesisht momenti kur do te arrihej pjekuria politike ne demokracine perendimore. Nje iluzion tjeter i perbashket, ndoshta me i rrezikshem nga te gjithe, ishte besimi se njerez si i e kishin shtene ne dore pushtetin mbi aparatin e gjere shteteror vetem me hajduteri dhe poshtersi, se ata dhe stelitet e tyre qeverisen thjesht permes forces se kulluar; se tere popullsia qe vetem objekt i privuar nga vullneti prej tradhetise dhe it. Gjate atyre viteve deri sot, fallsiteti i kesaj teze është i dukshem. Kemi qene te detyruar te pranojme se ne Gjermani miliona njerez ishin te gatshem te hiqnin dore nga liria e tyre ashtu si kishin qene te gatshem eterit e tyre per ta fituar ate; se ne vend qe te donin lirine, kerkonin menyra per t'iu shmangur asaj; se miliona te tjere ishin indiferente dhe nuk besonin se ia vlente te luftoje dhe te vdisje per te mbrojtur lirine. Per me teper ne pranojme se kriza e demokracise nuk është vetem problem italian ose gjerman, por është problem i cdo shteti modern. Dhe nuk ka rendesi se cilet simbole zgjedhin armiqte e lirise njerezore; liria mund te kercenohet duke e sulmuar ne emer te fashizmit te deklaruar si dhe nen mbulesen e etiketes se antifashizmit. Kjo e vertete ka qene formuluar aq bukur nga Xhon Djui sa me pelqen te shpreh mendimin me fjalet e tij. "Kercenimi i vertete per demokracine tone, pohon ai, nuk është ekzistenca e shteteve totalitare te huaj. Eshte prania, ne qendrimet tona vetiake dhe ne institucionet tona, e kushteve qe ne vende te tjera bene qe te triumfoje autoriteti i jashtem, disiplina, uniformiteti dhe nenshtrimi ndaj kryetarit. Pra fusha e betejes është dhe ketu: ne veten tone dhe ne institucionet tona."

Ne qofte se duam ta luftojme fashizmin duhet me pare ta kuptojme ate: optimizmi nuk do te na ndihmonte.

Perseritja e formulave optimiste do te ishte e paafte dhe e padobishme ashtu si rituali i nje vallezimi indian kushtuar shiut.

Pervec problemit te kushteve ekonomike dhe sociale qe i hapen rrugen fashizmit, ka edhe nje problem njerezor qe duhet kuptuar. Qellimi i ketij libri është analiza e faktoreve dinamike te struktures se karakterit te njeriut modern qe ne vendet fashiste e kane bere qe te deshiroje braktisjen e lirise dhe ne kete menyre jane perhapur dhe ne popullsine tone. Kur shikojme aspektin njerezor te lirise, deshiren e nenshtrimit dhe etjen per pushtet, na dalin perparesi keto pyetje te pashmangshem: Cfare është liria si pervoje njerezore? Deshira perliri a është valle dicka e brendshme ne natyren njerezore? Eshte nje pervoje e njejte, pamvaresisht nga tipi i qyteterimit ku jeton personi, apo është dicka qe ndryshon sipas shkalles s individualizmit te arritur nga nje shoqeri e vecante? Liria është vetem mungesa e presioneve te jashtme apo është edhe prania e dickaje? Dhe ne qofte se është keshtu, per se është fjala? Cilet jane ne shoqeri faktoret sociale dhe ekonomike qe nxisin impenjimin ne favor te lirise? A mund te behet liria nje barre mjaft e rende per t'u mbajtur, dicka prej se ciles individi kerkon te largohet? Atehere perse liria është per shume njerez nje cak i cmuar dhe per te tjeret nje kercenim?

A nuk ka, ndoshta, pervec nje deshire per liri te lindur bashke me njeriu, edhe nje deshire instinktive per nenshtrim? Dhe ne qofte se nuk është keshtu, si mund ta shpejgojme joshjen qe ka sot per shume njerez nenshtrimi ndaj kreut? A është gjithmone nenshtrim ndaj nje autoriteti te shfaqur, apo edhe nenshtrimi ndaj autoriteti te brendesuar, si detyra ose ndergjegja, shtrengime te brendshme apo autoritet anonim si opinioni publik? A ka nje kenaqesi te fshehte ne nenshtrim dhe cili është thelbi i tij?

Cfare është ajo qe krjon tek njerezit nje etje te pashuar per pushtet? Eshte forca e energjise se tyre vitale, apo është nje dobesi thelbesore dhe paaftesia per ta jetuar jeten spontanisht dhe me dashuri? Cilat jane kushtete psikologjike qe perforcojne keto impulse? Cilat jane kushtet sociale mbi te cilat bazohen, nga ana e tyre, keto kushte psikologjike?

Analiza e aspektit human te lirise dhe te autoritarizmit na detyron te shikojme nje problem te pergjithshem dhe pikerisht ate te rolit qe faktoret psikologjike zhvillohen si force aktive e procesit shoqeror, dhe kjo nga ana e vet con ne problemin e nderveprimit te faktoreve psikologjike, ekonomike dhe ideologjike ne procesin shoqeror. Cdo orvatje per te kuptuar joshjen qe fashizmi ushtron mbi kombet e medhenj na detyron te njohim rolin e faktoreve psikologjike. Ne fakt, do te merremi ketu me nje sistem politik qe thelbesisht nuk i ben thirrje forcave racionale te egoizmit, por qe zgjon dhe mobilizon tek njeriu forca diabolike, pranine e te cilave nuk e kemi dyshuar aspak ose, e pakta e konsideronim te zhdukur shume kohe me pare. Ne shekujt e fundit imazhi i zakonshem per njeriu ishte ai i nje qenie te arsyeshme, veprimet e te cilit percaktohen nga interesi egoist dhe nga aftesia per te vepruar ne perputhje me te. Edhe shkrimtare si Hobsi, qe shikonin tek vullneti per pushtet dhe armiqesine forcat levizese te njeriut, e shpjeguan pranine e ketyre forcave si rezultante logjike te egoizmit. Meqenese njerezit jane te barabarte dhe kane te njejten deshire per lumturi dhe meqe nuk ka pasur te mjaftueshme per t'i kenaqur te gjithe ne te njejten mase, domosdoshmerisht luftojne me njeri tjetrin dhe deshirojne pushtetin per te siguruar realizimin e ardhshem te asaj qe e kane. Por imazhi i Hobsit, ne nje fare mase, shfaqet i kapercyer. Meqe klasa e mesme ia doli ta thyeje pushtetin e drejtuesve te vjeter politike e fetare dhe njerezit ia dolen ta mbisundojne natyren dhe miliona individe ekonomikisht u bene te pavarur, gjithnje e me shume u binden se bota ishte racionale dhe se njeriu, ne thelb ishte nje qenie racionale.

Forcat e erreta dhe djallezore te natyres njerezore do t'i behen dalje Mesjetes dhe periudhave me te hershme te historise dhe u shpjeguan me injorancen ose me makinacionet e shkatheta te mbretit dhe prifterinjve mashtrues.

Keto periudha u pane sic mund te shikohet nje vullkan qe per shume kohe ka pushuar se qeni nje kercenim. U ndien te sigurte e plot besim se fitoret e demokracise moderne i kishin flakur te gjitha forcat e kobshme; bota dukej e ndricuar dhe e sigurte si rruget e ndricuara bukur te nje qyteti modern. Lufterat u konsideruan si reliket e fundit te koheve antike dhe u mendua se mjaftonte vetem nje lufte per t'u dhene fund te gjitha lufterave; krizat ekonomike u konsideruan si incidente edhe pse keto incidente vazhduan te perseriteshin me nje rregullsi te caktuar.

Kur erdhi fashizmi ne pushtet, pjesa me e madhe e njerezve ishin te papergatitur, si teorikisht dhe praktikisht. Nuk arrinin te besonin se njeriu mund te manifestonte te tilla prirje ndaj se keqes, nje vullneti te tille per pushtet, njer perbuzje te tille per te drejtat e te dobeve ose nje etje te tille per nenshtrim. Vetem pak njerez kishin lajmeruar gjemimin e vullkanit qe paraprin shperthimin. Nicja e kishte turbulluar optimizmin e embel te shekullit XIX; po aq kishte bere Marksi, ne menyre te ndryshme. Nje paralajmerim tjeter erdhi pak kohe me vone nga Frojdi. Natyrisht ai, dhe shumica e dishepujve te tyre, kishte vetem nje ide mjaft te thjështë te asaj cka ndodhte ne shoqeri dhe pothuajse te gjitha zbatimet e tij te psikologjise ne problemet shoqerore ishin konstruksione te gabuara. Megjithate, duke e perqendruar vemendjen e tij ne fenomenet e crregullimit emotiv dhe mendor te individeve, ai na coi ne majen e vullkanit dhe na beri te shkojme ne kraterin e tij ne vlim.

Frojdi shkoi me perpara se te tjeret duke e drejtuar vemendjen drejt vezhgimit dhe analizes se forcave iracionale dhe te pandergjegjshme, qe percaktojne pjeserisht, sjelljen njerezore. Ai dhe pasuesit e tij te psikologjise moderne jo vetem kane zbuluar sektorin iracional dhe te pandergjegjshem te natyres njerezore, prania e se ciles kishte qene pershkruar nga racionalizmi modern; por madje kane treguar se keto fenomene iracionale ndjekin disa ligje dhe prandaj mund te kuptohen ne menyre racionale. Ai na mesoi te kuptojme gjuhen e endrrave dhe simptomat fizike si dhe elementet iracionale te sjelljes njerezore. Ai zbuloi se ky racionalitet, ashtu si tere struktura e karakterit te individit, ishin reaksione ndaj ndikimit qe ushtron bota e jashtme dhe ne menyre te vecante ndikimet qe pesohen ne feminine e pare.

Por Frojdi ishte aq i mbushur me frymen e kultures se tij sa qe nuk arriti qe te shkonte tej limiteve qe kjo kulture i impononte. Edhe vete keto limite do te behen kufizime ne qellimin per te kuptuar individin e semure dhe do ta pengojne kuptimin e individit normal dhe te dukurive iracionale qe veprojne ne jeten shoqerore.

Meqe ky liber nxjerr ne pah rolin e faktoreve psikologjike ne procesin shoqeror dhe meqe kjo analize bazohet mbi disa zbulime thelbesore te Frojdit - vecanerisht ne ato qe lidhen me funksionimin e forcave te pandergjegjshme ne karakterin e njeriut dhe varesia e tyre nga ndikimet e jashtme - mendoj se do ta ndihmoje lexuesin te njohe, qe nga fillimi, disa parime te pergjithshme te metodes sone si dhe dallimet themelore midis kesaj metode dhe koncepteve klasike frojdiste.

Frojdi e pranonte idene tradicionale per nje dikotomi thelbesore midis njeriut dhe shoqerise, si dhe doktrinen tradicionale te ligesise se natyres njerezore. Sipas tij, njeriu është thelbesisht antisocial, shoqeria duhet ta zbute, duhet t'i plotesoje disa kenaqesi qe vijne nga impulset biologjike, qe si te tilla jane te domosdoshme, por ne pjesen me te madhe shoqeria duhet te rafinoje dhe te frenoje, ne menyre te shkathet, impulset themelore te njeriut. Per shkak te kesaj ndrydhjeje te impulseve natyrore nga ana e shoqerise ndodh dicka e mrekullueshme: impulset e ndrydhura transformohen ne aspirata kulturalisht te vlefshme de behen baza njerezore e qyteterimit. Frojdi zgjodhi fjalen "sublimim" per kete transformim te cuditshem te ndrydhjes ne sjelljen civile. Ne qofte se ndrydhja është me e madhe se aftesia e sublimimit, individet behen e dhe është e domosdoshme qe te lejohet zbutja e ndrydhjes. Megjithate, ne pergjithesi, ka nje raport te zhdrejte midis kenaqjes se impulseve njerezore dhe qyteterimit; sa me e madhe te jete ndrydhja aq me i madh qyteterimi (dhe rreziku i shqetesimeve neurotike). Ne teorine e Frojdit raporti midis individit dhe shoqerise është ne thelb statik: virtualisht individi është i njejte dhe shnderrohet ne masen qe shoqeria ushtron nje presion me te madh mbi impulset natyrore (dhe pra e shtrengon ne nje sublimim me te madh) ose lejon nje kenaqje me te madhe te impulseve (dhe keshtu sakrifikon qyteterimin).

Njelloj si te ashtuquajturat instinkte themelore te njeriut, te postuluar nga psikologet e meparshem, koncepsioni i natyres njerezore nga Frojdi ripasqyronte ne thelb impulset me te rendesishme qe gjendeshin tek njeriu modern. Per Frojdin "njeriu" perfaqesohej nga individi i shoqerise se vet dhe ato pasione dhe ankthe, qe jane karakterisitke per njeirun ne shoqerine moderne, shfaqen si forca te perjetshme qe i kane rrenjet ne ndertimin biologjik te njeriut.

Mund te japim shume shembuj per kete (si per shembull baza sociale e armiqesise qe ekziston tek njerezit e sotem, kompleksi i Edipit, i ashtuquajturi kompleksi i tredhjes tek grate); por do te doja te jepja nje shembull tjeter, qe është vecanerisht i rendesishem sepse ka te beje me tere konceptin e njeriut si qenie shoqerore. Frojdi e shikonte gjithmone individin ne marrdheniet e tij me te tjeret; megjithate keto raporte, si i shikonte Frojdi, ngjanin me raportet ekonomike me te tjeret, karakteristike per individin e shoqerise kapitaliste. Cdo njeri punon per vetveten, individualisht, me rrezikun e vet dhe jo dukshem ne bashkepunim me tjetrin. Por nuk është nje Robinson Kruzo; ai ka nevoje per te tjeret, si kliente, si nepunes ose si punedhenes. Duhet te bleje dhe te shese, te jape dhe te marre. Tregu, si ai i mallrave ose i fuqise punetore, i rregullon keto lidhje. Keshtu individi i vetem dhe i vetmjaftueshem, hyn ne marredhenie ekonomike me te tjeret si mjete per nje qellim te vetem: te shese dhe te bleje. Koncepti frojdist mbi marredheniet njerezore ne thelb është i njejte: individi paraqitet i pajisur nga nje seri e plote impulsesh biologjike te paramenduara. Qe te mund t'i kenaqe ato, individi hyn ne marredhenie me "objekte" te tjera. Keshtu individet e tjere jane mjete per t'u perdorur per qellimin tone, kenaqjen e aspiratave, qe nga ana e tyre e kane origjinen tek individi para se ata te hyjne ne kontakt me te tjeret. Fusha e marredhenieve njerezore, ne kuptimin e Frojdit, ngajn me tregun: është nje shkembim kenaqesish te nevojave fiziologjike, ku marredhenia me individin tjeter është gjithmone nje mjet dhe nje qellim dhe kane nje qellim ne vetvete.

Perkundrazi, analiza e paraqitur ne kete liber mbështëtet mbi pohimin se problemi kyc i psikologjise është ai i llojit te vecante te marredhenies qe individi ka me boten dhe jo ai i kenaqjes ose frustracionit te kesaj apo asaj nevoje instiktive ne vetvete; gjithashtu mbi pohimin se marredhenia ndermjet njeriu dhe shoqerise nuk është statike.

Nuk është se nga njera ane kemi nje individ te pajisur nga natyra me disa impulse te caktuara dhe, nga ana tjeter, nje shoqei te ndare prej tij ne nje fare menyre, qe kenaq ose frustron keto prirje te lindura. Duke qene nevoja te njejta te njerezve si uria, etja, seksi, keto impulse qe provokojne dallimet ne karakteret e individeve, si dashuria dhe urrejtja, vullneti per pushtet dhe etja per nenshtrim, plotesimi i kenaqesive te seksit dhe frika ndaj tyre, jane qe te gjitha produkte te procesit shoqeror. Prirjet me te bukura te njeriut si dhe me te ashprat, nuk jane pjese e nje natyre njerezore te fiksuar dhe te paravendosur biologjikisht, por shmangen nga procesi shoqeror qe krijon njeriun. Me fjale te tjera, shoqeria nuk ka vetem nje funksion shtypes, megjithese e ka pikerisht edhe kete, por ka edhe nje funksion krijues. Natyra e njeriut, pasionet e tij dhe ankthi, jane nje prodhim i qyteterimit; megjithese, vete njeriu është krijimi me i rendesishem dhe fiton nga perpjekja e vazhdueshme e njerezimit, tregimet e te cilit quhen histori.

Eshte pikerisht detyra e psikologijse sociale qe te kuptoje procesin e krijimit te njeriut ne histori. Perse nga nje epoke historike ne tjetren ndodhin disa ndryshime te dukshme ne karakterin e njeriut? Perse shpirti i Rilindjes është i ndryshem nga ai i Mesjetes? Perse struktura e karakterit te njeriut ne kapitalizmin monopolist është i ndryshem nga ai i shekullit XIX? Psikologjia sociale duhet te shpjegoje perse burojne aftesi dhe pasione te reja, te keqia ose te mira. Zbulojme keshtu, per shembull, se nga Rilindja deri sot njerezit kane qene nxitur nga nje deshire e zjarrte urie, ndersa ne shoqerine mesjetare kjo nxitje, qe sot duket kaq natyrore, u shfaq pak. Ne te njejten periudhe njerzit fitojne nje ndjenje te bukurise per natyren qe me pare nuk e kishin. Dhe me tej ne vendet e Europes Veriore, njeriu i shekullit XVII ka shfaqur nje deshire perpune qe me pare i mungonte njeriut te lire.

Por nuk është vetem se njeriu është prodhim i historise pasi dhe historia është prodhim i njeriut. Zgjidhja e kesaj kontradikte te dukshme perben fushen e psikologjise sociale. Detyra e saj është qe te tregoje jo vetem se si ndryshojne dhe zhvillohen pasionet, deshirat, ankthi si rezultat i proceseve shoqerore, por edhe se si energjia njerezore e uar keshtu ne forma specifike behet nga ana e saj forca produktive, qe plazmon procesin shoqeror. Keshtu, per shembull, deshira per fame dhe sukses dhe impulsi per te punuar jane forca pa te cilat kapitalizmi modern nuk do te kishte mundur te zhvillohej; pa keto dhe forca te tjera njerezore njeriut do t'i mungonte vrulli per te vepruar sipas kerkesave sociale dhe ekonomike te sistemit tregetar dhe industrial modern.

Nga ajo cka kemi then del se, pikepamja e paraqitur ne kete liber dallon nga ajo e Frojdit, sepse, ne menyre te vendosur heq dore nga interpretimi i tij per historine si produkt i forcave psikologjike, te cilat ne vetvete nuk kushtezohen nga pikepamja shoqerore. Per me teper, ne menyre te vendosur heq dore nga ato teori qe e zbehin rolin e faktorit njerezor, kete element dinamik te procseit shoqeror. Kjo kritike ngrihet jo vetem kunder teorive sociologjike qe ne menyre eksplicite synojne te eliminojne problemet psikologjike te sociologjise (si ajo e Dyrkhajmit dhe e shkolles se tij), por edhe kunder atyre teorive qe jane, pak a shume te ngjyrosura nga psikologjia e sjelljes. Te gjitha keto teori kane te perbashket pohimin se natyra njerezore nuk ka nje dinamizem te vetin dhe se ndryshimet psikologjike duhet te kuptohen si zhvillime te "petkave" te reja ne pershtatje te eve te reja kulturore. Keto teori, megjithese flasin per faktorin psikologjik, ne te njejten kohe e reduktojne ne et e reja kulturore. Vetem psikologjia dinamike, bazen e se ciles e ka hedhur Frojdi, mund ta shpjegoje me tej nderimin ndaj faktorit njerezor. Meqe nuk kemi nje natyre njerezore fikse, ne nuk mund ta konsiderojme kete te fundit si pafundesisht te epshme dhe te afte qe t'i pershtatet cdo lloj kushti pa fituar nje dinamizem te vetin psikologjik. Natyra njerezore, megjithese është produkt i evolucionit historik, ka disa mekanizma dhe ligje te perhershme, qe psikologjia ka detyren t'i zbuloje.

Ne kete pike, per nje kuptim te plote te asaj cka është then deri tani dhe te asaj qe do shtjellojme, me duket e domosdoshme qe te shqyrtohet ideja e "pershtatjes". Ne te njejten kohe, ky shqyrtim jep nje ilustrim te asaj qe kuptojme per mekanizma dhe ligje psikologjike.

Eshte e dobishme te dallohet pershtatja "statike" nga ajo "dinamike". Me pershtatje statike kuptojme nje pershtatje ndaj eve te tilla qe e lene te pandryshuar tere strukturen e karakterit dhe qe nenkupton vetem perftimin e nje "strehe" te re. Shembull i ketij tipi te pershtatjes është kalimi nga zakonet kineze te te ngrenit, ne zakonet perendimore per te perdorur pirunin dhe thiken. Nje kinez, qe transferohet ne Amerike, do t'i pershtatet ketij i te ri, por pershtatja ne vetvete ka pak pasoja mbi personalitetin e tij; nuk nxit impulse te reja ose tipare te karakterit.

Me pershtatje dinamike kuptojme, per shembull, tipin e pershtatjes qe ndodh kur nje femije u nenshtrohet urdherave te nje babai te eger dhe kercenues duke pasur mjaft frike prej tij qe te veproje ndryshe dhe behet nje femij "i mire". Dicka ndodh tek ai ne pershtatjen ndaj nevojes se situates. Mund te linde tek ai nje armiqesi e theksuar kunder babait, qe e shtyp, pavaresisht se do te ishte teper e rrezikshme qe ta shprehte ose dhe te jete i ndergjegjshem per te. Sidoqofte kjo armiqesi e ndrydhur, megjithese nuk manifestohet, është nje faktor dinamik ne strukturen e karakterit te tij. Mund te krijohet nje ankth i ri dhe ta coje keshtu ne nje nenshtrim edhe me te thelle; mund ta shtype drejt nje qendrimi te vaget sfidues, i revoltuar ndaj asnje njeriu ne vecanti, por, sidomos ndaj jetes ne pergjithesi. Megjithate, si ne rastin e pare, edhe ketu individi u pershtatet disa rrethanave te jashtme. Kjo lloj pershtatjeje krijon dicka te re tek ai, nxit impulse te reja dhe ankth te ri. Te gjithe neurotiket jane shembuj te kesaj pershtatjeje dinamike; jane teresisht nje pershatje ndaj kushteve te jashtme (dhe ne vecanti ndaj atyre te feminise se pare) ne vetvete iracionale dhe, ne pergjithesi, te pafavorshme ne rritjen dhe zhvillimin e femijes. Ne menyre analoge fenomenet socio-psikologjike te krahasueshem me fenomenet neurotike (me vone do te thuhet se perse nuk duhet te quhen neurotike) si prania e impulseve te forta shkaterruese ose e ne disa grupe shoqerore, japin nje shembull te pershtatjes dinamike ndaj kushteve shoqerore, te cilat jane iracionale dhe te demshme ne zhvillimin e njerezve.

Besimet e njeriut, në njeriun, për njeriun

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri më "personal" që Fromm të ketë ndonjëherë shkruar është libri i tij Beyond the Chains of Illusions. My encounter with Marx and Freud, botuar më 1962. Ai fillon me një kapitull autobiografik dhe mbyllet me "Credo" aq shumë të cituar nga Fromm, në të cilën ai përmbledh, siç në një pohim publik të fesë së vet, vizionin e tij të njeriut dhe atë çka ai ka kuptuar nga dinamika progresive apo regresive e proceseve humane dhe shoqërore. Kjo "Kredo e një humanisti", e pabotuar në Francë, është shprehja e besimit humanist të Fromm. Ai e shkroi atë me gjasë më 1965, pasi ka përfunduar së shkruari, më 1964, Zemra e njeriut.

Unë besoj në njeriun, të shquar nga të krijesat e tjera të gjalla për nga uniteti i tij. Sepse njeriu jeton në vetëdije të plotë. Njeriu, i vetëdijshëm për vetveten dhe të ardhmen e tij, e di që ardhmëria e tij është për të vdekur, ai është i vetëdijshëm për vogëlsinë dhe pafuqinë e tij ; njeriu e sheh tjetërsinë e tjetrit ; njeriu jeton në natyrë dhe i nënshtruar ndaj ligjeve të natyrës, ndonëse ai ta kapërcejë atë nëpërmjet mendimit. Unë besoj në njeriun si produkti i një evolucioni natyror që vjen nga konflikti për të qenë njëkohësisht rob i natyrës dhe i ndarë nga ajo, si dhe nga nevoja për tu bashkuar dhe harmonizuar me të. Unë besoj në natyrën e njeriut, kontradiktë e ngulitur në kushtin njerëzor. Të jetosh në këtë kontradiktë kërkon një hulumtim të përhershëm zgjidhjesh duke krijuar, nga ana e tyre, kontradikta të reja dhe nevojë për përgjigje të reja. Unë besoj tek përgjigjet ndaj këtyre kontradiktave, sepse ato e ndihmojnë njeriun për të kapërcyer ndjenjën e tij të huajësisë dhe i japin atij një ndjenjë afrimiteti, uniteti dhe përkatësie. Unë besoj në çdo përgjigje ndaj kontradiktave, sepse ato e vënë njeriun përpara alternativës për të ecur para apo për tu zbrapsur. Cilado qofshin zgjedhja, dhe veprimet që e shoqërojnë këtë, ajo çka ai ka zgjedhur është udha që i lejon atij për të zbrapsur apo progresuar humanitetin në të. Unë besoj në zgjedhjen e vetme të njeriut ndërmjet jetës dhe vdekjes, ndërmjet krijueshmërisë dhe dhunës shkatërruese, ndërmjet realitetit dhe iluzioneve, ndërmjet objektivitetit dhe intolerancës, ndërmjet pavarësisë vëllazërore dhe nënshtrimin ndaj një sundimi. Unë besoj në kuptimin e jetës si lindje e përhershme dhe lulëzim i vazhdueshëm. Unë besoj në kuptimin e vdekjes si fund ndaj rritjes dhe përsëritje e përjetshme. Unë besoj që njeriu ku përgjigja e të cilit është regresive, është një njeri në kërkim uniteti, që e kërkon atë duke u çliruar nga frika e padurueshme e vetmisë dhe e pasigurisë, dhe duke shfytyruar atë çka e kthen në njerëzor dhe e shqetëson këtë njeri. Orientimi regresiv shfaqet në tre fenomene që mund t’ia behin bashkë ose veçmas : nekrofilia, narcisizmi dhe simbioza incestuoze. Kuptoj me nekrofili dashurinë për gjithçka që është e lidhur me ushtrimin e dhunës dhe të shkatërrimit ; dëshira për të vrarë ; admirimi për forcën ; joshja e vdekjes, e vetëvrasjes, e sadizmit ; dëshira për të shndërruar organiken në inorganike nga një nevojë e pa mënjanueshme « për të vënë rregull ». Nekrofilisë i mungojnë nga natyra cilësitë e nevojshme për krijimin dhe ajo strehohet, e vënë në lëvizje nga një ndjenjë pafuqie, në zgjidhjen e lehtë, që është të shkatërruarit, për të duke peshuar vetëm një gjë : forca. Kuptoj me narcisizëm qëndrimin e njeriut i cili, duke pushuar së treguari një interes autentik ndaj botës së jashtme, për t’u lidhur veçse pas vetvetes, grupit, klanit, fesë, kombit, racës së tij, ka deformuar plotësisht frymën e tij për të shquar gjërat. Nevoja për kënaqësi narcizike rrjedh, në përgjithësi, nga nevojshmëria për të kompensuar një skamje materiale dhe kulturore. Kuptoj me simbiozë incestuoze tendencën për të qëndruar i lidhur pas nënës së vet apo pas zëvendësuesve të saj – gjaku, familja, tribuja -, prirja për t’i ikur barrës së padurueshme të përgjegjësisë, lirisë dhe vetëdijës, dhe për të kërkuar mbrojtje dhe dashuri në një azil sigurie dhe dashurie të paguar shtrenjtë, ngaqë çmimi për këtë është, për njeriun, ndalja e zhvillimit të tij për të qenë njerëzor.

Unë besoj në njeriun që zgjedh për të evoluar, sepse ai gjen, falë shpërthimit të forcave të tij njerëzore, një unitet të ri. Tre orientime, të cilat mund të paraqiten veçmas apo bashkë, janë një terren i favorshëm për shpërthimin e tyre : biofilia, dashuria për humanitetin dhe për natyrën, pavarësia dhe liria. Unë besoj tek dashuria, sepse ajo është kyçi i rritjes njerëzore. Dashuuria, bashkimi me një qenie apo një gjë jashtë vetes, vendos një lidhje me tjetrin, lejon ndaj një qenie për tu ndjerë një me të tjerët, por nuk i heq asgjë ndjenjës së tij të integritetit dhe pavarësisë. Dashuria është një orientim produktiv që ka për natyrë disa kërkesa që duhet të jenë të plotësuara njëkohësisht. Ajo kërkon që të interesohemi ndaj objektit të dashurisë sonë apo të bashkimit, që të ndjehemi përgjegjës për të, që ta respektojmë dhe ta njohim. Unë besoj tek përvoja e dashurisë. Asnjë kënaqësi nuk është më njerëzore sesa ajo e dashurisë, nuk është më e aftë për të humanizuar njeriun. Por dashuria, siç dhe arsyeja, nuk njeh gjysma. Ne nuk duam përgjysëm. Unë besoj tek nevojshmëria për të qenë « të lirë » nga lidhje të brendshme dhe/ose të jashtme, me qëllim për të fituar « lirinë » e krijimit, ndërtimit, të hyrjes tek dija etj., me qëllim për tu kthyer një individ i zgjuar dhe i përgjegjshëm. Unë besoj tek liria e përkufizuar si aftësi për të ndjekur zërin e arsyes dhe të njohjes, dhe për tu rezistuar zërave të pasioneve iracionale ; unë besoj tek çlirimi, i cili e kthen njeriun të lirë dhe të aftë për të përdorur mundësitë e tij racionale, për të kuptuar objektivisht botën dhe pjesën që ai ka në këtë botë. Unë besoj tek « lufta për liri » që nuk qe në përgjithësi gjë tjetër përveçse lufta kundër një autoriteti të imponuar që kërkon për të thyer vullnetin e njeriut. Sot, « lufta për liri » është më tepër çlirimi individual dhe kolektiv nga një « autoritet » i zgjedhur « me dëshirë », një çlirim nga forca të brendshme që na nxitin për t’iu nënshtruar atij, sepse ne nuk e durojmë lirinë. Unë besoj tek liria, jo aq si cilësi e pandryshuar që ne « e kemi » apo « nuk e kemi », por si akt çlirimi nga vetja jonë, nga i cili ne përdorim lirinë tonë për të bërë zgjedhje. Çdo etapë e jetës që ngre shkallën e pjekurisë së njeriut, ngre gjithashtu dhe aftësinë e tij për të zgjedhur zgjidhjen që e çliron atë. Unë besoj tek « liria e zgjedhjes », ndonëse ajo të mos jetë gjithmonë e njëjtë për të gjithë njerëzit në çdo moment. Një njeri me orientim ekskluzivisht nekrofil, narcizik apo simbiotik dhe incestuoz nuk mundet për të bërë gjë tjetër përveçse zgjedhjen e regresionit. Njeriu i lirë, i lirë nga lidhjet iracionale, nuk bën zgjedhje regresive. Unë besoj që liria e zgjedhjes u shtron probleme vetëm njerëzve që kanë orientime të kundërta, dhe tek të cilët liria për të zgjedhur është për këtë arsye e kushtëzuar nga dëshira të pavetëdijshme dhe racionalizime siguruese.

Unë besoj tek dashuria për fqinjin, nëse ajo është e sinqertë dhe pa sentimentalitet dhe iluzione, nëse ajo është një formë ndihme, duke e ndihmuar tjetrin për të gjetur udhën e vet. Asnjë nuk mundet për ta « ndihmuar » fqinjin e tij duke vendosur për të. Të vetëdijësohesh mbi zgjidhje çliruese mundet për të zgjuar energji të fshehura dhe të nxisë për të zgjedhur më parë jetën sesa vdekjen. Unë besoj tek barazia ndërmjet njerëzve, që çdo njeri është në gjendje për të ndjerë nëse ai mëson për të njohur vetveten, nëse ai njeh që është i barabartë me të tjerët dhe të identifikohet me to. Çdo individ mbart humanitetin në vete ; « kushti njerëzor » është unik dhe i njëllojtë për të gjithë njerëzit megjithë dallimet e pashmangshme në zgjuarsi, talent, madhështi, ngjyrë, etj. Unë besoj tek nevojshmëria për të përmendur gjithmonë barazinë ndërmjet njerëzve me qëllim për të penguar që ato të instrumentalizohen reciprokisht. Unë besoj tek vëllazërimi nëse ai është dashuri për fqinjin. Por ai mbetet gjë e zbrazur nga kuptimi sa kohë që nuk janë zhdukur të gjitha lidhjet « incestuoze » që frenojnë aftësinë e një qenie për të gjykuar objektivisht « vëllain » e vet. Unë besoj tek humaniteti në njeriun dhe tek aftësia e qenies njerëzore për t’iu afruar atij nëse ai kapërcen shoqërinë e vet. Sado i lidhur që të jetë ai me shoqërinë ku ai lind, ai duhet të mësojë për të parë nëse ajo nxit apo pengon lulëzimin e potencialit njerëzor. Ai nuk mundet për të patur njohje të natyrës njerëzore nëse tabutë, kufizimet, vlerat e përçudnuara t’i duken atij të « natyrshme ». Unë besoj tek funksioni i dyfishtë – nxitës dhe paralizues – i shoqërisë, dhe pra tek konflikti i përhershëm ndërmjet shoqëri dhe humanitet. Shoqëria do të pushojë së paralizuari njerëzit dhe së bëri ato qytetarë të thumbuar nga shija e të sunduarit kur qëllimi i saj do të jetë i njëjtë më atë të humanitetit. Unë besoj tek një shoqëri e shëndoshë në të cilën të mundesh – dhe të duhesh – për të shpresuar, tek një shoqëri e cila nxit aftësinë e njeriut për të dashur fqinjin e tij, për të punuar dhe krijuar, për të zhvilluar arsyen e vet dhe një vështrim objektiv të vetvetes, të bazuar mbi përvojën e energjisë së tij prodhuese. Unë besoj tek ringjallja kolektive e shëndetit mendor, burim shprese, tek mendja e shëndoshë në njeriun, që i jep atij dhuntinë e dashurisë dhe krijimit, duke e çliruar atë nga lidhje incestuoze me klanin dhe tokën e vet, duke i dhënë atij një identitet të bazuar mbi përvojën që ai ka mbi vetveten e tij si subjekt dhe veprues i forcave të veta, duke e paisur atë me pushtetin për të qenë i prekur nga realiteti brenda dhe jashtë tij, dhe për të zhvilluar objektivitetin dhe arsyen e tij. Unë besoj tek bashkimi i forcave të një numri në rritje individësh të ethshëm për të punuar me atë që ka të njëjtat merake, përballë një bote që është duke u kthyer e çmendur dhe çnjerëzore. Unë besoj tek njerëzit me synime të qarta ku përpjekjet e të cilëve nuk kufizohen për të ofruar një përshkrim njerëzor të botës, por që nisen si gjurmues mbi udhën e humanizimit dhe punojnë për transformime të mundshme. Një interpretim i botës pa dëshirë ndryshimi mbetet i kotë : një ndryshim pa interpretim paraprak është një ndërmarrje e verbër. Unë besoj tek realizimi i një bote ku njeriu është më shumë, ndonëse duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk është e sunduar nga dëshira për të konsumuar, ku « njeriu » është qëllimi i parë dhe i fundit, ku njeriu gjen mjetin për t’i dhënë një qëllim jetës së tij dhe forcën për të jetuar i lirë dhe pa iluzione.

  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 343